Dë Marnak: EULEX-i nuk merret me individë, por heton rastet e krimeve
Dë Marnak: EULEX-i nuk merret me individë, por heton rastet e krimeve
Dë Marnak: EULEX-i nuk merret me individë, por heton rastet e krimeve
EULEX-i nuk është duke u marrë me individë e as me Fatmir Limajn, por është duke hetuar rastet e krimeve, për të cilat gjen prova të mjaftueshme dhe i dërgon ato në gjykatë, thotë shefi i EULEX-it, Ksavie dë Marnak. Ai tha se misioni i tij nga faza e fillimit të hetimeve ka hyrë në fazën e gjykimeve dhe nuk do të ndalet. Nuk do të zgjidhen rastet, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me korrupsion, krim të organizuar apo krime lufte. "Misioni do të procedojë me çdo rast që ka fakte", ka thënë Dë Marnak, duke pranuar se në rastet antikorrupsion ka më shumë vështirësi në gjetjen e fakteve, por ka përsëritur se asnjëri nga rastet e hapura nuk është mbyllur, dhe do të vijë një moment kur secili rast i filluar do të diskutohet në gjykatë.
Ndërkaq duke folur për mënyrën e arrestimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, për mungesën e rezultateve në veri të Kosovës dhe për rastet e krimeve të luftës, thotë se përveç krimeve gjatë luftës, pas vitit 1999 në Kosovë ka ndodhur një seri e gjatë e frikësimit të njerëzve, tentim vrasjes apo e dërgimit të tyre në spitale psikiatrike, në mënyrë që t'u mbyllet goja. Lidhur me prioritetet e EULEX-it ai thekson se "prioriteti i parë është çështja e veriut, e dyta është adresimi i krimit dhe i korrupsionit në bashkëpunim me institucionet lokale dhe fusha e tretë e prioriteteve është planifikimi ose mendimi se si në një fazë të caktuar EULEX-i duhet të fillojë të kalojë përgjegjësitë e veta tek autoritetet lokale dhe të fillojë zvogëlimi i misionit".
"Por ky vendim duhet të merret në Bruksel nga shtete anëtare. Ne duhet që të involvohemi më shumë me institucionet lokale. Prokuroria Speciale, për shembull, nuk është institucion i EULEX-it, është institucion vendës ku ne japim kontributin tonë. Do të rifillojmë punën e Bordit koordinues për sundimin e ligjit, pjesë e të cilit do të jenë edhe Zyra e Komisionit Evropian në Kosovë. Jemi pajtuar për këtë edhe me Qeverinë, në mënyrë që të kemi edhe kontributin e ECLO-së në çështjet që kanë të bëjnë me Raportin e progresit....", ka thënë Dë Marnak.
Në pyetjen se çfarë ka bërë EULEX deri tash, në kuadër të kompetencave që ka, Dë Marnak rikujtoi se nëse fillimisht kemi qenë duke filluar hetimet, dhe gjithçka ka qenë në fillim, tash jemi në fazën kur jemi duke pasur seanca gjyqësore. Kemi pasur rastin "Tisa", "Medicus", "Geci"... e di që janë disa raste ku ju prisni rezultat... Ai vlerësoi gabim premtimin për rezultate të shpejta. Ndoshta kemi gabuar kur kemi premtuar, sepse drejtësia nuk bëhet me premtime. Këto raste do të kryhen atëherë kur do të jenë gati. Dua të them se as unë nuk jam i kënaqur me mënyrën dhe gjendjen, por kjo është drejtësi dhe drejtësia e bën punën e vet. Jemi duke punuar në disa raste interesante. Siç është ish guvernatori, kemi disa elemente shtesë të kënaqshme. Kemi rastin e MTPT-së që po vazhdon ende dhe që ka progres, dhe në momentin e duhur do të vendoset në gjykatë. Interesimit të gazetës për rastin e MTPT-së, shefi i EULEX-it u përgjigj se ajo që di ai është se faktet po mblidhen dhe që në një pikë do të ketë një rast.
Për rastin Limaj, një herë të hetuar për korrupsion e tash për krime lufte, tha se bëhet fjalë për dy raste krejtësisht të ndryshme dhe të ndara. E vetmja gjë e përbashkët është se një person gjendet në të dyja rastet. EULEX-i që nga fillimi është përballur edhe me krimet e luftës. Nëse njëri rast po ecën më shpejt se tjetri, nuk do të thotë se rasti tjetër nuk po vazhdon.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» • DADE E RAMËS, S'DËSHIRON MË TË MERRET ME KOSOVËN. AJO THA SE ME POLITIKËN E JASHTME KOSOVA TANI TË MERRET VET!
» Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i
» EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala
» EULEX-i ka marrë nga UNMIK-u dosjet e krimeve të rënda
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
» Fatmir Limaj po merret në pyetje nga Eulex-i
» EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala
» EULEX-i ka marrë nga UNMIK-u dosjet e krimeve të rënda
» Çdo gjë që ka të bëjë me dëshminë e Nazmi Bllaces
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi