Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend BUZHALA:ANI I ILIRISHTEVE

Shko poshtë

Prend BUZHALA:ANI I ILIRISHTEVE Empty Prend BUZHALA:ANI I ILIRISHTEVE

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 26, 2012 8:27 pm

Prend BUZHALA:ANI I ILIRISHTEVE 421955_2871322834397_1599663696_2560872_603007477_nPrend BUZHALA:ANI I ILIRISHTEVE 369872_1599663696_1998523446_n
Prend BUZHALA:ANI I ILIRISHTEVE

O Zot, sa gjatë
Nuk paskam shënuar asgjë ilirishte
E tash më duhet të zbres
Në nëntokën e thellë të Ditës së Kujtimeve
Për t'i parë gjurmët e gjakut të Asaj Dite Epokë
Gjurmë që e kanë vizatuar Rrethin e Kufirit
Dikush kishte hedhur një pështymë andej

E andej nuk gjeta asgjë pos Rrethit të përjetësisë

Gjurmët nuk prajnë
Nuk pushon as ai zjarr të digjet së thelli e së larti
Aty gjeta fytyrën tënde ilirishte
në shëmbëlltyrën e zjarrit

Zbrit e zbrit atyre thellësive
përmbi të mbulojnë të tjera gjuhë popuj
e ilirishtet paskan zbritur aq thellë
e assesi të dalin përsipër

E tash nuk e di
a po përflaket fytyra jote
a unë po digjem
Ai zjarr për çudi
nuk pushon

E andej nuk gjeta asgjë
pos Rrethit tashmë të mbyllur

Shih ky shënim
paska ardhur nga Ani i Tokës
Nga Ani i Këngës
E gjithçka për një çast
u bë pjesë e atij ani

Nga kërkimet e tilla
doli se tek ani i ilirishteve
kjo këngë e paska pasur
këtë Dëshmi
Dhe së andejmi erdh e rilindi tani

(Nga libri "Ani i ilirishteve", poezi në dorëshkrim, 2007)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi