Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veteranët paralajmërojnë protesta gjithëpopullore

Shko poshtë

Veteranët paralajmërojnë protesta gjithëpopullore Empty Veteranët paralajmërojnë protesta gjithëpopullore

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 28, 2011 9:48 pm


Veteranët paralajmërojnë protesta gjithëpopullore

Veteranët paralajmërojnë protesta gjithëpopullore 28grevistet-uck-28


Të lodhur nga greva 37 ditëshe dhe injorimi i Qeverisë, ish luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë paralajmëruar se nëse deri në fund të javës nuk bëhet asgjë për plotësimin e kërkesave të tyre, atëherë nga greva do të kalojnë në protesta gjithëpopullore.

Tashmë janë bërë më shumë se 5 javë që kur disa veteranë të UÇK-së kanë vendosur tendat para objektit të Qeverisë së Kosovës dhe po kërkojnë që me ligj të bëhet njohja politike e luftës çlirimtare dhe vlerave të saj.

Zgjatja e grevës ka bërë që grevistëve ditë pas dite t’u përkeqësohet shëndeti, kurse disa prej tyre kanë përjetuar edhe kriza psikike saqë kanë paralajmëruar vetëvrasje.

Të përballur me injorimin e Qeverisë gjatë gjithë këtyre ditëve, tani grevistët paralajmërojnë se kërkesat e tyre do të shikojnë t’i realizojnë përmes protestave. Madje kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi tha se institucionet kanë afat që të miratojnë ligjin deri në fund të javës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi