Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova  Empty Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 03, 2012 9:30 pm

Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova  173588_100000612684184_588786746_n

Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova

Atë që se kishte bërë Europa e atëhershme kur nuk e ndihmuan sa duhet Prijësin e shqiptarëve Gjergj Kastriotin apo mbrojtësin e civilizimit europiankundër hordhive shkatërruese nga Anadolli ,pra osmanlinjeve që na shkatërruan gati gjenin shqiptarë, Europa e permirësoi duke i dal krah Ibrahim Rugovës dhe kombit shqiptarë në shekullin e kaluar e në këtë shekull. Me këtë Europa ndreqi deri dikund edhe gabimin e bëre nga paraardhësit e tyre në shekullin e 14 e 15 të .
Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova  509480557_e3acc46873Xhevat Rexhaj:E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova  U1_IbrahimRugova8
Fjalët e urta të popullit gjithmon gjejnë prehje dhe gjejnë shprehje në kohë të caktuara dhe të duhura. Populli e ka nji thanje shumë të mirë kur thotë , " e mira vjen ngadale".
Ne shqiptaret si një nder popujtë me traditë dhe lashtësi ndër me të herëshmeet në këtë Europë, kemi perjetuar dallgë të mëdha nepër shekuj. Që nga kohe ilire kur paraardhësit tanë ishin fuqi europe e deri në ditet e një errësire 5 shekullora që do të na e ndalonte driten dhe do na e ndalonte hapin për të jetuar dhe zhvilluar si komb, ishte kjo koha kur për fatkeqësin tonë na pushtoi kamba e egër dhe vrastare gjenocidiale turko-sulltane. Në fillimin e kësa historie të dhimbshme megjithatë shqiptarët të udhëhequr nga biri i Shqipërisë Gjergj Kastrioti plot gjysëm shekulli i shkaktoi humbje të mëdha pushtuesit të ardhshem nga Anadolli i largët e i poshter. Gjergj Kastrioti dhe bijtë shqiptarë si shqiponjat versuleshin dhe shkatërronin turmat e ushtrisë barbare turke kudo dhe kurdo. Ato kohë Gjergj Kastrioti dhe Arberia, Dardania e Ilirida kishin nevoj për ndihmë nga miqët dhe fqinjët e tyre europian, por mjerishtë ajo ndihmë edhe asaj kohe por edhe shekuj më vonë nuk u duk në horizont, dhe për këtë besohet se Europa gjithmon kishte nji dozë përgjegjësie që kishte lejuar që nji pjesë e trungut dhe e trupit të saj të përbërë nga nji racë e fortë njerëzore me tipare të forta civilizimi të lëshohej në duartë e nji pushtuesi të egër që sillte pos dhunës edhe nji tjeter rregullë jetese dhe tjeter religjioni , i cili më vonë do të shëndrrohej në kancer për mbarë Europen. Me 1912 Shqipëria disi me mund u çlirua nga zgjedha turke edhe pse e sakatuar nga osmanlinjët të cilët falen tokat tona te shkiet dhe greket, por megjithatë me ndihmen amerikane Vilsoniane por edhe të Europës u fitua shteti shqiptarë. Vitet kalonin po shqiptarët me vëmednje përcillnin kohen për të arritur te momenti i volitshem për të bashkuar trojetë shqiptare dhe kjo gati se qe e mundur pas luftës së dytë botrore por mjerishtë kjo nuk mund u realizua, ngase në shtetin shqiptarë erdhi në pushtet dhe mbi pushtet nji klasë vrastare politike e cila vrau dhe shkatërroi shqiptarë më shumë sesa ata që ishin nën sundimin e Serbosllavisë. Kjo ishte tragjedia e madhe shqiptare që ndodhte me urdhërat e vetë komunistëve shqiptarë të cilët bënë të mundur që Jugosllavija e athershme ta aneksoi Kosoven dhe ta vë nën sundimin e Serbisë.
Shqiptarët megjithatë nuk dorzoheshin dhe nuk ipeshin, ata në trojet e veta nën sundimin serbo-sllav përgatiteshin me shumë kujdes që në momentin më të volitshem të shpërthenin dhe ta realizonin amanetin që prej kohës së Gjergj Kastriotit për çlirim nga pushtuesit e egër barbarë. Vitet e 90 të shekullit të kaluar sollën në skenën tonë politike dhe intelektuale figura të çmuara dhe të gatshme që ti realizojnë synimet shekullore shqiptare, në ballë të kësaj lëvizjeje demokratike por në esencë e fortë dhe nacionaliste u vu Njeriu i duhur në kohë dhe vend të duhu,r Ibrahim Rugova dhe me ,dhe afër tij me mijëra figura të shquara shqiptare pra i gjithë populli në të gjitha trojete tona. Për të mirë të shqiptarisë më në fund edhe në Shqipëri lëvizja demokratike në krye me Sali Berishen, Azem Hajdarin, Pjeter Arbnorin dhe mijëra intelektual të tjerë rrëzuan njihere e përgjithmon jashtëqitjet komuniste shqiptare që kishin katrahue popullin shqiptarë në Shqipëri.
Prijësi i shqiptarëve të trojeve etnike edhe pse ende nënë pushtimin serbo-sllav, e deklaroi hapur në fillim vizionin e tij se Kosova do të bëhet republikë pra shtet, për këtë ai që në fillim vendosi dhe riparoi uren tej atlantike me SHBAnë e Vilsonit, por tani më të G. Bushit senior e më vonë B. Klintonit, Rugova i preku edhe plaget e vjetra që kishin lenë të pa sheruara europianet e shekujve të kaluar duke ju treguar atyre se tani më e kanë shansin që të përmirësojnë gabimete e të parëve të tyre dhe ta vendosin drejtësin në vendin e vet, pra ta ndihmojnë krijimin e shtetit të Kosovës, apo Republikën e Kosoves të cilën e shpalli ai dhe e votoi populli i Kosovës me 1991 e me 1992 ai edhe do të zgjidhet President i Republikës së Kosovës. Këtij Burri të madh të shqiptarisë SHBAja dhe Europa demokratike ia hapen zyret, ia hapen dyert e shteteve të tyre dhe e prisnin si burrështetas, pra si President të nji shteti edhe pse nuk deklaroheshin hapur për këtë qështje.
U desh pra më shumë se 5 shekuj që një Burr i kombit shqiptarë të i delte krah Gjergj Kastriotit, heroit më të Madh të kombit shqiptarë dhe ta kryente amanetin se shqiptarët do të bashkohen me kohen, e ai ishte pra Ibrahim Rugova, Presidenti I Kosovës Njeriu që theu jo vetëm Serbinë por mundi edhe aleatët e fortë të saj Rusinë e sllavinë e gjërë, Rugova ktheu në anën tonë edhe shumë miqë të dikurshem të Titos jugosllav, pra thjeshtë Ibrahim Rugova e riparoi nji të padrejtë 5 shekullore, andaj edhe me të drejtë duhet të thuhet se Presidenti Ibrahim Rugova është i pari shqiptarë pranë Gjergj Kastriotit.
Bota e përparuar dhe bota demokratike e ruajten respektin dhe peruljen para madhështisë së Gjergj Kastriotit me shekuj, po kjo botë demokratike e respektoi prej daljes në skenen politike Ibrahim Rugoven, andaj sa të ketë njerëz mbi dhe shqiptaria do të prezentohet gjithmon në historinë e saj me dy Figura madhore kombtare dhe botërore, Gjergj Kastriotin të parin dhe Ibrahim Rugoven në krahun e tij ku kurrë nuk do të mungoi edhe Engjellusha shqiptare Gongje Bojaxhiu- Nana Tereze, që të dy krijuan shekuj, që të dy mbeten në shekuj dhe që të dy do respektohen në mbarë shqiptarinë dhe në botën e qytetëruar. Europa dhe Amerika e kryen nji obligim që e kishin bartur si ngarkesë me shekuj, e formuan së bashku me sakrificat dhe luftrat shqiptare shtetin e dytë atë të Dardanisë,e që i rri si nuse shtetit të parë Arbërisë.
Presidenti Ibrahim Rugova në Janarin e vitit 2006 ndërroi jetë, ai shkoi në amshim ku do ta ketë takuar heroin ma të Madh shqiptarë Gjergj Kastriotin dhe do i ketë treguar se Dardania mbetet Dardani krah për krah me Arbëri.

Njerëzit e botës folen dhe shkruan, erdhen dhe nderuan Burrin e shqiptarisë Ibrahim Rugoven, ishin aq shumë saqë edhe burrështetas me nga 100 milion banorë do e kishin lakmi nji percjellje në varr të tillë që e kishte Ibrahim Rugova, 1 milion shqiptarë dhe burrështetas e politikaj të mbarë botës e munden acarin e asaj dite për ta përcjellur deri në banesen e fundit njeriun që bëri dy shekuj bashkë.
Kemi nevoi të lexojmë dhe kujtojmë ato që thanë njerëz të mëdhenj të botës për Presidentin Ibrahim Rugova, duhet edhe të rinjët tanë të kenë njohuri se sa respekt kishte kudo emri Ibrahim Rugova, emër që do të na përcjelli edhe shkeuj të tërë krah për krah me Gjegj Kastriotin.


-Ish Presidenti amerikan Bill Klinton ka shprehur dhembjen e tij të thellë për vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilësuar humbje të madhe për Kosovën. "Në rend të parë, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës, me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova. Për mua është dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim të madh për të.
Me Presidentin Rugova jam takur shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij. Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri", thuhet në një deklaratë të ish Presidentit amerikan Bill Klinton.
Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, i ka shprehur ngushëllimet më të thella Familjes së Presidentit Rugova dhe tërë popullit të Kosovës. Në një prononcim për Express, të shtunën, Albright ka rikujtuar edhe një herë kohën që kishte njohur Presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se është e nderuar që e ka njohur atë. "Mbajmë zi për ndërrimin e jetës së Presidentit Rugova dhe e kujtojmë trashëgiminë e tij. E ka prekur jetën e gjithë neve... Dhe, unë isha e nderuar që e njoha", ka deklaruar Albright.

Richard Holbrooke, një nga diplomatët që ka luajtur një rol qendror në Ballkan, gjatë viteve 90 thotë se Presidenti Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, tha se populli i Kosovës ishte me fat që u drejtua nga një njeri i tillë dhe tani duhet të punojë për të realizuar ëndrrën e Presidentit Rugova për pavarësi. Ambasadori Holbrook foli edhe për një ëndërr të tijën për të ardhmen e popujve të Ballkanit. Ambasadori Holbrooke e përmbledh me pak fjalë rolin e rëndësishëm të Presidentit Rugova për Kosovën.
“Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe këmbënguljen e tij”.
Presidenti Xhorx Bush: Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë
Shtëpia e Bardhë/Uashington 23 janar - Presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush i ka dëguar një letër ngushëllimi Familjes së Presdentit Rugova dhe popullit të Kosovës.
"Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare.
Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës.
Sinqerisht, George W. Bush", theksohet në fund të mesazhit të Presidentit amerikan.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i shprehu të shtunën ngushëllimet e saj popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Përmes një deklarate, Sekretarja e Shtetit thekson se Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë të vështira dhe fitoi respektin e botës, për përpjekjet e tij për demokraci dhe paqe. Edhe në momentet e fundit kur luftonte me sëmundjen, Presidenti Rugova punoi për të sjellë unitet mes udhëheqësve të Kosovës dhe shpresë për popullin e tij”. “Vdekja e Presidentit Rugova, thuhet më tej në deklaratën e zonjës Rajs, ndodh në një moment kur Kosova ka hyrë në procesin politik për të përcaktuar të ardhmen e saj”.
Ati i Shenjtë Benedkti XVI ka ngushëlluar, dje, popullin dhe institucionet e Kosovës, me rastin e humbjes së parakohshme të Presidentit Rugova, përmes një telegrami ai shkruan :"Me marrjen e lajmit të trishtueshëm për humbjen e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Lartmadhëria e Tij Papa, ngarkon Shkëlqesinë Tuaj për përcjelljen e ngushëllimeve të Tij të përzemërta për zinë që ka goditur popullin dhe administratën (institucionet) e Kosovës, ndërsa siguron afërsinë shpirtërore në këtë orë të sprovës. Në përkujtim të virtyteve solide civile që kanë inspiruar jetën dhe veprën në shërbimin shpirtmadh, që i ndjeri ka dhënë për bashkëqytetarët e Tij, Shenjtëria e Tij ka kërkuar nga Zoti bekime të plota për banorët e dashur të Kosovës."
Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka dekoruar post mortum Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova me "Urdhërin e Flamurit Kombëtar". "Unë kam vendosur ta dekoroj Presidentin Rugova me Dekoratën më të lartë - Urdhërin e Flamurit Kombëtar", tha Moisiu duke i siguruar shqiptarët se do të realizohet sa më parë pavarësia e Kosovës. "Një Kosovë e pavarur të realizohet sa më parë:" tha ai, ndërsa porositi popullin shqiptarë dhe politikanët që të jenë të bashkuar dhe të ecin përpara, "për realizimin e ëndrrës së Rugovës dhe të gjithë shqiptarëve".
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan shprehu besimin se vdekja e udhëheqësit të Kosovës nuk do të pengojë procesin e negociatave
. Kryeministri i Britanisë së Madhe Toni Bler, nëpërmjet një mesazhi në adresë të kryeparlamentarit Nexhat Daci, ka shprehur ngushëllime të sinqerta dhe keqardhje të thellë për vdekjen e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
" Mendimet dhe lutjet tona janë me gruan dhe tre fëmijët e tij, gjatë kësaj periudhe kohore të vështirë. Presidenti Rugova ishte një forcë e rëndësishme në jetën e Kosovës, për shumë vjet. Popullariteti i tij në mesin e popullit të Kosovës dëshmon për mbështetje të gjerë për përpjekjet e tij joviolente për të ardhmen e Kosovës. Jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të takohem me të. Shpreh keqardhje të thellë që vdekja e tij ndodhi në kohën kur sapo ka filluar procesi për statusin final të Kosovës. Puna e palodhshme e presidentit Rugova dhe vendosmëria e tij ka ndihmuar që kjo të ndodh. Pres që të gjithë liderët politik të Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë në përkushtimin e presidentit Rugova për një Kosovë ku të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, racën apo religjionin, janë të lirë të jetojnë dhe të prosperojnë në mënyrë të barabartë. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe ekipi negociator dhe liderët tjerë të Kosovës që të mblidhen për këtë qëllim në negociatat që po i zhvillon presidenti Ahtisari".
Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf dhe kryeministri Shaukat Aziz ia kanë përcjellë ngushëllimet më të thella për vdekjen e Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës në këtë mënyrë. "Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e Presidentit Rugova. Në këto momente pikëlluese, ne jemi me familjen e Presidentit Rugova dhe e popullin e Kosovës. Lufta e Presidentit Rugova për popullin e Kosovës do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë. Besoj se populli i Kosovës, edhepse i veshur në zi, do të gjejë forcë dhe do ta vazhdojë punën dhe për ta forcuar paqen dhe përparimin e Kosovës.
Ne lutemi për të. Zoti e bekoftë shpirtin e tij.
Kancelari i Austrisë Volfgang Shysel (Schuessel) ka deklaruar: "Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm. Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet". "Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë", tha kancelari austriak Volfgang Shysel.
Bob Hand, këshilltar në Komisionin Helsinki të Kongresit amerikan thotë se trashëgimia kryesore e Presidentit Rugova për Kosovën është se ai ishte njeriu i paqes. "Ai mbështeste pavarësinë e Kosovës dhe e shikonte arritjen e saj nëpërmjet mjeteve të padhunshme dhe pikërisht kjo do të jetë trashëgimia e tij. Shpresoj që trashëgimia e tij të mbetet e gjallë, që njerëzit të shikojnë arritjet e tij, të reflektojnë mbi këto arritje dhe të përpiqen të gjejnë në të ardhmen mënyra paqësore për të çuar përpara çështjen e tyre cilado qoftë ajo", tha Hend
Sekretari i jashtëm britanik Xhek Strau shpreh pikëllimin e tij për humbjen e figurës më të shquar të Kosovës. "Në këtë moment të vështirë për familjen Rugova dhe popullin e Kosovës, dëshiroj të shprehë simpatinë time dhe ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova", ka thënë sekretari i jashtëm britanik, Jack Strau. Ai e ka vlerësuar presidentin Rugova si një ndër figurat më të shquara të Kosovës. "Vdekja e tij vjen në kohën e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosovës, për të cilën gjë kryetari Rugova ka punuar fuqishëm”, ka thënë Strau.
Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, thotë se:" Kosova pa presidentin Rugova është një Kosovë e ndryshme, politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, por njerëzit këtu do ta respektojnë shumë trashëgiminë e tij dhe do të shkojnë përpara me idetë që u la ai. Presidenti Rugova ishte symbol i Kosovës në gjithë botën, ishte edhe simbol në Kosovë, mund ta shohësh këtë nga grupet e shumta të njerëzve që kalojnë para trupit të tij, në ndërtesën e Parlamentit. Ata po e bëjnë këtë me dinjitet dhe respekt shumë të madh dhe dashuri shumë të madhe. Është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare: Ibrahim Rugova, tash dihet jo më në hapësirën shqiptare, por edhe në atë evropiane dhe botërore është pranuar si një lider i shquar i Kosovës, si një nga liderët më të shquar të kom-bit shqiptar një njeri që u gjend në kohën e duhur në një moment të historisë shumë, shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar. Kjo dashuri e popullit shqiptar, ky nderim që i bëhet sot, kjo jehonë e tij e dëshmon më së miri këtë që thashë.
Kancelarja gjermane Angela Merkel,është shtangur, kur ka marrë lajmin për vdekjen e Rugovës. Përmes një deklarate zonja Mekel ka ngushëlluar familjen dhe shoqen e jetës së Presidentit kosovar, duke vënë në dukje reputacionin mirë që ai gëzonte në Gjermani: "Pozicionimi i Rugovës në anën e rrugës së padhunshme dhe demokracisë ka qenë porosia dhe amaneti për të gjthë ata, që mbajnë përgjegjësi politike në Kosovë," - ka deklaruar kancelarja Merkel, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë.
Edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, u ka shprehur organeve zyrtare të Kosovës dhe popullit kosovar ngushëllimet për vdekjen e presidentit Rugova, i cili sipas ministrit socialdemokrat ka qenë i lidhur ngushtë me Gjermaninë. "Endërra e jetës së tij ka qenë pavarësia e Kosovës, për të cilën është përpjekur në mënyrë të palodhshme, si edhe integrimi i saj në familjen evropiane," - ka deklaruar Shtajnmajer të shtunën në Berlin.
Presidenti i Francës Zhak Shirak me një telegram ngushëllon familjen Rugova duke shprehur besimin se Kosova do t'i afrohet Bashkimit Evropian.
"Me pikëllim mësova për vdekjen e bashkëshortit tuaj, Kryetarit ibrahim Rugova. Në këto rrethana dhimbshurie, në emrin tim dhe në emër të Republikës franqeze ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqertat. Ju lus që t'i përcjellni ato me një shprehje të simpatisë sime të thellë, fëmijëve tuaj Mendit, Ukës dhe Teutës.
Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajës politike që animuan Ibrahim Rugovën për të mbrojtur gjatë viteve 1990 të drejtat demokratike të popullit kosovar dhe për të punuar në kthimin e paqës dhe pajtimit në regjionin tuaj.
Mungesa e bashkëshortit tuaj, tani kur kanë filluar bisedimet për çështjen e statusit final, bëhet tani edhe më tragjike. Përgjegjësia tani i takon të gjithë përgjegjësve politik për të marrë përsipër amanetin e tij dhe të shpien në të mirë procesin e negociatave me një shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siç e kishte ai.
Franca shpreh urimin që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova duhet të kaloj për t’ju afruar Bashkimit Europian. Edhe njëherë, me ngushëllimet e mia, ju lutem pranoni, Zonjë, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, dhe të solidaritetit tim të ndershëm në pikëllimin dhe dhimbjen tuaj".
Oto fon Habsburg (Otto von Habsburg), kryetar nderi i Unionit Paneuropian në mesazhin e tij të ngushëllimit për Presidentin Rugova shkruan: "I pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen e Presidentit Rugova ju përcjell juve dhe popullit të Kosovës ngushëllimet e mia të përzemërta. Zoti e shpërbleftë në përjetësi Gandin e Evropës për përpjekjet e tij të palodhshme në shërbim të popullit të vet, si mbrojtës heroik i të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe vetëvendosjes së popujve - synime bujare të jetës së tij në tokë. Duke përkujtuar përkushtimin e tij për çështjen e bashkimit të Evropës dhe Kosovës së tij si një anëtare e nderuar kësaj bashkësie, Otto von Habsburg, kryetar Nderi i Unionit Paneuropian".
Kryetari i Partive Popullore të Evropës Vilfrid (Wilfried) Martens, shkruan: "Familje dhe miq të Presidentit Ibrahim Rugova, Me pikëllim të madh mësova për shkuarjen nga jeta të Ibrahim Rugovës, të cilin kam pasur privilegj dhe kënaqësi ta takoj në raste të ndryshme. Ai ishte baba i përkushtuar dhe frymëzues për lirinë e Kosovës. Në emrin tim personal dhe të Partisë Popullore Evropiane ju përcjell në këtë mënyrë juve dhe qytetarëve të Kosovës ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen tuaj", thuhet në mesazhin e zotit Martens drejtuar familjes Rugova.
Kogresmeni demokrat i Nju Jorkut : Eliot Engel: Doktor Rugova ishte një njeri i shquar, ishte miku im dhe unë ndjehem mjaft i trishtuar për humbjen e tij. Por mendoj se ai do të dëshironte që ne ta vazhdojmë luftën për pavarësinë e Kosovës. Mendoj se ne duhet ta përdorim jetën e tij si një frymëzim dhe të shumëfishojmë përpjekjet për të punuar së bashku në mënyrë që liria dhe pavarësia e Kosovës të bëhet realitet.Pra do të shpresoja që vdekja e tij, në vend që ta ngadalësonte ecjen tonë drejt këtij objektivi, do të na japë shtytjen për të ecur përpara. Mendoj se të gjitha fraksionet politike në Kosovë duhet të bashkohen dhe ta mbajnë syrin në objektivin kryesor, që është pavarësia për Kosovën.
Dejvid Filips, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Eli Vizel për Njerëzimin, i themeluar nga laureati i Çmimit Nobel, shkrimtari Eli Vizel, e ka njohur nga afër Presidentin Rugova. Zoti Filips shprehu besimin se udhëheqësit e shqiptarëve do të vazhdojnë punën në rrugën që ndoqi zoti Rugova, për të bërë realitet pavarësinë e Kosovës. Analisti i bëri këto komente ku paralajmëroi gjithashtu që të mos ketë zvarritje në procesin e negociatave për të shmangur një radikalizim të mundshëm të klimës politike në Kosovë.
Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso : Komisioni Evropian ka komunikuar se është i dëshpruar me lajmin mbi vdekjen e Ibrahim Rugovës. Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso tha se Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar. Komisioni Evropian e vlerëson lartë punën e presidentit Rugova si dhe angazhimet e tija për zgjidhje paqësore të problemit në Kosovë, ndërsa liderët e vendit inkurajohen që të vazhdojnë punën në këtë fryme, thuhet ne komunikatë.
Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto :"Vdekja e Presidentit Rugova është një moment pikëllues për popullin e Kosovës. Si President i Kosovës, Z. Rugova ka promovuar mjetet paqësore për të sjellë ndryshime për popullin e Kosovës. Në emër të ushtarëve të KFOR it, i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së Z. Rugova."
Shefi i politikës së jashtme i BE-së, Havier Solana, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës të tregojnë "unitet dhe përgjegjësi" pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova,.
"Vdekja e Presidentit Rugova ndodh në një kohë me sfida të posaçme", ka thënë Solana në një kumtesë. "Urtia dhe autoriteti i tij do të mungojnë shumë. Në këtë moment të rëndë, unë u bëj thirrje liderëve të Kosovës, të tregojnë “unitet dhe përgjegjësi", ka shtuar ai. "Me të Kosova ka humbur liderin historik, i cili ia ka kushtuar jetën e tij mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës", ka thënë Solana. "Presidenti Rugova ka qenë një burrë i paqes, i fortë përballë presioneve, por thellësisht i mbrujtur me idealet me idealet e mosdhunës", ka thënë Solana.
Ursula Plasnik në emër të Kryesisë të Unionit Evropian, Kryetarja e radhës , ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Presidentit Rugova, institucioneve dhe gjithë popullit të Kosovës. "Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike, Presidenti Rugova punoi pa lodhur për interesat e Kosovës, si një mbrojtës i paluhatshëm i mosdhunës, ai vazhdimisht ka insistuar në dialogun politik.
Fatkeqësisht ai nuk pati ia arriti të përfundojë misionin e tij politik. Në kohën kur statusi i Kosvës po negociohet, ne ftojmë të gjitha palët ta vazhdojnë trashëgiminë e tij për të bashkëpunuar dhe për të gjetur një zgjidhje që do të sjellë paqe, prosperitet, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën dhe popullin e saj", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të nënshkruar nga Plasnik.

Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, ngushëllon popullin e Kosovës duke e porositur që të vazhdojë politikën e Rugovës. "Shqiptarët e Kosovës më vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë humbur udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cilit ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj së përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës do të dinë ta vazhdojnë rrugën e nisur nga ai, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës por, duke i ikur ekstremizmit të mundshëm i cili do të ndalonte arritjen e qëllimeve të nisura",- thuhet mes tjerash në deklaratën e kryetarit kroat, Stjepan Mesiq.
Kryenegocatori për bisedime diplomati finlandes Marti Ahtisari: "Me keqardhje dhe pikëllim të thellë mësova për vdekjen e Presidentit Rugova. I shpreh ngushëllimet e përzemërta në radhë të parë familjes së Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës", thuhet në një deklaratë të kryenegocatorit Marti Ahtisari. "Kosova ka humbur liderin e saj historik në këtë kohë vendimtare, kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Ai ishte simbol i aspiratave të popullit të Kosovës dhe ia kushtoi jetën e tij promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës me anë të mjeteve paqësore.
Isha shumë i impresionuar me vizionin e tij për të ardhmen, me përcaktimin e tij për të punuar për një Kosovë më të mirë dhe lidershipin e tij të ekipit negociator. Me kënaqësi kujtoj takimin tonë në Prishtinë gjatë udhëtimit tim të parë në Kosovë pasi isha caktuar Emisar Special. Pres që liderët politikë të Kosovës të tregojnë përgjegjësi dhe të mbeten të bashkuar dhe aktivisht të mbështesin përpjekjet tona të përgjithshme në realizimin e statusit të Kosovës" shkruan kryenegocatori për bisedime diplomati finlandes Marti Ahtisari.

Presidenti i Bankës Botërore, Pol Volfovic, i ka shprehur ngushëllime popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilësuar si luftëtar të madh për të drejtat e popullit të Kosovës. "Dëshiroj t'i shpreh ngushëllime të sinqerta popullit dhe qeverisë së Kosovës për humbjen e presidentit Rugova.
Rugova ka lënë pas vete një trashëgimi impresive të veprimit të përkushtuar për paqe dhe për realizimin e të drejtave të popullit të Kosovës. Unë e kujtoj atë si një luftëtar të madh për të drejtat e popullit të tij dhe si një njeri modern dhe të arsyeshëm. Në këtë moment vendimtar për Kosovën, shpresoj se shembulli i Presidentit Rugova do të ndiqet nga liderët e Kosovës. Banka Botërore do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në luftën e saj për një të ardhme më të mirë për popullin e saj", thuhet në mesazhin e presidentit të Bankës Botërore, Pol Volfovic.
Hand: Rugova ishte njeriu i paqes; Nuk jam i sigurtë nëse ndonjë politikan tjetër i Kosovës mund të zërë vendin e tij
Ministrat e BE së Presidentin Rugova e kanë cilësuar lider historik, kurse vdekjen e tij humbje të madhe

AMANETI I PRESIDENTIT RUGOVA: ARKIVOL NGA AMERIKA!

NATO: Populli Kosovës të ndjek shembullin e Rugovës
Në emër të Aleancës veriatlantike, sekretari i përgjithshëm i NATO-s jap de Hoop Scheffer ka shprehur ngushëlimet më të thella për vdekjen e kryetarit Rugova, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Kryetari Rugova do të kujtohet si njeri i bindur me idenë për një Kosovë demokratike, paqësore dhe multietnike. Deri në fund të jetës së tij, Ibrahim Rugova ka luajtur rol kyç në ndihmë Kosovës për paqe dhe stabilitet. Jam i sigurt se shembulli i tij do të ndiqet nga populli i Kosovës në këtë kohë të rëndësishme për të ardhmen e saj, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.
Ministrja e Austrisë, Plashnik: Ruga e papërfunduar e Rugovës...
Ministrja e jashtme austriake Ursula Plashnik, vendi i së cilës kryeson me Bashkimin Evropian konsideron se gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike, kryetari Rugova ka punuar pët të mirën e vendit duke përcjell parimet e joviolencës. “Nuk iu dha gjasa që të përfundojnë rrugëtimin e tij politik”, tha Plashnik. Në emër të Bashkimit Evropian ajo apeloi tek lidershpi politik që të bashkohen dhe punojnë drejt gjetjes së zgjidhjes afatgjate për Kosovën.
Manuel Baroso: Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar
Komisioni Evropian ka komunikuar se është i dëshpruar me lajmin mbi vdekjen e Ibrahim Rugovës. Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso tha se Rugova ishte lider jashtëzakonisht I respektuar. Komisioni Evropian e vlerëson lartë punën e presidentit Rugova si dhe angazhimet e tija për zgjidhje paqësore të problemit në Kosovë, ndërsa liderët e vendit inkurajohen që të vazhdojnë punën në këtë fryme, thuhet ne komunikatë.

Kryesuesi i OSBE-se Karel De Guht shoreh ngushëllime familjes Rugova dhe Kosovës
Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Ministri i jashtëm belg Karel De Guht, i ka shprehur Familjes Rugova dhe popullit të Kosovës ngushëllimet e tij të sinqerta për vdekjen e kryetarit të Kosovës Dr Ibrahim Rugova. "Jam i goditur nga ndjenja e humbjes së pafund dhe të parakohshme të njeriut që erdhi për të personifikuar kërkesat për një të ardhme paqësore dhe demokratike për Kosovën e tij të dashur, ka thënë kryesuesi i OSBE-së Karel de Guht në telegramin e tij ngushëllues.
Agjencitë botërore dhe TV përkujtojnë Presidentin Rugova si luftëtar i paepur për pavarësi

Prishtinë, 21 janar - Të gjitha agjencitë më të njihura botërore sjellin si lajm të parë në edicionet e tyre vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke përkujtuar se Presidenti Rugova ishte lider i paepur për shumë vite në përpjekje të popullit të Kosovës për pavarësi. Shumica e agjencive botërore përkujtojnë se ai ishte nga të parët që u ngrit kundër shtypjes nga regjimi serb në Kosovë në fillim te viteve të nëntëdhjeta. .

Agjencia Rojters thekson se Rugova ishte "ikonë e popullit shqiptarë në përpjekje për pavarësi" dhe shton se vdekja e tij do të ndikojë në procesin e filluar për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Duke përkujtuar se Presidenti Rugova ishe figura më e ndritur në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës, rrjeti televiziv CNN, përkujton se Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarëve dhe përveç kontributit të tij për Pavarësinë e vendit, ai po ashtu kishte dhënë kontribut të madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar.

CNN po ashtu përkujton se Rugova u kishte shpëtuar dy atentateve.
Agjencia AFP thekson se Rugova shihej si "babai i kombit" dhe kishte mbajtur marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, posaçërisht me Uashingtonin. Kjo agjenci thekson se, edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Saharov për liri në vitin 1998.
AP-ja thekson se Rugova ishte mishërim i shqiptarëve për pavarësi nga Serbia dhe që në fillim të viteve 90-ta u vu në krye të një lëvizjeje të padhunshme për pavarësinë e vendit të tij. Edhe AP thekson se vdekja e Rugovës do të shkaktojë një zbrastësi të madhe në procesin për zgjidhjen e procesit të Kosovës, ngase, si] thekson kjo Agjenci "Asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova". AP thekson se falë politikës së tij, Rugova kishte fituar respekt të madh ndërkombëtar.
BBC-ja thekson se Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin, duke e përkujtuar se Rugova bëri një kthesë të madhe pasi fitoi zgjedhjet pas lufte u bë President në zgjedhjet e njohura ndërkombëtarisht.

"Zëri i Amerikës": Vdekja e Presidentit Rugova i ngjan humbjes së një profeti.

ASHAK: U nda nga kjo jetë personaliteti i shquar i botës shqiptare
Qeveria e Shqiperise shpall datat 23,24 dhe 25 janar Zi Kombetare

Zvicra i shpreh ngushëllimet e thella Kosovës dhe çmon Rugovën
BERN - "Me pikëllim të thellë" ka reaguar Zvicra në Vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Konfederata i shpreh ngushëllime institucioneve dhe popullit të Kosovës. ndeskanzlerin Angela Merkel hat sich „bestürzt“ über den Tod des Präsidenten vom Kosovo, Ibrahim Rugova, geäußert.
Unter seiner Führung habe der Kosovo „in den vergangenen Jahren substanzielle Fortschritte auf dem Weg zu Demokratie, Rechtsstaatlichkeit und Marktwirtschaft gemacht", erklärte Merkel (CDU) am Samstag in Berlin. Rugovas Bekenntnis zu Gewaltfreiheit und Demokratie sei „Auftrag und Vermächtnis für all jene, die im Kosovo politische Verantwortung tragen“.

War Deutschland eng verbunden
Außenminister Frank-Walter Steinmeier (SPD) äußerte sich ebenfalls betroffen. Rugova sei Deutschland seit vielen Jahren eng verbundenen gewesen. „Die Bundesregierung hat die Erwartung, dass die politische Führung des Kosovo dem Ziel eines multiethnischen, demokratisch verfassten Kosovo (...) verpflichtet bleibt und die Statusgespräche in diesem Sinne fortsetzen wird.“

Gazeta suedeze GT Expres shkruan pa nderpre me rastin e vdekjes së presidentit të Kosves dr: IBrahim Rugova.
Experti i Ballkanit Örjan Sturesjö e shef si një humbje të madhe vdekjen e presidentit dhe njeherit deklaron se aksush nuk mundet të zevendesoj rolin e presidentit ne Kosovë , dhe se pas kesaj pritet që ne Kosovë të mbreteroj një duel për zgjedhjen e presidentit të ardheshme të Kosoves.
Rhein Zeitung
Der „Gandhi von Pristina” starb kurz vor seinem großen Ziel
"Gandi i Prishtinës" vdes pak para qëllimit të Madh të Tij
Shirak: Humbja e Rugovës, më shumë se një tragjedi

Këto janë vetëm disa telegrame ngushllimi, disa thanje dhe vlerësime për Figuren e madhe të Presidentit Ibrahim Rugova , nga mijëra të tjera që mund të gjinden dhe lexohen edhe sot e kësaj dite.
Fatmirësishtë kemi se me çka të ndihemi krenar edhe ma shumë sesa edhe europianët

Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi