Baki Ymeri:Shpirti i fjalës dhe drita e dashurisë
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:Shpirti i fjalës dhe drita e dashurisë
Shpirti i fjalës dhe drita e dashurisë
Para nesh kemi një vepër fjalësh të bështjella me dritën e diellit dhe shpirtin e përjetësisë. Në 100 faqet e saj defilon gjuha jonë, më e vjetra në Europë dhe e vetmja pasuri që na ka mbetë. Para nesh kemi një album me poezi të frymëzuara që përbëjnë një monument ku brambullit zjarri i fjalës shqipe dhe shpirti i ë shqiponjave të Dardanisë.
Baki Ymeri
Pa konotacione të vetëlavdërimit ballkanik, “Busulla e shpirtit” na duket se është një nga antologjitë më të pasura, më të bukura dhe më të suksesshme që e kanë parë dritën e botimit në Bukureshtin poetik. Libri hapet në faqen e parë me një varg të poetit kosovar nga Amerika, Mëhill Velaj: “Bota më së miri lexohet në shpirtin e poetëve”, që justifikon mendimin e një ëndërrimtari që ka thënë: “Poetët, ah poetët, ç’njerëz qenkan vallë? Lindin të dashuruar dhe vdesin beqarë.” Dashuri ndaj femrës, dashuri ndaj fjalës, dashuri ndaj familjes, dashuri ndaj atdheut dhe vendlindjes. Këtë mendim e mbështet edhe Ali D. Jasiqi me vargjet e tij: “Si kashta e thatë që digjet në zjarr/ Në mua digjet dashuria/ Për shkrepat dhe krojet e freskëta/ Ku piva ujë së pari.”Ky album vlerash të rralla del në kuadër të Bibliotekës “Albanezul” dhe redaksisë së revistës “Shqiptari”, duke patur për inisiatore Vitore Lekën nga Italia, një mendim kritik të Visar Zhitit për antologjitë, 14 poetë me origjinë nga Kosova dhe dy nga Shqipëria, për të balancuar botimin e antologjisë së parë shqiptare që doli në Bukuresht, më 1959, kur si pasojë e anashkalimit të Kosovës, për fat të keq nuk figuronte asnjë emër nga kjo zonë.
Krejt lënda del në gjuhën shqipe, me përjashtim të një numri të vogël poezishë që dalin në gjuhën italiane dhe rumune. Nga parathënia e autorit të këtij shkrimi, kuptojmë sesipas Biblës së shenjtë, trupi është burgu i shpirtit, kurse sipas një mendimtari rumun, edhe shpirti e ka trupin e vet. Busulla e shpirtit, valëvitjet e fjalës dhe mbretëria e ëndrrave. Trup e shpirt, shpirti i fjalës, vlera e saj dhe pesha e mendimit. Kështu mund të justifikohet titulli i antologjisë respektive. Vlen të ripotencojmë faktin se pas antologjive të përbashkëta me poetë rumunë, shqiptarë e të huaj (Bukuria e bukurive, Shpirti i fjalës, Vullkani i durimit, Fontana e fjalëve, Altri Mondi, Fluturimi i fjalëve, Tensione sentimentale, Nuset e fjalës, Ekzili i ëndrrave, Magjia e fjalëve, Çelësi i shpirtit, Tempulli i fjalës, Kujtimet e shpirtit, Pagjumësia e fjalëve), duke i falënderuar idesë së poetit Eduard M. Dilo për kontinuitetin e tyre, kemi nderin të dalim para opinionit edhe me “Busullën e shpirtit”, një album i pasur vlerash lirike ku defilojnë disa emra të njohur që debutojnë me vargjet e tyre për herë të parë në kuadrin e një libri të përbashkët, një vepër e denjë perlash lirike ku defilon fjala shqipe e ngarkuar me mall, nostalgji, sentimente, ëndrra, aspirata, dashuri dhe atdhedashuri.
Malli që e mbajnë në shpirt është barra më e rëndë që i mundon bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Shqipërinë e dytë, atë që gjendet në mërgim. Këtë fakt sentimental e kemi përmendur edhe më parë, gjë që nuk ia ul prestigjin Busullës së shpirtit, sepse, kur bëhet fjalë për vlera, çdokush e din se përsëritja është nëna e studimeve. Me disa poezi interesante që botohen për herë të parë në serinë e vëllimeve tona antologjike, paraqitet Martin Çuni, ishluftëtar i UÇK-së, i persekutuar poltik, veteran dhe flamurtar i kulturës shqiptare në Gjermani: ”Gjurmëve të Rrugës së Kryqes, vazhdë u kemi ra/ Trup e mishra dhe kocka me helm e vrer na kanë la/ Lëkurës shtatë palë dredhë, dredhas na kanë heqë/ Në shpirt e në zemër petka të zeza na kanë veshë.”. Pason Gjon Neçaj nga Tropoja me Meshën e parë ku “Pastori grumbulloi pasthirrmat jetësore”, kur “Qetësia mbizotëroi katërcipërisht Kishën e Zojës” me Jezu Krishtin në kryq”. Pas tij vjen Bajame Hoxha-Çeliku, poeteshë e persekutuar, një zjarr i pashuar i kulturës shqiptare, me disa poema interesante dhe një poezi kushtuar ëndërrimtarit që i përjetoi traumat e skëterrës komuniste, Fazlli Haliti: “Shpirtin plotë petale/ Jeta gjithë stuhi/ Ditët dallgë e valë/ Gjithnjë pashë tek ty.”
Si mund ndryshe ta afroj dhe kuptoj lirikën e Sabile Bashës, nëse jo si një shpalim të përmallimit ndaj shenjtërisë dhe vuajtjes, mbi gjethet e Itakës dhe mbi stuhinë e rikthimit të përjetshëm të qenjes në vetveten e saj? – pyet Mihai Antonesku për këtë zemërzanë të frymëzuar të Kosovës letrare.Kronologjikisht vijnë Nexhat Rexha me bekimin e shekujve, Xhevat Muqaku me një botë të pasur vargjesh mendimtare. Sadik Krasniqi shkruan për lotin e jetës dhe dashurinë e hijeve tona, për vatrat tona ku zë fill drita kur fushave të zbresin yjet e qiellit mbi grunajet e Kosovës. Engjëll Koliqi na ofron një tufë poemash të shkurta nga Stublla e tij. Miradije Gashi na dekoron me një gjerdan dëshirash për zbukurimin e jetës me punë, sinqeritet, korektësi, besnikëri dhe mençuri. Hasan Qyqalla shkruan për tokën tonë që buron gjak të bekuar, për besën dhe flamurin tonë, më i vjetri në Europë dhe më i bukuri në botë. Përparim Demin e kemi lënë për antologjinë e ardhshme, sepse ky njeri na jep fakte konkrete se derisa popujt e tjerë kanë një lashtësi 50-të, 100, 1 mijë, 3 mijë apo 6 mijë vjeçare, shqiptarët janë populli më i vjetër në botë, me një lashtësi 9 mijë vjeçare.
Para botimit të vëllimit “Valëvitjet e fjalës”, Ramiz Dërmaku vjen për herë të parë në faqet e një monumenti antologjik. Në vargjet e tij e gjejmë një fragment të paharruar të historisë së bujshme të Kosovës, që nga demostratat e vitit 1981, e deri te ditët e ndritura të pavarësisë. Albina Idrizi na ofron një botë të veçantë sentimentale me ëndrrat që nuk vdesin kurrë. Jeton Kelmendi dhe disa autorë të tjerë janë të prezantuar në disa antologji paraprake, ndërsa një risi karakteristike në botën e letrave shqipe paraqet edhe Halil Haxhosaj me një gjini të re letrare, haiku. Sa për ilustrim po e japim vetëm një: “Vellot e nuseve të bukura/ Ecin bregut të Drinit Plak./ Dasma fillon në Dardani.” Një befasi të veçantë paraqet prezantimi për herë të parë i disa poemave të shqiptarit të Amerikës, Mëhill Velaj, të shkëputura nga vëllimi “Kodi i Parajsës” (që gjendet në shtyp) me këtë përkuhstim: “Të gjithë shqiptarëve patriotë që punuan në Rumani e kudo në botë, për të mbajtur gjallë flakadanin e lirisë për Shqipërinë! Atdheut të tyre të dytë që bëri të qytetërohet poezia shqipe!” Para nesh kemi një vepër fjalësh të mbështjella me dritën e diellit dhe shpirtin e përjetësisë.
Në 100 faqet e saj defilon gjuha jonë, më e vjetra në Europë dhe e vetmja pasuri që na ka mbetë. Para nesh kemi një album me poezi të frymëzuara që përbëjnë një monument ku brambullit zjarri i fjalës shqipe dhe shpirti i ë shqiponjave të Dardanisë. Përfundimisht, në kuadrin e kësaj parafjale formale, vlen të potencojmë faktin se si kriterium elementar i përzgjedhjes së autorëve është mosha e tyre. Është evident fakti se autorët u përkasin gjeneratave të ndryshme krijuese, disa në atdhe e disa në diasporë, me vizione dhe modalitete të ndryshme frymëzimi. Që nga Ali D. Jasiqi e deri te Jeton Kelmendi, defilojnë një varg emrash e vlerash të denja për freskimin e shpirtit, për zbukurimin e gjuhës, për ndjeshmërinë e poezisë shqiptare dhe zgjerimin e miqësisë antologjike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
» Baki Ymeri:ZËRI I ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
» Baki Ymeri:MAGJIA E KRISHTËRIMIT DHE DRITA E DASHURISË
» Baki Ymeri:Shpirti shqiptar në një antologji të përbashkët
» Baki Ymeri:SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)
» Baki Ymeri:ZËRI I ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
» Baki Ymeri:MAGJIA E KRISHTËRIMIT DHE DRITA E DASHURISË
» Baki Ymeri:Shpirti shqiptar në një antologji të përbashkët
» Baki Ymeri:SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi