Vdiq Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së
Faqja 1 e 1
Vdiq Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së
Vdiq Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së
Pas
një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, sot, në orët e hershme të
mëngjesit, në një spital në Gjermani, në moshën 50-vjeçare, ndërroi
jetë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i
rizgjedhur i komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit,
Fadil Ferati.
Me këtë rast, kryesia e LDK-së i ka shprehur ngushëllime familjes
Ferati, qytetarëve të Istogut dhe gjithë Kosovës për ndarjen nga jeta
të Feratit.
Të gjitha detajet rreth organizimit të ceremonisë së varrimit të
nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, do të bëhen publike shumë shpejt,
thuhet në një njoftim të Zyrës së informacionit të LDK-së.
Sejdiu: Virtytet e Feratit do të kujtohen përherë
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram
ngushëllimi familjes Ferati, e cila humbi më të dashurin e saj, Fadil
Ferati, kryetar i Komunës së Burimit dhe nënkryetar i Lidhjes
Demokratike të Kosovës.
“Fadil Ferati ka dhënë kontribut të veçantë për ndërtimin dhe
forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryetar
i Komunës së Istogut në mandatin e kaluar. Qytetarët e kësaj komune, në
zgjedhjet e fundit të nivelit lokal, të parat pas pavarësisë së vendit
tonë, me votën e lirë i dhanë sërish Fadilit besimin që t’iu prijë edhe
në katër vjetët e ardhshme. Fitorja e tij në këto zgjedhje ridëshmoi se
ai kishte arritur paktin e mirëbesimit me qytetarët e kësaj komune”,
thuhet në telegram.
Duke shprehur bindjen se virtytet e tij do të kujtohen përherë nga
qytetarët e Kosovës, presidenti Sejdiu ka thënë se Fadil Ferati ka qenë
një njeri i dashur për të gjithë dhe e ka pasur vite me radhë përkrah
në punë, ndaj lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e përjeton me
pikëllim të thellë.
Ferati ka vdekur sot në moshën 50-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Biografi e të ndjerit Ferati
I ndjeri Fadil Ferati u lind më 10 Maj 1960 në Istog. Shkollën
fillore e ka kryer në Gurrakoc, komuna e Istogut, të mesmen në Istog,
ndërsa Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, ku ka
diplomuar në vitin 1985. Qe nga themelimi i Lidhjes Demokratike të
Kosovës, si dhe me formimin e strukturave të saj edhe nëpër komuna, që
në fillim të vitit 1990 me themelimin e Aktivit të LDK-së në Gurrakoc,
Ferati është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Aktivit deri në vitin 1992.
Më pastaj në Kuvendin e Dytë të LDK-së, në vitin 1992, është zgjedhur
kryetar i Aktivit të LDK-së në Gurrakoc dhe anëtar i Kryesisë së Degës
së LDK-së në nivel të komunës. Në Kuvendin e dytë të rregullt është
zgjedhur kryetar i Kryesisë së Këshillit Komunal të Financimit dhe këtë
funksion e ka ushtruar që nga viti 1995 deri pas luftës, kur ka pushuar
funksionimi i këtij këshilli. Në Kuvendin e tretë të LDK-së, të mbajtur
në shtator të vitit 1997 është zgjedhur kryetar iKryesisë së LDK-së në
Komunën e Istogut, kurse në Kuvendin e katërt të LDK¬-së sërish është
zgjedhur Kryetar i Kryesisë së LDK-së në Komunën e Istogut dhe anëtar i
Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Pas fitores së LDK-së në zgjedhje
e viti 2000, në mbledhjen e parë konstituive, nga delegatët e Kuvendit
Komunal në Istog me shumicë votash është zgjedhur kryetar i Kuvendit
për Komunën e Istogut dhe po ashtu në zgjedhjet lokale të vitit 2002,
të mbajtura më 26 tetor, sërish është zgjedhur Kryetar i Kuvendit
Komunal për Komunën e Istogut. Gjithashtu, ne zgjedhjet e vitit 2007,
me votën e drejtpërdrejtë të qytetarit, është zgjedhur kryetar i
Komunës së Istogut. Në zgjedhjet e fundit lokale, të vitit 2009, është
rizgjedhur kryetar i Komunës së Istogut. Ferati në vitin 2006 është
zgjedhur nënkryetar i LDK-së. Familja Ferati jeton në Gurrakoc, komuna
e Istogut. Fadili ka qenë i martuar, baba i tre fëmijëve. Biografi e të
ndjerit Ferati

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faik Krasniqi: Vdiq Fadil Ferati, kryetar i komunës së Istogut
» Rugova: Fadil Ferati kishte aftësi të ishte bartës i proceseve
» Intervistë me Dr.Fadil Kryeziu, nënkryetar i parë i Degës në Prizren dhe anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
» Shefqet DIBRANI:NJË NËNKRYETAR QË SILLET SI KRYETAR
» Ferati, shembull i udhëheqësit të palodhshëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi