Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare

Shko poshtë

Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare Empty Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 14, 2010 8:56 pm

Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
Fronti Demokratik per Bashkim Kombetar





Rubrika: Ju pyesni, ne përgjigjemi
FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare
Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)

Flet Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)-FDBK, forcë e organizuar mbarëkombëtare 26026_100964629940835_100000818962683_23749_7011669_s




Sekretar i Përgjithshëm i FDBK


Në opinionin shqiptar, duke ju referuar pyetjeve të shumtra që janë bërë sëfundi në faqen e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, është e nevojëshme t’i jepet përgjigjë pyetjes: Pse janë krijuar kaq shumë organizma dhe organizata me karakter mbarëkombëtar (të paktën kështu synojnë) dhe pse aktualisht veprojnë të ndarë e të shkëputur nga njeri tjetri, kur në fak, thelbi i programeve të tyre rezonon me idenë e Bashkimit Kombëtar? Këto organizime janë pasojë e situatës depresive që po kalon politika shqiptare në përgjithësi apo thjeshtë parafabrikate të punishteve të specializuara inteligjente për përçarjen e shqiptarëve? Dhe më tej: Ku janë ideologët, intelektualët e shquar dhe pse ata rrijnë në hije në një kohë që është e nevojëshme pjesmarrja dhe mendimi i tyre rreth veprimtarive me karakter kombëtar?

Mjaft nga krerët shqiptarë në krye të këtyre organizimeve vuajnë për të marrë çertifikatën e liderit dhe në momentin që e sigurojnë atë, harrojnë se përgjegjësia që kanë marrë përsipër është shumë e madhe. Të gjithë flasin për bashkim kombëtar në të njëtën kohë që në rrugët e pretenduara nuk arrijnë të kuptojnë se kjo mënyrë nuk i çon asgjëkundi.

Kjo situatë me ose pa dashje ka shaktuar një gjendje të rëndë në përpjekjet që bëhen për bashkimin tonë shpirtëror. Këtu arrijmë një një përfundim të dhimbëshëm, por që duhet pranuar: Nëse nuk gjejmë frymën e bashkimit të vlerave dhe kontributeve të njerëzve të mirë, që i kanë dhënë dhe po i japin vlera kombit shqiptar kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët, atëherë do ta kemi të vështirë ta arrijmë synimet tona në planin kombëtar, në zhvillimin e aspiratës sonë shekullore për identitet dhe Bashkim Kombëtar.

Kjo është një përgjegjësi sa indivduale, po aq edhe kolektive, e cila në thelbin dhe mesazhin e saj thërret këdo për bashkim dhe mençuri. Idealizmi që kanë figurat e spikatura brenda vetes, kur vjen momenti për të ngritur lartë vlerat e kombit të tyre meriton të respektohet, por mjaftë individë të tillë edhe pse kanë vlera të mëdha, krijojnë një frymë kamarateske midis njeri tjetrit, duke mos futur në rrezonacë të përbashkët aftësitë e tyre, por të orientuar në përpjekjet individuale për t’u ngritur në lartësinë e dëshiruar bëjnë një gabim të pafalshëm. Është paë se sapo ndryshojnë situatat, atëherë ata kërkojnë merita, grumbullojnë njerëz e përkrahës rrotull vetes dhe harrojnë misionin e tyre kryesor.

Në angazhimet tona në shërbim të çështjen kombëtare të gjithë ne shqiptarët udhëtojmë në të njëtin tren, me të njëjtën shpejtësi, me të njëjtin potencial fizik e intelekrual dhe distanca midis nesh është “O”. Atëherë, çfarë na ndan që veprojmë sekush në mënyrën e tij? Kjo është njëra anë e problëmit. Ana tjetër dhe më delikate është fakti, që këtë situatë e analizojmë me nervozizëm, duke pretenduar secili që “e drejta qëndron në anën e tij dhe të organizimit që drejton”, pa menduar se edhe të tjerët që angazhohen në veprimtaritë mbarëkombëtare, kanë edhe ata të drejtën e tyre, dhe janë bashkëkombasit tanë. Askush nuk ka arësye të kalojë deri në aventurë, duke prerë me duart e veta degën në të cilën jemi ulur.

Atëherë në thellim të analizës është me vend të shtrojmë një pyetje thelbësoe: Pasojat e kësaj situate vijnë si rezultat i ngjarjeve nga një mendim i organizuar që shkakton xhelozi e zhgënjim, apo nga një spontanitet i ndikimit të reaksionit zinxhir të këtyre ngjarjeve? Në këtë çështje gabimi fatal që mund të bëhej nga kushdo në rolin e drejtuesit do të ishte dekospirimi i vet qëllimit për të cilin bëhet kjo pyetje.

Në psikologjinë tonë nxjerr krye një fenomen i hershëm, i cili vepron edhe sot në dëm të bashkimit tonë shpirtëror. Shumë nga figurat tona, edhe pse njerëz shumë të mirë dhe me aftësi të mëdha, preferojnë që idetë t’i nxjerrin vetëm nga koka e tyre, dhe e kanë vështirë t’i marrin ato nga të tjerët. Në këtë rast kemi të bëjmë me nje fenomen shumë të rrezikshëm, që i bën drejtuesit e organizimeve mbarëkombëtare t’i marrin shumë lehtë përgjegjësitë duke shkurtuar jetëgjatësinë e tyre. Në këtë pikpamje, analiza çon në përfundimin se, sot jemi më keq se sa kur ishim shumë keq.

Sot në hapësirën shqiptare ka një momënt hutimi për shkaqe që duhen analizuar thellë. Nëse analiza shkencore do të arrihej në mënyrë institucionale apo dhe individuale (kjo nuk ka shumë rëndësi kush e bën veç të jetë e pranuar nga opinion shqiptar), atëherë rrjedhojat do të na çonin në forcimin e unitetit kombëtar, në freskimin dhe mbajtjen gjallë të memories sonë historike, në rritjen e frymës së bashkëpunimit dhe integrimit mbarëkombëtar drejt kërkesave për standartet e shteti të qytetarit (veçanërisht për shqiptarët qe jetojnë në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi). Rrjedhojat si një reakzion zinxhir do të na conin në kërkesa të hapura për forcimin e demokracisë në hapësirën shqiptare, duke sjellë në mënyrë të natyrëshme nevojën e integrimit dhe bashkimit mbarëkombëtar. Për këtë rrjedhojat do të na çonin në qëndrimin e unifikuar të të gjitha forcave dhe subjekteve shqiptare të interesuara drejt unifikimit tërësisht shpirtëror, bashkimit të vlerave.

Në këtë kontekst dallon një nevojë jetësore brenda Kombit Shqiptar: Midis nesh duhet të vijë një stad zhvillimi që arrijtja e unifikimit të vlerave kombëtare, forca e organizimit mbarëkombëtar të shqiptarëve të çojë në pranimin e zgjidhjes së padrejtësive historike dhe ky unitet i mendimit dhe veprimit kombëtar të kthehet në një qëndrim të pranueshëm për politikën ndërkombëtare.

Atëherë për t’i dalë përpara kësaj nevoje fondamentale të shikojmë me qetësi disa element veprues, që sot ndihen si pengesa serioze në realizimin e kërij opsioni të hapur e demokratik.

Përse sot hidhen teza për mosunifikimin e shtetit shqiptar në hapësirë kombëtare, duke u mbështetur në prirjet futuriste që ngatërrojnë perspektivën e zhvillimit të politikave kombëtare e rajonale, duke çoroditur më tej shqiptarët? Këtu kemi bërë një pyetje shumë serioze, e cila meriton vëmëndje dhe sjell në vazhdim pyetjen e dytë, po kaq të rëndësishme: “Një shtet i bashkuar shqiptar është pengesë për BE-në apo me Shqipërinë e Bashkuar Evropa arrin të korrigjojë veteveten dhe të vendosë stabilitetin në rajon”?

Dilema këtu i kapërcen kufijtë e kërkesave të shqiptarëve dhe tashmë mbetet një problem evropian. Të arsyetojmë më tej: A mund të ketë dy shtete shqiptar në Ballkan? Sigurisht që jo, por shqiptarët kanë kuptuar se, ato do të ekzistojnë derisa ultranacionalizmi serb të gjunjëzohet përpara zhvillimeve të proceseve integruese, të cilat detyrimet nuk i ushtrojnë vetëm për shqiptarët. Pretendimi absurd serb mbi të drejtën ndaj Kosovës është një procedurë që koha do ta çvlerësojë.

Megjithatë, jemi përballë ngërçit mbi nevojën e organizimit dhe të zhvillimit të lëvizjes kombëtare. Deri ku shtrihet diversion ndaj mosunifikimit të qëndrimeve midis shqiptarëve, në ç’raporte marrëdhëniesh janë liderët politikë dhe nacionalistë që kanë mbirë si kërpudhat pas shiut me organizimet që përfaqësojnë dhe sa ata kanë kontribute në mbarëvajten e veprimtarive që kryejnë drejt unifikimit të faktorit kombëtar? Pse vetëm krijohen e krijohen, shtojnë listën e organizarave e shoqatave, pa kuptuar që vazhdojnë të parcelizojnë shqiptarët edhe më shumë?

Reagimet e menjëhrëshme pas daljes legale të Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, bën që të dalin organizime homologe pa asnjë shkak, çuditërisht me të njëtën platformë dhe program mbi idenë e Bashkimit Kombëtar. Atëherë, kush i nxit ato drejt përçarjes së forcave të gjalla patriotike, që ato të mos arrijnë të bashkohen kurrë? Kjo është një nismë e dëmshme krerësh karrieristë ose të inflitruar, apo më shumë se sa kaq? Ajo për çdo gjë tjetër mund të flasë, por për aspiratën drejt Shqipërisë së Bashkuar nuk mund të shërbejë kurrë.

Në këtë çështje nuk merren në analizë individët përfaqësues të tyre, por fenomeni që gjallon brenda përpjekjeve të shqiptarëve drejt Bashkimit Kombëtar. Ky fenomen ka futur në debate shterpë krerët apo individë të veçantë, duke shpenzuar energjitë dhe kohën e çmuar në angazhimin në lëvizjen kombëtare (si në rastin e “Platformës së Shqipërisë Natyrale”). Një fluger i mbërthyer në një bosht politik nuk mund të jetë pikë referimi për lëvizjen kombëtare. Fenomene të tilla nuk kanë për të vazhduar gjatë, pasi ato janë të urdhëruara, e për rrjedhojë bateritë e tyre do të shterin një ditë.

Opinioni i shëndoshë atdhetar shqiptar është në gjendje “të lexojë midis rreshtave” atë çka është e mirë dhe atë çka është e dëmshme në lëvizjen kombëtare. Shqiptarët në këtë boshllëk shpirtëror po kërkojnë pikën e referimit për të bashkuar përpjekjet e tyre drejt një lëvizjeje të organizuar të karakterit kombëtar, ku secili të japë kontributin e tij në interes të çështjes kombëtare. Ethet e padurimit askush nuk mund t’i shuajë në një ditë. Të gjithë e dëshirojnë një Shqipëri të Bashkuar. Problem mbetet dëshira, vullneti, mirëkuptimi për të bashkaur forcat energjitë, mendimin dhe veprimin në shërbim të një lëvizje të mirëorganizuar mbarëkombëtare. Të tjerat nuk vlejnë……
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi