Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:VAJZAT QË MARTOHEN

Shko poshtë

Vullnet Mato:VAJZAT QË MARTOHEN Empty Vullnet Mato:VAJZAT QË MARTOHEN

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 1:56 am

Vullnet Mato:VAJZAT QË MARTOHEN 431592_2416798030516_1568334934_31657867_1527120869_nVullnet Mato:VAJZAT QË MARTOHEN 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato


VAJZAT QË MARTOHEN

DYMBËDHJETË VJEÇ

Ato s'kanë lidhur ftonj
në gjokse vajze,
kofshët i kanë akoma
sa dy shkopinj,
gonxhja më lart
s’ka shpërthyer petale,
pse vallë duan burra
qysh fëmijë?...

Romet e vogla
lënë lodrat gazmore
dhe duan të rrëmbehen
krejt papritur,
të lozin në shtrat
me cingla mashkullore,
lojën që i shëmton
dhe i plak pa rritur.

Madje nënat dhe baballarët
e tyre zeshkanë,
e quajnë normal
këtë prapësi të mbartur,
gjoja vajza kur rritet
dhe del në mejdan,
bën gabime që e shpien
te enjtja e barkut.

Duket e habitshme,
të paraprihet një gabim,
me një tjetër
disa herë më të madh,
që lejon enjtjet e barkut
për shumëzim,
në kohë pjellorie
më tepër të gjatë;

Duke lëshuar përtokë
qysh nga mosha e mitur,
një skuadër konsumi,
me kokorroçë të tjerë,
për ta rënduar komunitetin
me njerëz të uritur,
për të shtuar njerëzimin
me leckamanë të mjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi