Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muharrem Salihaj:BIFURKACION

Shko poshtë

Muharrem Salihaj:BIFURKACION Empty Muharrem Salihaj:BIFURKACION

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 26, 2012 11:18 pm

Muharrem Salihaj:BIFURKACION 369418_100001616764257_1164375461_n

Muharrem Salihaj:BIFURKACION

Pikpyetje shume
pergjegjje pak
jeta rrjedh ne mes ....krejt shpengueshem
lahuta plake vajton ne bregun e kesaj dite
kengen e moqme te fisit
tashme ujku qimen e ka nderruar
ashtu thone apo eshte vetem marketing rural , vetem nje zot e di
dele te zeza jane bere shume
zemer
ngjyrat jane teper relative per ata qe nuk kan uje ne sy
jeta rrjedh
e nerodimka e qare ne mes puthe detrat dhe oqeanet
bifurkacion ne shpirt
delet e qethura kullosin ne qetesi
me leshin e pare thurren thashethemet e botes
ke te drejte
krejt kjo jete eshte bere kategori imagjinare
neper internet turbullohet uji i botes
realitet virtual
natyra eshte teper transparente
shtaza han shtazen
por vetem njeriu e lendon njeriun
ujqit grisin qetesine sonte
te vura ne gjume me nje perrale te vjeter
me përralla që dikur moti tregoheshin prane oxhakut
gjithmonë ka qene keshtu
flaka kafshonte edhe drunjte e njome
dhe dashuria pështillej kembesh plot afsh
zjarri djeg neuronet ...
femiu ne zemren tende eshte kembengules
adoleshentet vazhdimisht refuzojne arsyen
kur
syte marin ngjyren e qiellit
ngjyren e diellit
ngjyren e detit
e lumi rrjedh
jeshil
pikpyetje shume
por pergjigjje pak
vetem une dhe ti mbetem mbi varken e Noas
te lidhur perjete
Bota le ti a beje si te doj vet
pa u lagur nuk shpeton askush
Ki bese ne zotin
edhe lumin do ta bejme te rrjedh perpjet...


26.01.2012. 15:20 Muharrem Salihaj D - Ludwigshafen

Muharrem Salihaj:BIFURKACION 1_3348_thmb4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi