LDK e VV e kundërshtojnë konsensusin politik për dialog me Serbinë

AAK-ja thotë se duhet të ketë konsensus politik. Kurse, zyrtarët e LDK-së thonë se nuk duhet të lëvizet asnjë milimetër nga Plani i Ahtisaarit, në të kundërtën, Kosova do të shndërrohet në shtet jofunksional dhe në një Bosnjë të dytë. Ndërsa ata të Vetëvendosjes, theksojnë se konsensusi i vetëm, duhet të jetë ai karshi kushtëzimit të Serbisë.
Dialogu i mundshëm me Serbinë, mund të jetë i vështirë për Qeverinë e Kosovës, duke pasur parasysh mungesën e konsensus të brendshëm politik.
Opozita, vlerëson se konsensus për të biseduar për veriun apo për çështjet tjera politike nuk mund të ketë.
Vjosa Osmani nga LDK-ja thotë se të gjitha çështjet politike me Serbinë kanë përfunduar në Vjenë, ky si rezultat i dialogut, ka dalë Plani i Ahtisaarit. Ajo thotë se nuk duhet lëvizur nga ky plan.
“Ne nuk i kuptojmë këto turret e Qeverisë së Kosovës për t’u ngutur për të hyrë në një dialog nga i cili Kosova do të dalë humbëse, në aspektin që në qoftë se edhe vetëm një milimetër largohemi nga Pakoja e Ahtisaarit, Kosova do të bëhet shtet jofunksional dhe do të bëhet një Bosnjë e dytë”, tha Osmani për transmetuesin publik.
Lëvizja Vetëvendosje, si kundërshtuese e vazhdueshme e çfarëdo dialogu me Serbinë, konsensusi i vetëm duhet të jetë ai për kushtëzim të Serbisë.
Glauk Konjufca nga kjo lëvizja tha se edhe Kuvendi i ka vënë kushtëzimet e veta, andaj edhe duhet t’u qëndrojë vendimeve të veta.
“Qeveria po kërkon konsensus për t’iu bashkuar asaj në karvanin e turpit për të shkuar në negociata me Serbinë dhe për të bërë koncesione për Kosovën, sepse e dimë që atje nuk do të flitet për Serbinë, por për veriun e Kosovës dhe do të flitet për çfarë lloji të vetëqeverisjes apo të autonomisë të keët kjo pjesë e territorit të Kosovës”, tha Konjufca.
Ndërkaq, Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se duhet të ketë konsensus politik për të gjitha çështjet me interes nacional, por ai thotë se për të hyrë në dialog me Serbinë, duhet parë sa janë zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të dihet platforma e Kosovës karshi këtij dialogu.
“Pa u ditur se çka do të bisedohet, sepse kemi të bëjmë me një kundërshtar, i cili asnjëherë nuk ka zbatuar as marrëveshjet, as nuk iu ka përmbajtur elementeve themelore të interesave të dy vendeve”, tha Isufi për transmetuesin publik.
Edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi ditë më parë ka thënë se për të hyrë në dialog duhet të arrihet konsensusi i brendshëm politik dhe në këtë drejtim ai ka theksuar se vetëm Kuvendi është institucioni kryesor që duhet të marrë vendim për të hyrë në dialog.
Zyrtarët e Qeverisë kanë paralajmëruar ekzistimin e një plani inicial për veriun, por opozita nuk beson se një plan i tillë do të dorëzohet në Kuvend, pasi që sipas tyre, edhe dy vjet më parë Qeveria e ka përmendur një plan për veriun. Andaj opozita, paralajmëron që kontributi i saj kryesor në Kuvend do të jetë kundërshtimi i dialogut në të cilin do të diskutohej për veriun.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi gati për dialog politik me Serbinë
» Mustafa: Jo dialogut politik me Serbinë
» Edita Tahiri udhëheqëse e Kosovës për dialog me Serbinë.
» Degët e LDK-së kundërshtojnë koalicionin me PDK-në
» Krasniqi kundërshton dhunën, kërkon dialog politik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi