Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri

Shko poshtë

Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri Empty Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 17, 2012 3:31 pm

Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri


Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri Seance_16.1Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri 54678c3c-6330-40f7-bf13-80e155f102a5-444x333
100-vjetori i Pavarësisë, Berisha: Një komb, një qëndrim

(I plotësuar) - Ne mblidhemi sot në ditën ku heroi ynë kombëtar mbylli sytë. Kombet prijësit e tyre iu detyrohen për shumçka, ndërsa shqiptarët i detyrohen Skënderbeut ekzistencën e tyre, frymëzimin për dinjitet dhe të ardhme”. Kështu është shprehur kryeministri Berisha në ceremoninë solemne të organizuar në sallën e Kuvendit me rastin e çeljes aktiviteteve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas kryeministrit Berisha, shqiptarët arritën deri në këtë ditë pasi qëndruan sëbashku ndërsa ka shtuar se shpirti i pandarë i një kombi është liria e tij.
“Ne jemi mbledhur në këtë seancë si përfaqësues të të gjtiha trevave shqiptare, ku kryefjala e një shekulli për shqiptarët ka qënë paavrësia dhe këtë ia detyrojmë faktit se ne në çdo kohë qëndruam së bashku, thellë në shpirtin dh zemrën aspiratën e shqiptarëve qëndrom parimi një komb një qëndrim” ka theksuar Berisha.
“Ne vijmë të lirë në këtë sallë. Për shqiptarët liria nuk ka çmim, ata janë të gatshëm të paguajnë çdo çmim për të qenë të lirë e të denjë në shtëpitë e tyre. Pavarësia e Shqipërisë ishte imponim i luftrave të shqiptarëve, kryengritjeve gjigande në Kosovë e treva të tjera” ka shtuar më tej Berisha.


Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri

Festimet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë çelen sot nga një ceremoni solemne që është zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë. Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe deputetë shqiptare, anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi si dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë.
Fjalën e hapjes e ka mbajtur Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka theksuar se sot shqiptarët kudo që janë kujtojnë dhe kremtojnë në liri ditëlindjen e kombit.
Kryeparlamentarja Topalli pasi ka lexuar emrat e plotë të atyre të cilët nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë në vitin 1912 theksoi se shqiptarët i nderojnë me respekt të gjithë firmëtarët e saj. Sipas saj përpjekjet e shqiptarëve ishin të shumta për të arritur të pavarësia e vendit.
Në kuadër të nisjes se atmosferes festive, jashtë ambjenteve të Kuvendit është zhvilluar edhe një koncert me këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore.
Sot unë dua ti lexoj te gjithë emrat. Një pjesë e këtyre emrave u fshinë për gjysmë shekulli të diktaturës komuniste, te tjerë u pushkatuan. Krimi ia kaloi edhe turpit të bam.
1. Ismail Kemal
2. Dom Nikollë Kaçori
3. Abdyl Aziz Vehbi (Agolli)
4. Ibrahim Karbunara
5. Elmaz Boce
6. Veli Harçi
7. Qazim Kokoshi
8. Iani Minga
9. Rexhep Mitrovica
10. Dhimitër N. Tutulani
11. Aristidh Ruçi
12. Abdi Bej Toptani
13. Abas Dilaver (Çelkupa)
14. Midhat Frashëri
15. Shefqet Dajiu
16. Zihni Abbas Kanina
17. Xhelal Ko (prencka)
18. Hajredin Cakrani
19. Qemal Bej (Karaosmani)
20. Iljas Vrioni
21. Salih Gjuka
22. Dhimitër Berati
23. Dhimitër Emmanuel
24. Dhimitri Zografi
25. Murad Toptani
26. Pandeli Cale
27. Luigj Gurakuqi
28. Bedri Pejani
29. Spiro T. Ilo
30. Thanas V. Floqi
31. Qem(al) BE Mullaj
32. Lef Nosi
33. Dr. H. Myrteza
34. Nuri (Sojliu)
35. Mustafa Asim Kruja
36. M. Ferid Vokopola
37. Ymer (Bej Delialliu)
38.Xhemalydin Bej Deliallisi
39. Nebi Sefa Lushnja
40. Zuhdi Ohria


Seancë e posaçme për 100 vjetorin e Pavarësisë
Zhvillohet sot një seancë e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, përmes së cilës do të hapet dhe kalendari i veprimtarive me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Sot mbushen plot 544 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbej, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë.
Ky përvjetor i rëndësishëm për historinë kombëtare të vendit të shqipeve do të kurorëzojë edhe çeljen e aktiviteteve mbarëkombëtare për festimin e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë së vendit.
Në këtë seancë të veçantë do të jetë i pranishëm, kryeministri, Sali Berisha, i cili pritet të mbajë dhe një fjalë përshëndetëse në një ditë të tillë. Gjithashtu do të jenë të pranishëm krahas deputetëve shqiptarë edhe anëtarë të Parlamenteve të Kosovës, të Maqedonisë, dhe të Malit të Zi.
Ndërkohë, jashtë ambjenteve të Kuvendit do të performojnë me këngë e valle popullore grupe nga krahina të ndryshme të vendit si dhe banda frymore.


Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri January-17-17-28-451111111

Topalli: Sot kremtojmë ditëlindjen e kombit në liri January-17-17-18-9foto2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi