Baki Ymeri:ZËRI I ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:ZËRI I ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
ZËRI I ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
(Neki Lulaj, Bukuri e bekuar, Amanda Edit, Bukuresht 2012)
Dhe, kur dielli lind, shpirti i tij shndërrohet në det dashurie me reze shkëlqimtare dhe afshin e zjarrtë të përmallimit ndaj atdheut dhe bijve të shqipes që derdhën gjak për ta bërë Shqipërinë Shqipëri.Neki Lulaj është poeti i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik, i ngarkuar me meditime filozofike, ëndërrime, fluturime, përjetime të ëmbla e të dhimbshme. Vargu i tij ka një përmbajtje të thellë ekzistencialiste, art linguistik dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti i shqiptarizmit në Kosovë dhe Diasporë. Në shtjellën e diskursit të tij lirik fshihen dëshmi energjishë morale e shpirtërore, dhe një bukuri e bekuar me shpirtin e fjalës që e kultivon ndërgjegjen e kombit.
Baki Ymeri
I strukturuar në kapitujt Syri magjik, Lotët e Kurbetit dhe Shtegtim dashurie, i dinamizuar me një parathënie të Hasan Qyqallës, në kuadrin e Bibliotekës “Letërsi shqiptare”, këto ditë e pa dritën e botimit në Bukuresht vëllimi i 4-të poetik i Neki Lulajt, Bukuri e bekuar. Autori ijep prioritet substancës poetike, afshit të dashurisë dhe sentimentit që përfaqëson zërin e zemrës dhe shpirtin e fjalës. Ai e ndjen veten të degdisur në mesnatë, duke parë se si biejnë yje dhe pëshpëritje nga qielli, fjalë të ëmbla dhe loti i heshtjes që të shoqëron. Shpirti i tij noton nëpër yje, duke tentuar ta prekë diellin e hënën dhe qiellin. Dhe, kur dielli lind, shpirti i tij shndërrohet në det dashurie me reze shkëlqimtare dhe afshin e zjarrtë të përmallimit ndaj atdheut dhe bijve të shqipes që derdhën gjak për ta bërë Shqipërinë Shqipëri. Neki Lulaj është poeti i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik, i ngarkuar me meditime filozofike, ëndërrime, fluturime, përjetime të ëmbla e të dhimbshme, dhe, siç thekson autori i parathënies, vargu i tij ka një përmbajtje të thellë ekzistencialiste, art linguistik dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti i shqiptarizmit në Kosovë dhe Diasporë.
Poeti shëmbëllen me ushtarin, me famullitarin apo me flamurtarin e batalionit, kurse një libër i mirë është ai që na e kultivon shpirtin, duke na pajisur me ide të reja dhe mendime e ndjenja të bukura. Neki Lulaj ka një sensibilitet të veçantë. Para nesh kemi guximin dhe trimërinë, shpresat e pashuara, paltformën e pa/durimit me mikpritjen shqiptare dhe shtigjet e dashurisë, një gamë sintagmash me gjurmë shpirti, me zjarr dashurie dhe shekuj drite, me mahnitje, ëndërrime e fluturime, me idile mëkatesh e mall zemre, me muzg mendimesh në faqet e jetës, me kullat e Dardanisë, liqenjtë e natyrës dhe lugina të bekuara. Frymëzimi buron nga syri magjik, gjaku i dashurisë dhe zëri i zemrës. Edhe në këtë vëllim të ri, defilojnë emocioni, dhembja dhe ballafaqimi me realitetin.
Lirika e Neki Lulajt është një forcë e gjallë e vitalitetit shqiptar me tingujt e gjallë të shqiptarizmit në diasporë: “Nëpër furtunën e detit/ Të lundrojmë së bashku/ Të dalim buzë Kepit/ Të Shpresës së Mirë/ Për ta ngritur Kalanë.” Ai dëshmon se e ka përvetësuar historinë dhe e ka ndjerë gjuhën shqipe si një xeherore të florinjtë për të krijuar vlera të reja. Poeti është mbret që e kupton letërsinë si një ansambël meditimesh sociale, patriotike dhe filozofike, që ta përkujton Kantin e dikurshëm, i cili e kundronte kulturën si një gjeometri shpirtërore ku zotëronte teoria e tij si një metaforë e kohës, hapsirës dhe mjeteve tjera për rrumbullakësimin e jetës, një kushtrim i bekuar që të fton ta dinamizosh ekzistencën duke rendur në hap me të dhe me evoluimin e saj. Inspirimet autentike dhe vargjet e Neki Lulajt, janë rezultati i një vokacioni poetik, autokton dhe të mirëfilltë. Me vlera të këtilla, letërsia shqiptare përfiton një eksponent ambicioz, që e kupton jetën si një betejë permanente për shërimin e shpirtit përmes fjalës.
Në sintezë, duke e kundruar personalitetin krijues të poetit, kemi vërejtur që nga fillimi një frymëmarrje të gjerë atdhetare, morale, sociale, filozofike dhe meditative. Në platformën e durimit të tij defilon shqiptarizmi me krenari shekujsh në dritën e shpresave mërgimtare. Poeti lë përshtypjen se është një maraton i durimit që din të skalisë emrat, frymëmarrjet dhe ndjenjat në qiellin e yjëzuar me dëshmi shpirtërore durimesh me trimëri të lashta dardane. Lirika e tij është oksigjen i fjalës që ta përkujton bekimin e shekujve dhe Dardaninë e sokolave të Kosovës me Altarët e Lirisë, me lulet e shpresës, me urtitë e shekujve dhe dhe shekujt me dritë.
Askush s’mund të preket për vlerësime të këtilla reale, sepse diskursi poetik i autorit është njëperpetuum mobile që dëshmon se kemi të bëjmë me njërin nga shqiptarët më të frymëzuar të diasporës letrare, me një botë të mbrujtur me lulet e kurbetit dhe tingujt e mërgimit. Para nesh kemi barnatoren e gjallë të fjalëve të shëndetshme që e zbukurojnë luginën e bukurisë. Neki Lulaj është një poet i mirëfilltë me preokupime permanente intelektuale që nuk vuan nga mungesa e imagjinatës. Në shtjellat e vargut të tij fshihen figura stilistike, dëshmi morale e shpirtërore dhe një bukuri e bekuar me shpirtin e fjalës që e kultivon ndërgjegjen e kombit.
Box
PËRSIATJE EMOCIONALE POETIKE
Në ligjërimin poetik të Neki Lulajt gjejmë një shtrirje të pakushtëzuar, gjithnjë në kërkim të tematikës harmonizuese e të konsoliduar poetikisht. Pamja e parë na jep një shfaqje deshifrimi shpirtëror dhe emocional, konvertuar me simbolikën e bukurisë, duke u nisur nga mitet e deri tek e sotmja. Poeti pikësëçari i jep prioritet atdheut, gjegjësisht kombëtares. Subjektivizimi ka vlera funksionale që tejkalojnë, ndoshta, edhe konturet e barasvlerës apo nivelizimit real në kohë. Si ilustrim kemi poezinë e parë “Lulet e shpirtit” që tingëllon po kaq bukur: Portretin e Atdheut/ Ta ruajmë në zemër/ Ta stolisim me ngjyra/ Duke shtuar bukurinë/ Me buzëqeshje...Stilizim, ngjyrim, konfigurim, buzëqeshje, lot, oazë, thesare,...etj., janë elemente që hasim të konsoliduara prajshëm në stilin e ligjërimit. Në prapaskenë të krijuesit sikur na shfaqet një autor tjetër me imazhe riakumuluese shpirtërore e mendore, me ideale të ringjallura, falë kujtesës në retrospektivë kur kujton karvanet e ikjes. Prandaj shprehet në mënyrë sentimentale gjithë dënesje, përsiatje drejt mirësisë e shpresëbesimit se mbi çdo cep Arbërie do të lulëzojnë shekuj drite: “Në shekuj drite/ Me mall e dashuri/ E ushqyem jetën/ E kurrë s’u ndalëm/ Me fijet e jetës/ Duke i përcjellë/ Gjeneratat/ Nëpër stinë.”
Poeti betohet dhe mishërohet krenarisht në kopshtin e bukurisë së Adamit e të Evës, për “Formulën e pagëzimit” të Pal Engjëllit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, shpatën e Kastriotit, Flamurin e Ismail bej Vlorës, Gjuhën e ëmbël të Fishtës, Besë e Kanun, mirësinë e Nënë Terezës, urtinë Rugoviane, gjakun e varret e të parëve, deri tek trimëritë e sakrificat e luftës së lavdishme të Kosovës me komandantët Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj, Tahir Zemaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani etj., pa i harruar edhe të pagjeturit e shumtë, nisë nga Ukshin Hoti e deri tek foshnja e sapo lindur ne arenën e betejave të përgjakshme e të pamëshirëshme, ku autori citon se Nënat, motrat, vëllëzërit e fëmijët presin zgjuar e “portat ende rrijnë hapur, në pritje”, “Derën e kullës dardane lënë hapur/ Duke shpresuar/ Se një natë/ Do të kthehet Ylberi.”
Konceptualiteti ligjërues mbivlerëson apo hiperbolizon kombëtaren karshi ndjeshmëris emocionale që shfaqet toleruese në krijimatrinë artistike. Nuk ka ekzagjirime të theksuara por mirë të ilustruara me harmoni ngjyrimesh e gjithësesi përfillëse. Autori dallon personazhet në vijueshmërinë bazike bilineare me kontraste të bollshme, bile shpërthyese mes atyre negative e pozitive, duke i dhënë përparësi sublimes kundrejt të shëmtuarës, ideales përballë surreales, etj.: “Mjerë nëna n’jetë që lindi/ Mjerë dielli që i dha dritë,/ Mjerë vendlindja që e rriti,/ Horr a pleshtë i pashpirtë!” Rrjedhimisht, pikënisje gjejmë përjetimet e vetë autorit në zhvillimet koherente, pa lënë anash edhe ndikimet e frytshme nga Rilindësit në situata të apostrofuara, si mërgimi, malli për kryepersonazhet e jetës: Nënën e Babain, pastaj për Kullën, Atdheun, Diellin, Lirinë, Lulen, dashurinë që krijon një “gjerdan artistik”, siç thot edhe vetë poeti: “E nga goja burojnë/ Metaforat e urta/ Urtakët / Terrin e zbusin me fjalë/ Diellin e kanë në buzë/ Vargun e kthejnë/ Në hymn e ninullë.”
Autori ilustron bukur edhe kopshtin, pemishten, fushën, malin, lumin... Përndryshe nxjerrë peizazhe idilike për Atdheun, me theks të veçantë për Dukagjinin e Lekës përkatësisht vendlindjen e vet, pa harruar trimërinë, bujarinë, mikpritjen, kullën, oxhakun, pra bujarinë dhe fisnikërinë tradicionale: “Bukë misri/ Në çerep/ Kripë deti/ Djathë delesh/ E kajmak/.../ Kafe të pjekur/ Prej oxhakut/.../ Parodi e rrallë/ Mikpritje shqiptari.” Prandaj rezymojmë lirisht se zt. Neki Lulaj, posedon gjuhë komunikative me figura të kapshme letrare poetike. Në lirikën e tij dominon stili funksional, relativ, mbretëron individualiteti i nxjerrë si ekspoze çasti, drejt synimit të së moderuarës së avansuar, mbase autori, ma merr mendja se është mirë të heqë dorë nga zgjatimet e tepruara, modalitet i panevojshëm... Përndryshe, Neki Lulaj krijon relacione të ngushta me lexuesin pasionant, i cili do të bindet vetëm atëherë kur do ta shfletojë poetikën e tij që të josh që në lekturim të parë. (Hasan Qyqalla)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
» Baki Ymeri:Shpirti i fjalës dhe drita e dashurisë
» Baki Ymeri: Zëri i zemrës dhe çelsi i syve të botës
» Baki Ymeri:Zëri kryengritës i një shpirti të brishtë
» Baki Ymeri:SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)
» Baki Ymeri:Shpirti i fjalës dhe drita e dashurisë
» Baki Ymeri: Zëri i zemrës dhe çelsi i syve të botës
» Baki Ymeri:Zëri kryengritës i një shpirti të brishtë
» Baki Ymeri:SHPIRTI I FJALËS QË ZBRET NGA QIELLI(Adelina Dokja, Një engjëll duke zbritur nga qielli, Bukuresht 2011)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi