Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë

Shko poshtë

Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë Empty Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 12, 2009 2:30 am

Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë
Krajka: Kënga e Vaçe Zelës që u këndua vetëm një herë U1_VaceZela1
Nga Fatmira Nikolli
Ti nuk e di, ti nuk e kupton, dashurinë hëna nuk ka si e ndihmon. Kur vjen puthja e parë, përqafimi i zjarrtë, fluturon ëndrra ime, me fustan të bardhë". Këto janë disa nga vargjet e këngës "Hëna e ftohtë", e kënduar vetëm një herë nga Vaçe Zela në vitin 1962. Me notat e kompozitorit të madh shqiptar Agim Krajka, të vetmen herë që u këndua për publikun, ajo rrëmbeu duartrokitje dhe brohoritje. Tek ajo këngë, publiku gjeti veten, një pjesë të jetës së tij. Pas 46 vitesh qëndrimi në sirtar, kënga u interpretua nga një tjetër zë, nga ai i Goldi Halilit, një këngëtare e re dhe premtuese. Ishte 70-vjetori i lindjes së gjigantes së muzikës sonë, Vaçe Zela, që mblodhi së bashku këngëtarë, kompozitorë dhe miq të saj. Ndër ta ishte edhe Agim Krajka me këngëtaren Goldi Halili, që e përshëndetën Vaçen me një këngë të bukur që ajo e këndoi vetëm një herë. Agim Krajka rrëfen historinë e kësaj kënge "të ndaluar", për të cilën u hesht nga të dy palët, ndërsa Goldi Halili rrëfen emocionet e interpretimit për të dytën herë të këngës që u pasua nga heshtja.
Agim Krajka
Ju jeni njohur që herët me Vaçe Zelën, një njohje që më pas u bë një miqësi familjare. Keni pasur edhe bashkëpunime të suksesshme me këngë si "Lemza" apo "Djaloshi dhe shiu". Si u njohët ju?

U detyrova t'i përgjigjesha ditëlindjes së Vaçe Zelës, sepse ne të gjithë i detyrohemi asaj, ashtu si ajo në të vërtetë iu detyrohet disa krijuesve, të cilët iu gjendën në ato kohë të vështira që këndoi Vaçe Zela. Unë përgëzoj organizatorët e koncertit që u bë me rastin e 70-vjetorit të lindjes, sepse rëndësi ka që doli vlera e saj. Në të vërtetë kam qenë një nga pionierët e miqësisë së Vaçes dhe shoqërisë edhe si muzikant. Unë me Vaçen jemi njohur në vitin 1961. Ajo ishte një këngëtare që më pëlqente shumë, ndërsa unë isha një kompozitor që i pëlqeja shumë asaj. U bëmë shumë miq, dhe kjo miqësi vazhdoi jashtëzakonisht gjatë. Më pas miqësia u bë më e madhe sepse takoheshim unë dhe ime shoqe me Vaçen dhe bashkëshortin e saj. Një miqësi e sinqertë dhe një mirëkuptim artistik. Në vitin 1962, unë kompozova për të këngën "Lemza", me të cilën ajo më nderoi dhe unë e nderova atë. Të dy ishim të vetëdijshëm se i mungonte rinisë sonë një gjë që i takonte në ato vite izolimi. Deshëm t'i jepnim rinisë sonë jo muzikë të huaj, ne donim t'i jepnim muzikën tonë, por ta kthenim atë në kohën që jetonim. E derisa kishim mundësi, qoftë me një zë të bukur siç e kishte Vaçja, qoftë me notat e mia muzikore, pse të mos ia dhuronim rinisë një këngë të bukur...
Në 70-vjetorin e saj të lindjes, ju e përshëndetët me një këngë të veçantë, e cila u këndua nga këngëtarja e re Goldi Halili...
Kjo këngë me të cilën unë përshëndeta Vaçen, ishte kënga e dytë që bëmë së bashku, e cila erdhi pas këngës "Lemza". Titulli i saj ishte "Hëna e ftohtë", me poezi të Vilson Gjoçës. Ajo këngë hulumtonte mbi atë që, mjaft më me hënë dhe me yje. Le t'i kthehemi një realiteti objektiv. Yjet nuk të ndihmojnë nëse ty të mungon një ideal që ke. Ishte e kufizuar në banalitete, por qe një këngë shumë poetike në përmbajtje. Mendova ta sillja në atë koncert, sepse në vitin 1962 ajo këngë u këndua vetëm një herë nga Vaçe Zela. Nuk u këndua më as në vitet e mëvonshme. Kur e këndoi atë, ne ishim në pallatin e sportit "Partizani", ku Dinamo dhe Tirana luanin volejboll. Na dërgoi estrada e shtetit mua dhe disa muzikantë të tjerë që të shoqëronim Vaçen në dy-tri këngë në pushim të pjesëve të ndeshjes. Këndoi dy këngë me tematikën e kohës, dhe pastaj unë i thashë: "Vaçe, a do ta këndojmë atë këngën e re?". Ajo më tha: "Menjëherë. Dakord". Kënga u këndua dhe pasi ajo mbaroi, pati brohoritje, urime, duartrokitje nga publiku që thërriste me të madhe: "Ju lumtë, ju lumtë!". Në atë këngë, ata gjetën një gjë të tyren. U tronditëm aq shumë sa as natën e mirë nuk i thamë njëri-tjetrit. Njëri iku andej e tjetri këtej, sepse menduam se vetëm Zoti e dinte se si do të përfundonte kjo punë. Për fat të mirë, u hesht për atë këngën tonë, dhe ne bëmë sikur nuk ishim ne. Mbeti një këngë e jona, e rrethit tonë familjar dhe e shoqërisë sonë artistike. Kjo këngë dhe kënga e cigares janë dy këngë që, sot jam i sigurt se do të emociononin çdo shqiptar, edhe pse janë kënduar mbi 40 vite më parë. Në atë kohë nuk të falte njeri të shkruaje muzikë që të mos përshtatej. Partia e politizoi fjalën, por melosin jo. Ishte një krijimtari shumë e sinqertë. Unë mendova që Vaçes në 70-vjetorin e saj t'i bëja një dhuratë që do t'i kujtojë vitet e hershme, kur ishin edhe fillimet e saj shumë të suksesshme. U këndua nga këngëtarja Goldi Halili, për të cilën kam investuar. Asnjëherë nuk kam marrë zëra që kanë investuar të tjerët, dhe unë të kem përfituar nga puna e tyre. I kam marrë me zërin e tyre natyror dhe kam shkruar vetë për to, atje ku iu tingëllonte atyre. Këtë po bëj edhe me Goldin. Qëlloi që ajo këngë e kënduar para 46 viteve nga Vaçja, të këndohej tashmë nga një vajzë e re me pafajësinë e saj, me bukurinë dhe me zërin e saj. Kjo këngë i shkonte shumë kësaj vajze dhe kjo e interpretoi jashtëzakonisht bukur.
Sa kohë keni që punoni me Goldin?

Kam rreth 7 muaj që punoj me të. Ajo është një vajzë ambicioze që punon shumë dhe ka talent. Falë investimit që bëhet për të, ajo do të konkurrojë edhe për "Show girl" në Amerikë. I duhet të mësojë shumë mirë dancin, muzikën, këngën etj. Unë po bëj një album për të dhe deri tani kemi arritur tek kënga e gjashtë. Nuk është një album me të cilin duam të bëjmë biznes. Duam thjesht që ky album ta ndihmojë për konkurrimin në Amerikë. Them që me të vërtetë kam bërë disa gjëra alla-Krajka, qofsha unë i madh apo i vogël. Ato janë "Krajkë" dhe nuk janë Krajkë e viteve të "Lemza" apo të "Djaloshi dhe shiu", por të një Krajke që vjen pas 17 vitesh hulumtimi në Amerikë, të një shkolle të dytë atje. Goldi ka një zë të mirë dhe unë shkruaj për zërin e saj dhe di ku më tingëllon. Me këngën "Hëna e ftohtë", unë mendova që me Goldin ta befasoja Vaçen.

Gazeta Shqiptare - Për ZSH: Alfred Papuçiu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi