Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eliot Engel: Berishën e lirova unë

Shko poshtë

Eliot Engel: Berishën e lirova unë  Empty Eliot Engel: Berishën e lirova unë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 19, 2012 5:55 pm

Eliot Engel: Berishën e lirova unë

Eliot Engel: Berishën e lirova unë  Engel

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka lëshuar një komunikatë shtypi ku ka marrë përsipër meritat për lirimin e pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha.

“Është një lehtësim i madh që James është liruar nga burgu dhe është larguar nga Eritrea. Ky është një festim i vonshëm për familjen Berisha, dhe i dëshiroj Jamesit bashkim të shpejtë me të dashurit e tij. Kam punuar në prapaskenë për lirimin e Berishës tash e disa muaj dhe i falënderoj autoritetet e Eritresë që e aprovuan kërkesën time humanitare për ta liruar. Edhe të tjerë kanë ndihmuar për të bindur eritreanët për ta liruar Jamesin, prandaj për të gjithë që kanë ndihmuar që ai të lirohet, ju them faleminderit”, ka shkruar Engel në një komunikatë për shtyp.
Zv/kryeminsitri Pacolli shkoi për ta marrë në Eritre Berishën dhe ia la v
etes meritat për lirimin e tij.

Indeks online

------------------------------------------------------------


Për lirimin e Berishës ka kontribuar edhe kongresisti Engel


Eliot Engel: Berishën e lirova unë  Lirimi-jamesit
“Unë kam punuar në prapa skenë për lirimin e Xhejms Berishës për disa muaj dhe i falenderoj autoritetet e Eritreas për plotësimin e kërkesës time humanitare për ta lënë të lirë. Shumë të tjerë ndihmuan për t’i bindur eritreasit ta lejonin Xhejmsin të kthehej në shtëpinë e tij dhe falenderoj të gjithë ata që punuan për lirimin e tij”, thotë kongresisti Engel.

James Berisha u lirua nga burgu në Eritrea falë edhe angazhimt të kongresistit amerikan, Eliot Engel, thuhet në një kumtesë të zyrës së tij.
“Është një lehtësim i madh që James është liruar nga burgu dhe tani e ka lënë Ertitrenë,” thotë Engel. Ai shton më tej se kishte punuar në prapaskenë për disa muaj për lirimin e Berishës dhe falënderon autoritetet e Eritresë që i janë përgjigur kërkesës së tij për ta liruar në baza humanitare.


“Edhe shumë të tjerë kanë ndihmuar në mbushjen e mendjes së Eritresë që ta lirojnë James-in dhe të gjithë atyre u them, ju faleminderit,” thotë Engel, i cili bashkë me kongresisten Jean Schmidt në nëntor i kishin shkruar qeverisë së Eritresë ku kërkonin lirimin e James Berishës.

SHBA dhe Eritrea që nga viti 2009 i kanë keqësuar marrëdhëniet pasi Washingtoni ka akuzuar Eritrenë për mbështetje të grupeve terroriste islamike si al-Shabaab në Somali. Bile Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton qe kërcënuar edhe me përdorim force nëse nuk do të ndalej kjo mbështetje.

Qeveria e Eritresë në shkelje të drejpërdrejt të Konventës së Vienës mbi marrdhëniet diplomatike, nuk e njofton stafin konsular të Shteteve të Bashkuara kur arrestohen qytetarët amerikanë e as lejon vizitën e tyre kur kanë probleme në këtë vend. Kjo mund të jetë edhe arsyeja qe stafi konsular amerikan në Eritre nuk ka mundur të vizitojë dhe kontaktojë shtetasin amerikan me prejardhje nga Kosova, pilotin James Berisha.

>> Pacolli liron Xhejms Berishën >> Komente (70)



Berisha sot pritet të kthehet në Kosovë



Pas angazhimeve të vazhdueshme, më në fund është arritur lirimi i pilotit të njohur shqiptar Xhejms Berisha, i cili është mbajtur nga gushti i vitit të kaluar i burgosur në shtetin afrikan Eritrea. Vizita e zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në këtë shtet e nisur të martën, ka rezultuar e suksesshme. Berisha sot pritet të arrijë nga Stambolli në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Tetë muaj pas humbjes së kontaktit me Kosovën, piloti i njohur shqiptar Xhejms Berisha më në fund pritet të kthehet në Kosovë. Një meritë të veçantë për lirimin e tij nga burgu në Eritrea e ka zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili para dy ditësh nisi vizitën e tij në Tunizi dhe në Eritrea me qëllim të lirimit të Berishës.

Nga maji i vitit të kaluar kur u aksidentua me aeroplanin e tij në Sudan, teksa kishte nisur turin në Afrikë për të lobuar për pavarësinë e Kosovës, familja dhe institucionet e Kosovës e kishin humbur kontaktin me Berishën, ndërsa më vonë u mor vesh se ai mbahej i burgosur në Eritrea.

Nëna e tij 63 vjeçare, Hajrije Berisha, falënderon Qeverinë për angazhimin për lirimin e djalit të saj, ndërsa tregon për vuajtjet që nga lajmi për zhdukjen e Xhejmsit.

Edhe vajza e Xhejmsit, Marigona shprehet e lumtur për lirimin e babait të saj.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, piloti shqiptar Xhejms Berisha ka nisur aktivitetin e tij lobues në kuadër të kampanjës “Flying for Kosovo” – “Fluturimi për Kosovën”, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Me aeroplanin e tij privat, Berisha ka udhëtuar në shumë vende të botës, deri në majin e vitit të kaluar, kur gjatë fluturimit nga Port Sudan në Khartoum15 minuta pas nisjes, aeroplani i tij pësoi një dëmtim serioz për shkak të motit të nxehtë. Tek në nëntor autoritetet e Kosovës morën vesh se Berisha mbahet i burgosur nga autoritetet e shtetit të Eritresë.
Bota Sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi