Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rriten rastet e pedofilisë në Maqedoni

Shko poshtë

Rriten rastet e pedofilisë në Maqedoni Empty Rriten rastet e pedofilisë në Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 14, 2012 2:11 pm

Rriten rastet e pedofilisë në Maqedoni

Rriten rastet e pedofilisë në Maqedoni Ministri_Ristovski

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë ka promovuar një ueb faqe në internet kundër pedofilisë. “Secili fillim është i vështirë. Thyeje heshtjen. Kërko ndihmë. Ndihmoju të tjerëve”, kjo është motoja e ueb faqes në internet, e cila përmban informacione se si të njihet pedofili , kush mund të bëhet viktimë keqpërdorimit seksual dhe fëmijët ku mund të drejtohen për ndihmë.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë, Spiro Ristovski theksoi se qëllimi i saj primar është ngritja e ndërgjegjes publike, por edhe motivimi i fëmijëve të cilët veç më kanë qenë të ekspozuar në abuzim seksual dhe pedofili si atë ta denoncojnë.

“Fëmijët më shpesh fshehin se abuzohen seksualisht, por heshtja duhet të thyhet. Ata do të mund të denoncojnë çdo abuzim sepse efikasiteti është në parandalimin, para se fëmijët të lëndohen janë dështuese faktet pse një nga pesë fëmijët në Evropë është viktimë e ndonjë forme të dhunës seksuale. Ueb-faqja duhet t'i paralajmërojë fëmijët se pedofilët nuk janë persona të panjohur, por më shpesh nga rrethi i tyre. 85 për qind nga rastet viktima e njeh kryerësin, i cili shpesh është mik apo anëtar i familjes më të ngushtë apo më të gjerë”, tha ministri Ristovski.

Në vitin 2011 ka pasur mes 65 dhe 70, fëmijë-viktima të pedofilëve, që është për rreth 50 për qind me e lartë në krahasim me vitin 2010 kur janë regjistruar 47. Së shpejti do të funksionojë edhe regjistri i personave të dënuar për pedofili. Propozim-ligji i kaloi dy fazat në Kuvend dhe pritet të hënën të votohet. Pasi që të ligji të hyjë në fuqi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë do të mund t'i kërkojë të dhënat nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për kryerjen e sanksioneve dhe nga burgjet dhe t'i publikojë kryerësit e kësaj vepre penale me emër dhe mbiemër dhe fotografi.

Ristovski tha se numri i pedofilëve të dënuar nuk është i madh, por se nuk mund ta kumtojë para sjelljes të ligjit për regjistër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi