Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video)

Shko poshtë

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) Empty Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 22, 2012 10:13 pm

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) 950kurddddd

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin

Policia konfiskon materialet logjistike për protestuesit
Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) Albini-BF4A-9048598

(I plotësuar) - Protesta e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka vazhduar edhe më tutje në afërsi të dy pikave kufitare, Merdar dhe Dheu i Bardhë, gjithnjë sipas planit, pra në mënyrë tejet paqësore.



Lëvizja VETËVENDOSJE! demanton kumtesën e Policisë për një person të arrestuar tek Dheu i Bardhë. Asnjë akt i dhunshëm nuk ka ngjarë në vendin ku po zhvillohet protesta, dhe asnjë person nuk është arrestuar aty deri më tani.

Sikurse tek Dheu i Bardhë, ashtu edhe në Merdar, udhëheqësit e Lëvizjes i kanë bërë vazhdimisht thirrje protestuesve që të jenë të qetë dhe të matur. Ata thanë se kushdo që nuk i përmbahet skenarit paqësor do të konsiderohet se nuk është pjesë e Lëvizjes tonë dhe se nuk janë të mirëseardhur të qëndrojnë në mesin e protestuesve.

Në ndërkohë, Lëvizja VETËVENDOSJE! konfirmon se rreth orës 18:00, tek Dheu i Bardhë, afër vendit ku po protestohet Policia e Kosovës ka konfiskuar materialet logjistike të cilat do ta bënin të mundshëm mbarëvajtjen e protestës.

Materialet e konfiskuara nga policia jane: 1 Tendë, 10 reflektorë, 2 fuqi të zbrazta për ngrohje, 1 fuçi me vaj për ngrohje dhe të gjitha mjetet e punës të cilat do të ndihmonin protestuesit në këto temperatura të ulëta. Bashkë me mjetet, Policia ka detyruar edhe aktivistët, Agron Kabashi, Agron Reka dhe Rexhep Sylejmani, që të shkojnë deri në stacionin policor në Gjilan.

Kërkojmë nga Policia e Kosovës që urgjentisht të na i kthejë këto mjete të cilat janë shumë të nevojshme për mbarëvajtjen e protestës dhe shëndetin e protestuesve dhe ta respektojë të drejtën tonë për protestë paqësore, thuhet në komunikatë.

VV-ja falënderon qytetarët për ushqim e batanije

Falënderojmë të gjithë qytetarët që përgjatë gjithë ditës, e edhe më tutje po solidarizohen me protestën paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke qëndruar në këto temperatura të ulëta dhe duke na ndihmuar me ushqim, pije, batanije, e mjete të tjera logjistike, që janë më se të nevojshme për qëndrimin e protestuesve në këtë mot të ftohtë, thuhet në një komunikatë të dërguar medieve para pak minutash.
“I inkurajojmë të gjithë qytetarët që duan të japin kontributin e tyre me ushqim e mjete të tjera logjistike, që këtë ta bëjnë në të dyja pikat ku po zhvillohet protesta. Po ashtu, ftojmë të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën tonë paqësore në mbrojtje të Republikës”, thuhet në komunikatë.


Kurti: Qeveria tradhtoi popullin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se protestuesit do të qëndrojnë në rrugë derisa Qeveria e Kosovës të fillojë implementimin e reciprocitetit me Serbinë.

Deri në orën 17.00 ashtu siç raporton gazetari i Kosovapressit nuk ka ndryshim të situatës në protestën që mbahet në Podujevë. Protestuesit janë në pikën e njëjtë dhe po qëndrojnë përballë policisë. Ata nuk kanë tentuar të ecin përpara, kurse nuk po pengojnë as qarkullimin e automjeteve.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shprehu vendosmërinë për të qëndruar në rrugë dhe protesta derisa të zbatohet plotësisht reciprociteti me Serbinë.

Ai tha se Serbia asnjëherë nuk ka e ka njohur Kosovën shtet dhe për këtë arsye edhe qytetarët nuk do të njohin atë dhe nuk do të lejojmë që ajo të hyjë në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës tradhtoi popullin e saj duke hapur kufijtë me Serbinë dhe njëkohësisht duke mbyllur atë me Shqipërinë, ndërsa ne si Vetëvendosjes, jemi për të kundërtën, pra të hapet kufiri me Shqipërinë dhe të mbyllet ai me Serbinë”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, aktualisht protestuesit janë në një numër më të vogël, por shumica e tyre ende vazhdojnë qëndrojnë ë vendin e quajtur “Dy urat” në dalje të Podujevës.


Një pjesë e forcave policore po qëndron përballë protestuesve, kurse ata të njësisë speciale janë 100 metra më larg.

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_01001992147075

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_0083151886908

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_0058914277990

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_0047185560971

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_0047185560971

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_0034412852252

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) DSC_0038308211143

Kurti: Qeveria tradhtoi popullin (Video) Protestuesit-bs2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi