Ishte një aktivist i palodhshëm i çështjes sonë kombëtare
Faqja 1 e 1

Mbrëmje përkujtimore për Qemajl Morinën (08.05.1944- 21.09.2009)
Ishte një aktivist i palodhshëm i çështjes sonë kombëtare
Në lokalet e SHKSH “Nëna Terezë” në Göppingen të Gjermanisë me dt.11.10.2009 u mbajt e pame për vdekjen e parakohshme të veprimtarit të çështjes kombëtare te të ndjerit Qemajl Morina.
Për ngushëllime familjes, farefisit, miqve, bashkëveprimtarëve dhe shokëve të Qemajlit morën pjesë shumë mërgimtarë si dhe familjarë dhe farefis të tij.
Pas përfundimit të pamës bashkëveprimtarët e të ndjerit Qemajl Morina evokuan kujtimet e tyre:
Mr. Mazllum Hasimja; organizimi i kësaj ore përkujtimore ishte i nevojshëm, sepse i ndjeri Qemajl e ka merituar një përkushtim dhe lamturmirë të këtillë.
Lajmi për vdekjen e hershme të veprimtarit të Kirchheim-Teck-ut, z. Qemajl Morina, ne mërgimtarët në Göppingen dhe rrethinë e kemi pritur me dhembje të madhe dhe me zemër të thyer.
Dhembjen nuk e ndjejnë vetëm familjarët dhe farefisi i Qemajlit, por edhe ata që bashkëvepruan me të që si synim kishin bërjen e një Kosove të lirë dhe demokratike.
Qemajli në të gjitha takimet që kishte me palën gjermane përpiqej për t’ia bërë të qartë gjenocidin shtetëror serb që po bëhej në Kosovë. Ishte njeri i urtë dhe i shoqërueshëm, dhe mbi të gjitha i palodhshëm. Me këtë rast të dhimbshëm për humbjen e tij i shprehim falënderimet tona për gjithë kontributin që ka dhënë për kultivimin e marrëdhënieve vëllazërore midis dy shoqatave tona. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Xhafer Leci: Të nderuar bashkëkombas, e nderuara familje Morina, më lejoni të shpalosi disa nga kujtimet e mia për punën dhe veprën e madhe që ka bërë Qemalji për çështjen kombëtare.
Q. Morina ka lindur në fshatin Topanicë komuna e Kamenicës. Në moshën 6 vjeçare i vdes i ati dhe ai mbetët jetim bashkë me vëllanë e vogël Ferizin. Ata i rriti nëna e tyre bujare dhe burrërore në frymën atdhetare dhe i mësoi për sjellje të mira dhe njerëzore. Qemaji nga edukata e nënës së tij mësoi se si duhet dashur dhe ndihmuar njerëzit e varfër dhe nevojtarë.
Qemajli kreu vetëm shkollën filloren në fshatin e tij dhe nuk mundi të shkollohej më tej, sepse në mungesë të babait i duhej të kujdesej për shtëpinë, nënën dhe vëllanë e vogël.
Pas vetes la 3 djem dhe një vajzë në gjendje të mirë ekonomike.
Qemajlin e kam njohur për herë të parë në vitin1970 këtu në Gjermani, ndërsa aktivitetet e përbashkëta me të i kemi filluar nga 5 maji 1990, si pjesëmarrës me rastin e themelimit të Degës së LDK-së në Eslingen-Zell afër Shtutgartit.
Më 6 tetor 1990 themeluam Aktivin e LDK-së për Kirchheim-Teck, meqë rast morën pjesë 97-të bashkatdhetarë. Në maj 1992 formuam këshillin për grumbullimin e 3% shit për qeverinë e Kosovës në ekzil të ish Kryeministrit Dr.B. Bukoshi, më 1992 në Nürttingen themeluam SH.K.SH. “Kadri Zeka”,
më 1993 hapëm 3 shkolla me mësim plotësues me 65 nxënës në Kirchheim-Teck, Nürttingen dhe Walheim. Bashkëpunonim me funksionarë të komunave të Kirchheim-it dhe Nürtingen-it si dhe me gazetat “Kirchheimer Zeitung”, “Techbote”, etj. Sidomos Qemajli mbante lidhje të rregullta edhe me funksionarë për strehimin e të huajve.
Neve, sikur në fillim të viteve të 1990-ta edhe gjatë luftës në Kosovë 1998-1999 vazhdimisht kemi mbajtur kontakte dhe kemi ndihmuar azilkërkuesit për ta fituar leje qëndrimin.
Qemajli ka qenë i angazhuar edhe në Këshillin për të drejtat e njeriut në Gjermani dhe Kosovë etj.
Të flasësh me orë për punën dhe veprën e mikut dhe bashkëveprimtarit tim më të afërm për dy dekada është e pa mundur të përfshihen të gjitha aktivitetet që kemi zhvilluar bashkë në shumë fronte. Kemi pasur mbi 200 takime pune me karakter të çështjes kombëtare, kemi grumbulluar mbi 1. 300. 000 DM, e kemi ndihmuar arsimin, shëndetësinë si dhe luftën çlirimtare me mjete materiale si dhe më dërgimin e dhjetëra tonelata veshmbathje etj. Vdekja e Qemajlit më ka goditur thellë në shpirt, sepse humba shokun dhe mikun më të mirë që kam pasur këtu në gyrbet. Lavdi i qoftë për jetë e mot.
Hasan Dançe; e vlerësoj lartë punën dhe veprën e palodhshme të shokut, mikut dhe bashkëveprimtarit tim, z. Q. Morina.
Lekë Preçi; Q. Morina ka qenë i interesuar shumë për arsimin shqip. Ai dhe z. Xhafer Leci në fillim kur u hapen 3 shkolla shqipe në Kichheim, Nürtingen dhe Walheim më patën kërkuar programin mësimor të shkollës. Qemajli shpeshherë më telefononte dhe kërkonte nga unë libra për nxënësit e shkollës tonë. Në mes Albstadt-it dhe Kirchheim-Teck-ut ka një lagësi prej 130 km, megjithatë kurrë nuk ka munguar bashkëpunimi nga ana e tij. Unë kam prezantua disa herë me nxënësit tonë në organizimet festive që janë organizuar në Kichheim-Teck.
Ndue Lekaj: Qemajlin e kam njohur nëpër organizime, tek ai kam pa një interesim të madh, ishte i palodhshëm dhe i pa thyeshëm për realizimin e aspiratave tona kombëtare drejtë pavarësisë.
Shaban Bobaj; Qemajli ka qenë i shkathët dhe i sakët, madje i përgatitur mirë. Ai bënte raportet financiare me një përkushtim të madh dhe me kohë. Raportet e Aktivit të LDK-së së Kirchheim-Teck-ut të cilat mi dërgonte ishin një dëshmi e gjallë se si neve punëtorët mërgimtarë të organizuar në radhët e LDK-së bënim punë të ndershme dhe pa asnjë keqpërdorim vetëm për ta ndihmuar vendin dhe popullin tonë në ato situata të vështira që përjetonim deri në çlirimin e Kosovës.
Nail Rexhaj; sa herë që kishte probleme të mëdha në Kosovë Qemajli vinte në Zyre të LDK-së në Stuttgart dhe na pyeste se çka mundemi ne me ndihmuar. Ai ishte i gatshëm të ofronte gjithë potencialin e tij fizik dhe mendor për t’i dalë në ndihmë atdheut tonë.
Në mungesë të z. Hafiz Gagica, i cili gjendet në Kosovë, po iu përcjelli ngushëllimet e tij juve dhe familjes së të ndjerit. Z. Gagica kishte dërguar edhe një letër për mes postës elektronike ku kishte folur për veprimtarinë e viteve të 1990-ta që kishte bërë Qemajli me shokë.
Kujtimi më i freskët i z. Gagica ishte vizita e fundit që i kishte bërë Qemajlit në spitalin e Prishtinës vetëm pak ditë para se të vdiste.
Gani Ismajli; Unë kam ardhur para 6 viteve këtu dhe z. Q. Morina e kam njohur përmes Z. Xhafer Leci, dhe tek ai kam parë një gatishmëri dhe angazhim të madh rreth organizimeve të festave tona kombëtare. Me rastin e pavarësisë së Kosovës me 17.2.2008, ku morën pjesë mbi një mijë bashkatdhetarë dhe 20 mysafirë nga pala gjermane, falë edhe me angazhimit të Qemajlit festa e pavarësisë ishte shumë madhështore.
Xhavit Krasniqi; unë kam një respekt të madh për z. Q.Morina, ai na ka ndihmuar shumë ne azilkërkuesve që t’i rregullojmë leje qëndrimet këtu në Gjermani. Mua personalisht me ka ndihmua për mes zonjës Eva Abele, e cila punonte për “Azil Kreis”. Me Qemajlin kemi krijuar një miqësi të fortë, vinte dhe shkonim familjarisht tek njëri tjetri.
Posaçërisht duhet falënderuar kryetarin e shoqatës “Nëna Terezë” z. Sylë Sylaj si dhe z. Rifat Babalia të cilët e kishin përgatit dhe dekoruar bukur lokalin ashtu siç i ka hije për këso rastesh. Një falënderim për zotërinjtë Ibrahim Ukëhaxhaj dhe Bajram Gjinovci të cilët qëndruan gjatë gjithë kohës me ne në pritje të ngushëllimeve. Në veçanti falënderojmë z. Xhafer Leci për organizimin e kësaj mbrëmjeje përkujtimore për mikun dhe shokun tonë të paharruar Qemajl Morinën.
Në fund Selami Morina, djali i Qemajlit i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe nderin që ia bënë babait të tij.
Gani Ismajli,
12.10.2009, Gjermani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Elezaj:BISEDË ME Z. RASHIT NIKÇI, AKTIVIST I DALLUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
» Ndërroi jetë Mëhill Berisha veprimtar i çështjes kombëtare
» Nuri Dragoi: A ka strategji kombëtare për zgjidhjen e çështjes shqiptare?
» Ku gjenden themelet e rilindjes sonë kombëtare
» Prof. Mahir Domi, skencëtari dhe misionari i madh i çështjes kombëtare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi