Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi kundërshton dhunën, kërkon dialog politik

Shko poshtë

Krasniqi kundërshton dhunën, kërkon dialog politik Empty Krasniqi kundërshton dhunën, kërkon dialog politik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 16, 2012 4:52 pm

Krasniqi kundërshton dhunën, kërkon dialog politik

Krasniqi kundërshton dhunën, kërkon dialog politik Jakup-krasniqi

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kundërshtoi formën e dhunës në rrugë, duke kërkuar që dialogu dhe debatet të kthehen në Kuvend dhe në institucione të tjera të vendit. Ai kërkoi sot nga presidentja Jahjaga që të organizojë një dialog politik me subjektet politike në vend.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kërkoi nga presidentja që në bazë të kompetencave të saj kushtetuese të thërrasë një dialog me subjektet politike në vend, në mënyrë që të shmangën trazirat në rrugë. ”Dialogu nga rruga duhet të bartet në Kuvend”, tha Krasniqi.


Kryeparlamentari Krasniqi, shprehu keqardhje për dhunën në protestën e së shtunës, me këtë rast edhe ndaj lëndimit të nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai përsëriti se zbatimi i masave të reciprocitetit për të cilat Kuvendi e ka ngarkuar Qeverinë e vendit, do të duhej të shqyrtoheshin në Kuvend, e jo përmes formave të protestës në rrugë. ”Kuvendi ka potencial t’i diskutojë këto çështje”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit mohoi të ketë krizë politike në vend, duke ritheksuar se për të gjitha çështjet duhet diskutuar brenda institucioneve.

Ndërkohë ai theksoi rëndësinë e një uniteti politik edhe në prag të shënimit të 4 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe ngjarjes së madhe të kombit, shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së popullit shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi