Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm

Shko poshtë

Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm Empty Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 30, 2012 7:53 pm

Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm

Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm Web-4

Në Istog sot është përkujtuar, në dyvjetorin e shkuarjes në amshim, Fadil Ferati, Kryetar i Komunës së Istogut dhe i Degës së LDK-së në këtë komunë, i cili ka qenë edhe një nga nënkryetarët e kësaj partie.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se shpreh mburrjen e LDK-së për njeriun që punoi me aq përkushtim për vendin, ndien edhe mungesën e një "njeriu të mirë, të vyeshëm, komunikativ, një atdhetari, një veprimtari të pashoq të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), por edhe të një prindi dhe familjari të mrekullueshëm".

Më tej Mustafa rikujtoi se Fadil Ferati bënte pjesë ndër njerëzit që besonte në idenë e lirisë, besonte në institucione, prandaj edhe punoi shumë për to.

Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm Web-2

"Fadili kishte besimin e njerëzve, jo vetëm të Istogut, por edhe të Kosovës. Ai mori katër herë me radhë bekimin e qytetarëve të Istogut për ta udhëhequr këtë komunë. Ai mori bekimin tuaj, edhe atëherë kur nuk bëri fushatë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Ju u krenuat me të, por edhe ai krenohej me ju", nënvizoi Mustafa.

Gjithashtu Mustafa veçoi punën e Fadil Feratit si prijës komunal për të cilin tha se u angazhua me tërë qenien për të mirën e Kosovës dhe bashkëqytetarëve të tij në Istog.

"Fadil Ferati vlerësohet lart nga anëtarësia e LDK-së, nga qytetarët e Kosovës dhe ata të Istogut. Me veprën e tij, ai mbetet personalitet shumë i dashur dhe i respektuar anekënd Kosovës, ndërkaq për bashkëqytetarët e tij, një shembull i udhëheqësit të palodhshëm e të suksesshëm, i cili u priu në procese të gjata e jetike për ta dhe për këtë vend".

LDK-ja në frymën e saj të veçantë dalluese e identifikuese, në frymën e rugovizmit, vuri në pah Mustafa, do të vazhdojë të jetë e përgjegjshme para qytetarëve të Kosovës dhe para miqve ndërkombëtar, duke udhëhequr politikë të urtësisë e të tolerancës, duke e promovuar dhe duke kultivuar paqen, ashtu siç ka bërë gjithmonë dhe pa asnjë lëkundje Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me këtë rast Mustafa u zotua se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke e pasur gjithmonë në kujtesë trashëgiminë e madhe politike që na la Presidenti Rugova, me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, si Fehmi Agani, Nekibe Kelmendi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Xhavit Ahmeti, Faruk Spahija, Fadil Ferati, Ismajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ukë Bytyçi, Latif Berisha e shumë të tjerë, - do të vazhdojë të jetë model i mendimit dhe i veprimit politik në Republikën e Kosovës.

Duke folur rreth përmbylljes me sukses të procesit të reformimit të brendshëm të LDK-së, Mustafa tha se plotësimi dhe ndryshimi i Statutit të saj, ka marrë përkrahje të plotë nga të gjitha degët anekënd Kosovës, dhe LDK-ja do ta ketë gjithmonë Program politik vizionin e Presidentin historik Ibrahim Rugova.

"Pra, ne do ta ruajmë frymën tonë rugoviane, filozofinë tradicionale politike të LDK-së, porse, në të njëjtën kohë, do t'u përshtatemi rrethanave të reja në një konkurrencë shumëpartiake dhe demokratike në vend", tha ai.

Isa Mustafa u zotua se moto e LDK-së edhe më tutje do të mbetet, "Kosova e pavarur, demokratike, e inkuadruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)".

"Edhe nga ky tubim, ne si LDK u ofrojmë qytetarëve të Kosovës vizionin tonë për Kosovën evropiane, alternativën tonë për një udhëheqje të përgjegjshme, profesionale dhe demokratike, e cila, për fat të keq, i mungon sot Republikës së Kosovës", tha kreu i LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi