Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje: Policia na rrahu brutalisht

Shko poshtë

Vetëvendosje: Policia na rrahu brutalisht Empty Vetëvendosje: Policia na rrahu brutalisht

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 04, 2011 6:17 pm


Vetëvendosje: Policia na rrahu brutalisht

E “skuqin” Editën, 34 të arrestuar

(I plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të aktivistëve dhe deputetëve të saj nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, pas aksionit protestues kundër kryenegociatores Edita Tahiri për shkak të vazhdimit të dialogut me Serbinë.

Deputetet e Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Albana Fetoshi dhe Albulena Haxhiu, të cilat ishin arrestuar nga policia pas aksionit të djeshëm, mbajtën të dielën një konferencë për medie, ku shprehën frustrimin e tyre ndaj aksionit brutal policor ndaj tyre dhe aktivistëve tjerë të kësaj lëvizjeje.


Vetëvendosje: Policia na rrahu brutalisht 66haxhiaaaa
Albulena Haxhiu tha me këtë rast se Vetëvendosje përmes aksionit të djeshëm kundërshtoi bisedimet që po e dëmtojnë Kosovën, ndërkaq sipas saj ndërhyrja brutale e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk i kurseu as deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilat i ishin bashkuar kësaj proteste.

Ende mbahen në paraburgim

Tridhjetë aktivistë të Vetëvendosjes, të arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të aksionit protestues kundër kryenegociatores në bisedimet me Serbinë Edita Tahiri, janë duke u mbajtur në paraburgim për 48 orë, kanë thënë për Kosovapress zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë përmes telefonit, se përveç dy deputeteve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët janë liruar mbrëmë, të gjithë të arrestuarit e tjerë janë ende duke u mbajtur në paraburgim.

“Të arrestuarit do të jenë deri nesër në paraburgim për 48 orë lëndët e tyre janë duke u përgatitur dhe pas 48 orëve ato do të procedohen në gjykatë “ka thënë Sadriu...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi