PS-“Drejtësi për 21 janarin”
PS-“Drejtësi për 21 janarin”
“Drejtësi për 21 janarin”
"Drejtësi për 21 Janarin". Kështu quhej akvititeti përkujtimor për katër të vrarët e 21 janarit, zhvilluar nga Partia Socialiste në sallën e Universitetit të Arteve.
Familjarët e katër viktimave, të cilët opozita i quan dëshmorë të 21 janarit kanë përcjellë dhimbjen e një viti më pas, pa të afërmit e tyre të ndarë nga jeta në mënyrë tragjike.
"Na tha se do të shkonte me dy shokët e tij në demostratë në Tiranë. Më tha se do të kthehej në darkë, nuk u kthye më gjallë. Qysh atëherë, vajza ime 3-vjeçare Amelia më ka pyetur se ku eshte babai i saj. Unë i them, se ai ka ikur në Itali për t'i blerë Amelias rroba të bukura, sepse e do shumë. Por ora e së vërtetës po afron, ajo po rritet. Një ditë do të më duhet t'i tregoj se si ndodhi, asaj dhe vajzës tjetër më të vogël. Cilin ligj shkeli Aleksi? Kë popull po dhunonte Aleksi? Do të shkojmë tek varri i Aleksit në njëvjetorin e vrasjes së tij. Do ta kemi më të vështirë se ditën kur e varrosëm, sepse nuk kemi ende një përgjigje nga drejtësia, kush e pse? Për ne si familje nuk ka pikë dyshimi se kush ishin urdhëruesit dhe autorët e këtij krimi. Ne kemi kërkuar, kërkojmë dhe do të kërkojmë sa të kemi frymë, shpagim në drejtësinë", tha Rajmonda Nika, bashkëshorte e Aleks Nikës.
Ndërsa mbesa e Hekuran Dedës tha: "Kjo qeveri na ka vrarë dy herë kur na ka ofruar para për të mbyllur gojën për vrasjen. Sali Berisha na coi një lajmës per te na ofruar fotografinë e vrasësit të vëllait tonë, ma ofruar lekë dhe gjithcka, vetëm për t'i lejuar Sali Berishës të pinte kafen e mortit në shtëpinë tonë. Ne jemi malësorë dhe nderi jonë nuk e ka për zakon për ta shitur dhe për ta blerë gjakun e djemve me lekë".
Edhe bashkëshortja e Faik Myrtaj, akuzoi kryeministrin Sali Berishën për vrasjen e të shoqit të saj më 21 janar.
"Sali Berisha më vrau bashkëshortin në mes të bulevardit me plumbat e gardës. Më vrau përsëdyti me shpifje dhe sharje që lëshoi për bashkëshortin tim dhe për pak muaj më vonë më vrau edhe djalin e vogël Bardhoshin. Për një grua është e rëndë të humbasë bashkëshortin, por edhe për një nënë është torturë e vërtetetë të fusësh një djalë në dhe, që e kam rritur me halle e mundime dhe për këto unë akuzoj Sali Berishën. I kam varrosur të dy, gjysmën e familjes time, e kam parë në televizor se si hapte zjarr garda e Saliut kundër bashkëshortit tim dhe kundër gjithë atyre njerëzve të pafajshëm. E kam dëgjuar Saliun dhe Ilir Metën, e quajtën pucist, kokëpalar dhe bandit dhe më është dashur të mbyll veshët, sytë sepse nuk duroja dot më", tha bashkëshortja e Faik Myrtajt.
Kreu opozitës Edi Rama u shpreh, se nëpërmjet vrasjeve kryeministri dërgoi një mesazh të zi, nga jugu në veri të Shqipërisë. Rama është shprehur optimist për vënien përpara drejtësisë të vrasësve, pasi siç tha ai, opozita nuk eshte e vetme në kërkimin e drejtësisë, por ka edhe ndihmen e SHBA.
"Udhëtimet ngushëlluese drejt katër dyerve të hapura për mort, në katër cepa të humbura Shqipërie, ishin një dhimbje shumë kilometërshe ne realitetin surreal të përditshmërisë së jetës pa të nesërme, të atyre familjeve të këputura përtokë me plumba dhe me fjalë gur të rënda qeverie. Në fund të rrugëve, pa rrugë që lidhin netët pa ëndrra me ditët pa dritë, në kërkim të bukës së fëmijëve. Familje, si të zgjedhura enkas nga dora vrastare, për t'i cuar nga një mesazh plumb veriut e jugut, atyre që zgjodhën të qëndrojnë në fshat e atyre që fshatin e lanë, për të zgjedhur Amerikën në rrethinat dëshpëruese të askushëve të kryeqytetit. Nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë. Shqipëria nuk është në mëshirën e fatit dhe të qeverisë që kërkon forcërisht të bëhet zot i saj. Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por e kërkon përditë me zë më të lartë edhe bota demokratike, e kërkojnë miqtë e partnerët e pazëvendëshueshëm të popullit shqiptar, në rrugën e përpjetë të ndarjes me të shkuarën, më të parët ndër ta miqtë e mëdhenj amerikanë, të cilët për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit, nuk janë mjaftuar me fjalë, por kanë angazhuar agjencinë më të fuqishme investigative të botës, FBI-në. Pa mbeshtetjen e SHBA-ve edhe per hetimin e 21 janarit, Shqipëria sot s'do të mund të shihte asnjë shpresë në pasqyrën e gjakut ende përvëlues të një viti më parë. Jam sot i bindur, falë miqve të mëdhenj amerikanë, se 21 janari i ardhshëm s'do ta gjejë Shqipërinë kaq të trazuar sa sot prej mungesës së drejtësisë për 21 janarin e shkuar, sepse provat e pakundërshtueshme të ekspertizës së lartë të Byrosë Federale Investigative do të hedhin dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga pushteti i korrupsionit dhe korrupsioni i gjykatave të pushtetit. Pas zbardhjes së krimit të vrasjeve të 21 janarit do të jetë pa asnjë dyshim një atdhe më i mirë për shqiptarët dhe një atdhe, ku fëmijët e këtyre shtëpive që sot shkruajnë pa pushim vjersha dhe do të fillojnë të shkruajnë vjershat e të ardhmes së tyre", u shpreh Rama.
Në sallën e mbushur plot nuk kanë munguar lotët e qytetareve të thjeshtë, teksa një e nga një familjarët e katër të vrarëve kanë shpalosur dhimbjen e prodhuar nga ajo që u ngjau. Një dhimbje sfilitëse që vazhdon për aq kohë sa drejtësia ende se ka thënë fjalën e saj. (tch)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Amerikanët paralajmërojnë qytetarët e vet për 14 janarin
» Ngjashmëritë me 21 janarin/ Pse gjithmonë Ilir Meta?
» Thaçi: Nuk lejojmë janarin e Tiranës në Prishtinë
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi