Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin

Shko poshtë

Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin Empty Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 2:04 pm

Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin

Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin Ambasada_e_shba

Ambasada amerikane në Prishtinë ua ka dërguar një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t'i bllokojë.
"Grupi politik Vetëvendosje ka bërë të ditur se do t'i bllokojë dy pika kufitare me Serbinë: Merdare e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë e njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin të shtunën, më 14 janar 2012 dhe mund të jenë të vazhdueshme. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare. Ne do të ofrojmë informacione të vazhdueshme për situatën në ndryshim. Ne kujtojmë qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat me synim paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t'i shmangni krejtësisht nëse mundeni. Bëhuni të vëmendshëm për vend-ndodhjen tuaj dhe kushtoni vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane drejtuar qytetarëve të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi