Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bastiset Ministria e Shëndetësisë, arrestohet Ilir Tolaj

Shko poshtë

Bastiset Ministria e Shëndetësisë, arrestohet Ilir Tolaj Empty Bastiset Ministria e Shëndetësisë, arrestohet Ilir Tolaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 12, 2012 9:07 pm

Bastiset Ministria e Shëndetësisë, arrestohet Ilir Tolaj

Bastiset Ministria e Shëndetësisë, arrestohet Ilir Tolaj Tolaj

Prishtinë: “Anëtarët e task Forcës Anti Korrupsion mbështetur në zyrën e Speciale të Hetimeve të Kosovës kanë arrestuar Ilir Tolajn, sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Zenel Kuçin udhëheqësin e zyrës së Prokurimit, dhe Hajrullah Fezën e Bekim Fushën udhëheqës të Njësisë Farmaceutike pranë të njëjtës Ministri” ka njoftuar për Info Globin Nicolas Hawton shefi i zyrës për Informim I EULEX-it në Kosovë.

Sipas tij bastisja është zhvilluar sot në ministri kurse prokurori i EULEX-it nga Zyra Speciale e Hetimeve e Kosovës, do të kërkojë ndalimin e tyre apo shqiptimin e masave tjera që do të ndalojnë kthimin e Tolajn dhe të tjerëve në Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë deri në përfundim të hetimeve.

“Arrestimet janë bërë për shkak të dyshimit se 4 punonjësit e ministrisë janë involvuar në korrupsion, përfshirë këtu abuzimin me pozitën zyrtare, manipulimin me tenderë dhe përfshirjen në kontrata të dëmshme të cilat kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës” ka thënë Hawton.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi