Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja kundërshton kërkesën

Shko poshtë

Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja kundërshton kërkesën Empty Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja kundërshton kërkesën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 20, 2012 3:44 pm

Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja kundërshton kërkesën


Prokuroria kërkon paraburgim, mbrojtja kundërshton kërkesën Largea_645-fatmir-limaj4prill1353400995
(I plotësuar) - Prokuroria ka kërkuar paraburgim për Fatmir Limajn dhe tre të tjerët për shkak se të njëjtit mund të arratisen nga Kosova.
Por pala mbrojtëse e ka kundërshtuar fuqishëm kërkesën e Prokurorisë duke thënë se nuk ka kurrfarë baze ligjore të ndodh kjo.
Prokuroria ka kërkuar që të merren përbuzë dëshmitë e Agim Zogajt, dëshmitarit X. Seanca po vazhdon ende në Gjykatën Supreme.


Rasti “Kleçka” sot para Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme do të shqyrtojë sot kërkesën e prokurorit, Mauritzo Saulustro, paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut, me të cilin janë liruar Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin “Kleçka”.


Avokati mbrojtës i deputetit Limaj ka thënë se ai dhe klienti i tij ka paraqitur me shkrim ankesën dhe do të jenë në Gjykatë në orën 9.30 kur nis seanca e kolegjit.

“Ankesa e prokurorit është krejtësisht e pabazuar, krejtësisht është në kundërshtim me lëndën faktike dhe në kundërshtim edhe me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe instrumenteve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka thënë Rrecaj.

Në këtë seancë, përpos Fatmir Limajt, do të ketë procedurë edhe kundër Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit dhe Naser Shalës, që konsiderohen si eprorë gjatë luftës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi