Xhafer Leci:Një dhimbje gjithëshqiptare e shndërruar në qëndresë dhe forcë mbarëkombëtare
Faqja 1 e 1

Një dhimbje gjithëshqiptare e shndërruar në qëndresë dhe forcë mbarëkombëtare
Pamje nga varrimi i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, në Stuttgart të Gjermanisë, 1982.
Nga Xhafer LECI
Në vend të përkujtimit në 30 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
UBA Jugosllave në planprojektet e saj për parandalimin e lëvizjeve kombëtare shqiptare, edhe në Evropën Perëndimore, kishte paraparë vrasjen e veprimtarëve më të devotshëm të çështjes tonë kombëtare. Në Kosovë dhe vise tjera shqiptare, Beogradi e kishte më lehtë t`i shuante dhe fshehte kërkesat legjitime te shqiptarëve, duke përdorur edhe dhunën. Në Perëndim demonstratat e organizuara nga shqiptarët për liri dhe barazi kombëtare me kërkesën Kosova Republikë, etj. e dëmtonin shumë Jugosllavinë në arenën ndërkombëtare, si në aspektin politik, po ashtu edhe në atë ekonomik dhe ushtarak.
Dëshmorët vazhdimisht nderoheshin me respekt nga populli
Me vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishte menduar se do të shuhen lëvizjet shqiptare për çështjen tonë të shenjtë. Gabim e kishte llogaritur Beogradi. Shqiptarët mërgimtarë, si edhe ata në vendlindje, deri në çlirimin definitiv të Kosovës, nuk u ndalën duke punuar në të gjitha fushat, si: ndërkombëtarizimin, internacionalizimin, diplomacinë, politikën dhe, më në fund, u detyruan ta bëjnë edhe luftën e fundit 1998-1999. Dhe falë Zotit, gjakut të derdhur të dëshmorëve dhe forcave tona demokratike, të Amerikës dhe Evropës Perëndimore, me Paktin e tyre NATO-n, sot jetojmë të lirë në vendin tonë. Nuk mund të mos përmendim edhe emrat e atyre që ranë për lirinë e Kosovës në Perëndim: Më1981 filluan vrasjet e para politike të mërgimtarëve shqiptarë nga UDB-ja. Më 14 maj 1981, në Frankfurt të Gjermanisë u plagos rëndë Rasim Zenelaj, duke mbetur përjetësisht në karrige invaliditeti. Ndërsa më 10 tetor 1981, në Bruksel të Belgjikës, u vra Vehbi Ibrahimi. Kurse më 17 janar1982 në Hilbronn-Untergruppenbach të Gjermanisë u vranë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, për të vazhduar me vrasjen e Enver Hadrit në Bruksel, me 25 janar 1990.
Si pjesëmarrës i shumë demonstratave në Perëndim, si dëshmitar i ngjarjeve të kohës, dëshiroj të jap mendimin tim, sidomos në lidhje me veprimtarinë e drejtë e shumë produktive të Jusuf Gërvallës, për eliminimin e fraksioneve dhe bashkimin e të gjitha forcave progresive, të cilat punonin për çështjen tonë kombëtare. Mendoj se faktet flasin, dëshmitarët që jetojnë duhet ta thonë këtë të vërtetë. Disa e kanë thënë, por jo të gjithë. Jusufi, pavarësisht bindjeve ideologjike, punonte për bashkimin e të gjitha fraksioneve në një forcë të vetme organizative. Kjo mund të dëshmohet lehtë. Takimet që ka pasur Jusufi me Kadri Zekën, në Zvicër. Jusufi e dinte se fraksionet brenda lëvizjes në mërgatë janë vetë shkatërruese. Prandaj u kontaktua me diplomatët shqiptare, për të bërë një pajtim të mundshëm. Por „diplomatët“ shqiptarë e kishin me hile këtë punë dhe në vend të pajtimit bënë përçarjen e madhe. Këtë e ka denoncuar me fakte negociatori Sabri Novosella. Takimi që ka kërkuar dhe ka bërë Jusufi me të vëllanë Bardhin, me Kryetarin e Besëlidhjes, Emin Fazlija, alias Emil Kastrioti, në Restorantin e atëhershëm “Wienerwald”, në Göppingen të Gjermanisë, më 15.02. 1980, dhe përpjekjet për takim dhe bisedime me Enver Hadrin, në Bruksel etj.
Në këtë kontekst mendoj se përpjekjet e Jusufit për shkrirjen e të gjitha grupeve ilegale, në një organizatë, dëshmojnë mençurinë dhe vizionin e tij prej një ideator të nivelit të Hasan Prishtinës. Për dallim nga disa grupime tjera të asaj kohe, të cilat në programet e tyre përmendej më shumë Kosova Republikë, ose bashkimi i saj me Shqipërinë,
tek Metush Krasniqi e Jusuf Gërvalla me shokë ishte kjo kërkesë: "Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi" (LNÇKVSHJ). Kjo kërkesë i përngjante me shumë Platformës të Lidhjes së Prizrenit.
Për orientimin perëndimor të Jusuf Gërvallës kanë shkruar dhe folur edhe Shefqet Jashari (Strofci), shok i ilegales të Jusufit, Idriz Zeqiraj, bashkënxënës me Jusufin në Gjimnazin e Pejës, njëherësh edhe shok klase i Ibrahim Rugovës. Një fakt tjetër mjaft domethënës është se shumica e shokëve të Jusuf Gërvallës në Perëndim, më 1990, u anëtarësuan në lëvizjen më të madhe në historinë tonë kombëtare, në LDK-e, e cila kishte orientim thellësisht evropianoperëndimor dhe amerikan. Pak nga ata, gjatë rrugëtimit demokratik, për arsye dhe interesa personale devijuan, u larguan.
Cila ishte porosia e Jusuf Gërvallës përmes shkrimit: “Bota prognozon, të vërtetën se sheh (thotë)”
Në favor te idesë dominuese se Jusuf Gërvalla kishte orientim perëndimor, flet edhe shkrimi i tij, me titull "Bota prognozon, të vërtetën se sheh (thotë)", shkruar në janar të vitit 1982, (me gjasë është shkrimi i tij i fundit), i botuar pas vdekjes në "Zëri i Kosovës", Nr. 3, në mars 1982, faqe 10-11. Është një analizë e thuktë e gjendjes të asaj kohe në Jugosllavi si dhe e aleancës fizike dhe shpirtërore ruso-serbe, aktuale edhe për sot. Dhe me këtë shkrim ia vlen të merren studiuesit e mirëfilltë, ndërsa unë po komentoj diçka përciptazi.
Në këtë artikull Jusufi shkruan: "Qëllimet e vjetra të rusëve për shtrirjen e tyre nga Vlladivostoku deri në Adriatik, janë njëkohësisht edhe qëllime të carëve të rinj të Kremlinit". Ai i denoncon me fakte bindëse lidhjet intriguese ruso-serbe në dëm të republikave dhe të popujve tjerë në Jugosllavi dhe, në veçanti, kundra shqiptarëve. Ai nuk përgjithëson, por bën dallime në mes të serbëve nga njëra anë dhe të kroato-sllovenëve nga ana tjetër. Duke i kursyer këta të fundit, ai i konsideron si aleatë në një ndeshje të mundshme me Serbinë, e përkrahur pa rezerva nga Rusia. Dhe me zemratë të ligjshme bën pyetjen, për të cilën jep përgjigje, duke i parashikuar edhe rrjedhojat: "Pse bota merret me prognozime, thua se është fjala për ndonjë ndeshje sportive? Çkado që të ngjajë, do të jetë një shputë mamuthi".
Ky qortim i thekshëm i drejtohet botës demokratike, Perëndimit, forcës të saj ushtarake, për të ndërhyrë në mbrojtje të popujve të rrezikuar, të pambrojtur, në rastin konkret popullin shqiptar të Kosovës, i cili qe ekspozuar dhunës dhe torturës serbe, në veçanti, pas vdekjes të Titos. Referenca e Jusuf Gërvallës për Perëndimin, dëshmon edhe orientimin tij të vërtetë. Ai nuk ka as më të voglin iluzion për përkrahjen e Lindjes, e cila është në një bllok me Rusinë.
Jusufi është i dëshpëruar se vetëm Radio-Tirana përkrahu demonstratat e Kosovës, ndërkohë që të tjerët i heshtën. Por ai nuk dorëzohet dhe shpreson se një ditë do të ndërgjegjësohet edhe bota përparimtare dhe demokratike, për kërkesat e drejta dhe legjitime të shqiptarëve të Kosovës dhe do ta mbështesin Kosovën dhe viset tjera shqiptare në Jugosllavi. Artikulli i fundit i Jusuf Gërvallës, ashtu si dhe artikujt e tjerë të mëparshëm, është serioz dhe dinjitoz. Në të nuk ka fraza bombastike dhe përralla marksiste-leniniste, siç shkruanin grupimet tjera mërgimtare në organet e tyre të shtypit. Aty ka analizë, e cila, edhe pse e bërë tri dekada më parë, i ka rezistuar kohës.
Bazuar në këto të dhëna dhe plot të tjera të pa thëna në këtë shkrim timin, është e dështuar përpjekja e disave për ta paraqitur Jusuf Gërvallën me bindje komuniste.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhafer Leci: Dhimbje e madhe për familjen Haziri
» Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
» Xhafer Leci:MBRËMJE LETRARE
» Xhafer Leci: Telegram ngushëllimi
» Xhafer Leci:Dosjet e falsifikuar nga UDB-a

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi