Ecuria e protestes:Vetëvendosje: Në Besianë qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës

Vetëvendosje: Në Besianë qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës
Ismail Shabani-BOTA SOT (Merdare)
Vetëvendosje thotë se lideri i saj Albin Kurti nuk është arrestuar
(I plotësuar) - Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje megjithatë nuk është arrestuar ashtu siç kishte njoftuar më parë kjo Lëvizje. Albin Kurti, sipas kësaj Lëvizjeje, për shkak të një lëndimi, ishte dërguar në një autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktivistët e Lëvizjes kishin menduar se është arrestuar. Gani Krasniqi, Blerim Maqestena, Salih ZYba, Hysen Durmishi, Naser Shatri dhe 13 të tjerë, dy nga ata kanë nevojë për mjekim nga sprej. Këta janë në stacionin policor në Besianë.
Sipas Vetëvendosjes në Besianë, te Qendra Tregtare “Albi Center”, qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës.
Mbështetësit nga Tirana janë lejuar të kalojnë kufirin dhe janë duke ardhur për t’iu bashkuar protestuesve.
Sipas njoftimeve të fundit Kurti tashmë ka lënë autoambulancën dhe iu ka bashkuar protestuesve.
Vetëvendosje: Është arrestuar Kurti
Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, ka bërë të ditur kjo Lëvizje në rrjetin social, Facebook. Po sipas këtij njoftimi, të arrestuar të tjerë janë edhe Sali Zhyba dhe Fisnik Ismaili. Nuk ka njoftim zyrtar për këtë arrestim.
Tensionohet situata lëndohen policë dhe protestues
Policia e Kosovës konfirmon incidentin e parë në qytetin e Podujevës, në ballafaqim me protestuesit e Vetëvendosjes. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se janë lënduar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa po tentonin të ndalnin turmën e aktivistëve të Vetëvendosjes të cilët kishin për synim të ballkonin kamionët të cilët vinin nga Serbia ne Kosovë.
Gjendja tash raportohet e qetë. Kelani nënvizoi se Policia e Kosovës është e vendosur që të zbatojë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë. Ndërkohë reporteri ynë nga tereni njofton se si pasojë e gazit lotsjellës kanë kërkuar ndihmë pesë protestues.
Albin Kurti: Ne ia arritëm qëllimit, u ndaluam mallrat nga Serbia
Pikërisht në ora 13 në udhëkryqin e Podujevës te hotel Besiana që është në një largësi prej 6 kilometrash nga pika kufitar e Merdares, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i është drejtuar masës së tubuar që përbëhej nga qindra veta, kryesisht të rinj nga Podujeva por edhe të ardhur nga Prishtina e vendet e tjera, duke u thënë se qëllimi ynë është arritur dhe ne sot kemi ndaluar hyrjen e mallrave nga Serbia në Kosovë.
Në ndërkohë, një kordon i madh i policisë së Kosovës ka bllokuar shkuarjen e protestuesve drejt pikës kufitare në Merdare dhe kështu në udhëkryqin që qon në hyrje të Podujevës është krijuar një “tollovi” e madhe me prani të policëve të Kosovës dhe të protestuesve. Policia e Kosovës por edhe protestuesit po e lejojnë qarkullimin e automjeteve për në Merdare dhe ardhjen e tre prej kësaj pike kufitare, por të gjitha këto automjete mbajnë targa të Republikës së Kosovës.
Deri në momentin kur po raportojmë nuk ka ndodhur asnjë ekses në mes të policisë së Kosovës dhe protestuesve në ndërkohë që po dëgjohen brohoritje të protestuesve kryesisht për ndalimin e mallrave nga Serbia. “Bota sot” në çdo kohë do të ju sjell informacionet e fundit nga pikat kufitare në Merdare dhe te Dheu i Bardhë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vetëvendosje: Policia na rrahu brutalisht
» Opozita dhe policia para protestës (Foto)
» Policia e Kosovës dëbon Vulinin
» Policia mund të ketë informatorë në Vetëvendosje
» Protestues serbë plagosën 20 policë të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi