Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

Shko poshtë

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin Empty Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 5:09 pm

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin 0,,6413467_4,00
Protesta e 21 janarit

Para një vitit para kryeministrisë në Shqipëri u vranë katër demonstrues. Prokurorja që zhvillon hetimet ndodhet nën trysni, si të qeverisë ashtu edhe të opozitës, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin 0,,4057751_4,00

Kryeprokuroja Ina Rama

Hetimet e kryeprokurores Ina Rama, që drejtoheshin nga njëra anë kundër atyre forcave të sigurisë, që kishin qëlluar, nga ana tjetër kundër organizatorëve të protestave, u penguan që në fillim. Kur një stacion televiziv tregoi një video, në të cilën shihej se si një punonjës i forcave të sigurisë qëllonte një demonstrues nga oborri i kryeministrisë, kryeprokurorja lëshoi urdhërarresti kundër gjashtë komandantëve të gardës, përgjegjëse për sigurinë e kryeministrit.

Por me urdhër të Ministrisë së Brendshme policia e bojkotoi urdhërin. Me veprimet e saj, tha Berisha, Ina Rama rrezikon mbrojtjen e rendit kushtetutes. Ajo vetë është e përfshirë në një komplot, të cilin e ka nxitur Edi Rama, për të rrëzuar qeverinë. Kur presidenti Bamir Topi u shpreh për hetimin e ngjarjeve nën drejtimin e kryeprokurores, Berisha e akuzoi edhe atë për puçizëm.

Zbulime të pakëndshme: Frankfurter Allgemeine Zeitung për 21 Janarin 0,,6413854_4,00

Lideri i opozites, Edi Rama

Ndihma nga FBI-ja

Nën presionin e Uashingtonit dhe Brukselit, Berisha pranoi më në fund ndjekjen penale të gjashtë oficerëve. Ina Rama kërkoi ndihma nga FBI-ja, mjekë ligjorë dhe specialistë të balistikës mbërritën në Tiranë. Kryeprokurorja kishte frikë se rezultatet e hetimeve të saj mund të kundërshtoheshin, në qoftë se nuk konfirmoheshin nga ekspertë neutralë ndërkombëtarë.

Javën e kaluar zonja Rama paraqiti rezultatet paraprake të hetimeve. Provat balistike të FBI treguan, se njëri nga demonstruesit ishte vrarë me armën, që i përket Ndrea Prendit, komandantit të Gardës së Republikës. Për t'u mbrojtur Prendi e ndërroi tytën e armës së tij me atë të shoferit, kundër të cilit gjithashtu zhvillohen hetime në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse. Gjithashtu kryeprokurorja kërkoi arrestimin e Armando Kasajt, shefit të shërbimit kompjuterik të kryeministrisë. Hetimet e FBI kishin treguar qartë, se Kasaj i kishte fshirë filmimet e kameras së vëzhgimit që natën e 22 janarit 2011 në server. Prokurorisë, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave iu përgjigj se nuk ka patur filmime, sepse kamerat kishin kohë që nuk funksiononin. Ekziston dyshimi se dëshmitë për një krim shtetëror janë zhdukur me qëllim nga qeveria.

Presion edhe nga opozita

Kodi shqiptar i procedurës penale parashikon paraburgim për krime të rënda penale. Megjithatë Prendi, shoferi i tij dhe Kasaj u liruan nga një gjykatës në arrest shtëpie. Kundër kësaj prokuroria ka paraqitur ankesë. Berisha akuzon për grusht shteti. Ai njoftoi se një hetim tjetër për incidentet do të kryhet, në qoftë se zonja Rama do të zëvendësohet me një kryeprokuror të ri. Atëherë ai Berisha do t'i arrestojë atë, presidentin Topi dhe të gjithë puçistët e tjerë.

....Zonja Rama gjendet në të njëjtën kohë edhe nën trysninë e Edi Ramës, kryetarit të partisë socialiste, për shumë vite kryetar i bashkisë së Tiranës. Edhe për kërkimin e organizatorëve të trazirave, thotë kryeprokurorja, policia ka dhënë pak ndihmë. Duke u mbështetur në hetimet e zyrës së saj, ajo ka kërkuar tani heqjen e imunitetit të tre deputetëve të Partisë Socialiste, për të cilët dyshon se kanë nxitur trazirat. Edi Rama e akuzoi atë në një letër të hapur, se po lë pa prekur përgjegjësit e vertetë të masakrës, sipas mendimit të tij Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, (ish ministër i Brendshëm dhe kryetar i aktual i Bashkisë së Tiranës), dhe po përndjek deputetë të opozitës. (dw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi