Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut Empty Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 17, 2012 11:59 pm

Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut 486375_496030453760706_726108031_n

Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut

100 Vjetori i pavarësisë me Burra dhe Gra - të kombit tonë në një vend


Sa të ketë shqiptari, sa të frymojmë shqip, dhe sa të flasim e shkruajmë shqip ne shqiptarët kudo në trojet tona nuk do festojmë dinjitetshëm asnjë Festë tonë kombëtare nëse aty nuk e zë vendin meritor Personaliteti i Madh i shqiptarizmës. Këtë vit festohet 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë së cunguar, por me emrin e Ibrahim Rugovës në fundin e këtij shekulli Shqipëria u plotësua edhe me gjymtyrin e dytë të saj, me Republikën e Kosovës, falë angazhimeve mbinjerëzore të popullit të Kosovës, të luftëtarëve të lirisë të udhëhequr nga mendja e ndritur e President Ibrahim Rugovës. Nëse rastësishtë në këte Festë të kombit në një apo tjetër mënyrë anashkalohet figura madhore e Rugovës, atëher une kam të drejtë që ta injoroi dhe ta mohoi këtë festim, që do të jetë më shumë përqarës sesa përafrues i trungut, dhe mendjës shqiptare. Andaj kujdes Institucione të Shqipërisë, kujdes Kryeminister, President dhe Kryeparlamentare shqiptare se si po silleni në këtë festë 100 vjetore?! Keni kujdes e mos gaboni se nuk u falet nga shumica absolute e kombit shqiptarë, që jetojne jo vetëm në Kosovë, por kudo në trijet etnike shqitare dhe në botën mbarë mërgimtare, ngase emri i Ibrahim Rugovës është vet shpirti i shqiptarëve shumicë.


Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut Skenderbeu_rugovaXhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut U1sosonewsexpress1
O sa mirë me qenë shqiptarë

Të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të thirren dhe të frymzohen nga këta dy BURRA të Mëdhenjë të Kombit shqiptarë


Më ka ra shpesh të dëgjoi dhe lexoi se njerzit e vegjël, pra njerzit e thjeshtë të një niveli tjetër nuk duhet të merren, të shkruajnë, të komentojnë të vlersojnë Njerëz të Mëdhenjë e sidomos njerëz të shekujve të cilët me sjelljet, punën dhe rezultatet e tyre ndryshuan epoka thjeshtë ndryshuan edhe gjeopolitiken nderkombtare. Të tillë një rast e kemi edhe ne shqiptarët për fate që patëm një Njeri tmadh të kombit që ndryshoi hartën e Europës dhe pasuroi atë të botës edhe me një shtet të dytë shqiptarë -Kosovën, e ai ishte Ibrahim Ukë Rugova i lindur në fshatin Cerrcë në nji Familje tfortë kombtare. Duke përqmuar ato dëgjime dhe lexime të ndryshme që dalin nganjihere nga disa fëlliqana dhe shpifes monstruoz me emra pisësh shqiptarësh, une do të merrem dhe do të shkruaj deri sa tjem gjallë për figurën, për meritat, për sakrificen dhe për vizionin e këtij Burri të Madh të kombit shqiptarë që falë menqurisë dhe kombtarizmës gjakë shqiptare ndryshoi dhe pasuroi historinë e përvuajtshme të kombit ndër më të vjetrit në Europë, pra shqiptarëve.
Më duhet të pranoi se vërtet eshtë e vështirë dhe shumë e komplikuar të besh shkrime për një personalitet të tillë kur dihet se gati të gjitha i kanë thënë njerëzit më të mëdhenjë të kohës dhe penës, shkrimtarë, analistë, politikanë, studiues, kritikë e të tjerë jo vetëm të rrafshit kombtarë, por edhe të atij nderkombtarë, por mendoi se në të njejtën kohë kurrë nuk është e tepruar që për Njeriun e permasave të I. Rugovës nuk duhet të ndalemi së shkruari dhe publikuari asnjihere, ngase nga shkrime të tilla më së shumti do të përfitoi vetë e ardhmja e kombit shqiptarë në përgjithësi dhe ajo e kosovarëve në veqanti.
-Ibrahim Rugova ishte njeri i dhanë pas dijesë, njeri i dhanë pas hulumtimit dhe studimit të pasurive të fushave të ndryshme që kishte pasur Dardania, ishte njeri që me krijimtarinë e tij letrare gjente rrënjet e forta të shqiptarizmës, ai nuk ndalej vetëm me P. Bogdanin por dita ditës krijonte horizonte të reja rreth trashigimisë shqiptare si një historianë i vërtetet, ai gjente dhe shpjegonte me mburrje traditen e mirëfilltë të shqiptareëve, ai fliste për të mirat nëntoksore dhe ato mbitoksore që kishte përcjellur historia së bashku me trungun dardano-shqiptarë deri në ditët e sotme, ai pra ishte, shkrimtarë, publicistë, kritikë, zbulues, historianë, gjeograf dhe së fundi si kurorë për tmiren e ardhme shqiptare si politikan i permasave botrore që skishte njohur dot Evropa shekuj me radhë. Ibrahim Rugova dhe futja e tij si politikan në betejat dhe luften për pavarësin e Kosovës nuk ishte e rastësishme siç pretendojnë disa kretenë dhe shpifarak të kalbur me emra shqiptarësh, futja e Presidentit të mëpastajmë historikë të Kosovës në politikë ishte vetë dëshira e popullit shqiptarë për bashkimin e mendjesë dhe trupit shqiptarë rrethe një vizionari të papajtuar me sllavizmin dhe komunizmin, me shkininë dhe bolshevizmin, ishte pra edhe Zoti vetë ai që na e ofroi I. Rugovën si prijës dhe realizues të gjakosjesë qindra vjeqare nënë turqit osmanlinj dhe serbet karpatlinj, që deshën humbjen e farës shqiptare nga Dardania, tani më e ripërtrirë nga mendja dhe vizioni i Rugovës. I. Rugova erdhi aty ku duhej, ngase ishte pjekur dhe ishte kalitur qysh i vogël me mungesen e babait të vrarë nga çetnikët e Istogut, erdhi si rezuiltat i formimit të vetë si intelektual i zgjuar, i urtë dhe me durim të jashtëzakonshëm, të cilin nga vetvetja e përcolli edhe te shqiptarët si mjet për të realizuar atë më të madhen, pavarësin e vendit, andaj I. Rugova nuk ishte thjeshtë, më vonë, vetëm kryetar i LDKsë edhe pse thuaja e tërë qytetaria e Kosovës ishte në LDK, por ishte Kryetari i të gjithë shqiptarëve jashtë Shqipërisë së Versajës, apo thënë thjeshtë ato vite të mbrapshta në Shqipëri Ibrahim Rugova ishte zëri i vetëm dhe më i dëgjuari në mbarë botën për të gjithë shqiptarët.
-Ne e dimë mirëfilli se Z. Rugova udhëhoqi LDKnë deri në vdekje, ai me LDKnë fitonin zgjedhjet me lehtësi, por pa u vjedhur dhe gllabëruar votat, skishte nevoi dhe as pretendim, ngase popullata e Kosovës ishte vetë I.R UGOVA E IBRAHIM RUGOVA ISHTE VETË KOSOVA. LDKja ishte partia e qytetarisë, aty vepronin me dekada njerëz të vullnetit, sakrificës, trimërisë dhe atdhedashurisë pa hile, aty veprohej me dinjitet nenë tmerret serbe, aty punohej natë e ditë për tardhmen e Kosovës, ishin me qindra mijëra antarë dhe simpatizues të palodhshëm që edhe ndihmonin rrugën dhe mundin e Presidentit Rugova për ta fituar luften e fundit me të gjitha mjetet ndaj Serbisë, pra kurrën e kurrës nuk ka kush që do mund të kontestoi luftën madhështore që bëri anëtarësia e LDKsë për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
-Nga ky këndëvështrim duhet të gjejmë edhe formulimet e tjera se Presidenti-që ishte edhe kryetarë i partisë më të madhe në vend, njiherit ishte prijësi i gjithë kosovarëve, pra Ibrahim Rugova nuk ishte dhe nuk duhet të mbetet vetëm si kryetarë i LDKsë, ngase ai gjatë tërë kohës ishte dhe mbeti Kryetari Kosovës, pra i gjithë qytetarevë të Kosovës, duke ditur se edhe disa parti të vogla që dolën pas lufte si rezultat i blerjesë së njerëzve me paratë e vjedhura në emër të luftës e që ishin minore, nuk munden dhe sdo munden kurrën e kurrës të kontestojnë madhështinë dhe dashurinë që kishin dhe mbetet ta kenë shumica absolute dardane. Presidenti Rugova nuk luftoi dhe nuk dëshiroi kurrë avantazhe vetëm për LDKnë, ai kurrë nuk privilegjoi vetëm partinë e tij, ngase ai ishte i vetëdijshëm se ai ishte mbi të gjitha partitë, ai ishte kulmi i shqiptarisë së Kosovës, ashtu edhe sillej gjithmonë duke treguar edhe burrërinë me rastin e R. Haradinajt, për hirë të formimit të Institucioneve shtetërore, dhe interesit kombtarë, ai ishte njeri i urtësisë me shqiptarët, ngase vetë kishte krijuar vetëdijen te popullata se vetëm të bashkuar, dhe të dashuruar me njëri tjetrin mund të arrihet fitorja kundrejtë Serbisë, dhe dihet mirëfilli se mu këto sjellje të shqiptarëve edhe sollën homogjenitetin e duhur të cilin e admironte bota në krye me SHBAnë. Ne shqiptarët e dimë më së miri nga historia e jonë shpesh e mallkaur nga vetë shqiptarët, se të jesh udhëheqës në shqiptari është më e vështirë se të mbërrihet sot në Jupiter apo Merkur, të jesh prijës te shumë kombe edhe me nga 100 milion banorë është më lehtë se të jesh udhëheqës te dy tre milion shqiptarë, por edhe këtë tabu e theu me kohë PRESIDENTI RUGOVA I CILI TË PAMUNDURËN E BËRI TË MUNDUR, falë madhështisë së tij të brumosur prej prijetari dhe dijetari, prej krijuesi dhe politikani, të tilla gjëra mundet të bëjnë vetëm Njerëzit që lindin rrallë, por lindin në kohë të caktuara për të bërë punë dhe sjell rezultate që ndërrojnë kahe historike, e të tillën e bëri i Madhi i ynë I. Rugova.
-Sot Kosova ka një rrugë të cilën duhet ta ndjek, rrugën e vlerave që na la Rugova, dashurinë e vërtet për Dardaninë, jo hajninë, jo korrupcionin, jo krimin dhe kriminalitetin, jo ndërskamcat dhe shantazhimet, jo tradhtitë në dëmë të shtetit dhe jo dëmtimin e marrëdhenjeve me miqët që ai krijoi me mundë të madh në krye me SHBAnë. Kosova si terësi dhe partitë politike si plotësim i terësisë duhet të përfitojnë të gjitha nga filozofia dhe vizioni i Rugovës, këtë kanë të drejtë dhe do ishte e vlefshme që të gjitha të marrin të mirat që kishte Rugova, këtu nuk ka të drejtë as vetë LDKja të bëj vërejtje, ngase thjeshtë Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte vetëm i LDKsë por ishte i tërë Dradanisë nga e cila dolën edhe parti të tjera, sa më shumë rugovizëm në të gjitha partitë tona aq më shumë përparim për gjithë Kosovën në përgjithësi dhe vetë partitë në veqanti. LDKja ka të drejtë të thirret në mënyrë direkte dhe atë kudo dhe kurdo në emrin dhe veprën e Ibrahim Rugovës si kryetari LDKsë e në të njejtën kohë edhe si kryetarë i Kosovës nga pozita e të qenit kryetari LDKsë, por ama edhe partitë e tjera duhet ta kenë të drejtën të thirren në I. Rugovën duke ditur dhe respektuar se ai ishte President i dy shekujve i cili vuri themelin dhe realizoi pavarësinë e Kosovës, lirinë e së cilës po e gëzojmë të gjithë së bashku.
-Shkurtë Ibrahim Rugopva u fut në politikë si udhëheqës i shqiptarëve, vazhdoi dhe realizoi andrrën shqiptare dhe duhet të mbetet si vizionar dhe udhërrefyes i gjithë shqiptarëve, e sidomos i atyre në Dardani- Kosovë.
Sa ma shumë që emri i I. Rugovës përmendet aq më shumë dhe më e dukshme do jetë e ardhmja e Kosovës, sa më shumë që edhe subjektet tjera dhe liderët tjerë marrin diçka nga vizioni dhe pasuria rugoviane, aq më e fortë do të jetë dhe vetë LDKja, ama LDKja duhet të jap dy here më shumë punë dhe angazhime që të mbetet pasuese e vlerave rugoviane ngase I. Rugova ishte edhe kryetar i LDKsë, nuk do jetë shumë dobiprurëse nëse edhe në të ardhmen LDKja fletë dhe përmend I. Rugovën vetëm në fushata, LDKja duhet të jetë për çdo ditë në aktivitete me rugovizëm, sidomos edhe te te rinjët, ngase ata duhet të mësojnë dhe të jenë në aktualitet se kush ishte I. Rugova, rinisë së Kosovës i duhet diç e tillë, ngase përditshmëria dhe dinamika e jetes mund të detyroi të rinjët të mos jenë në rrjedha se kush ua solli atyre lirinë, dhe ata mundë të jenë pre e shumë bashibuzukave, komandanta të mahallave me të kaluar të dyshimtë, të cilët bëjnë çdo gjë që të futen në histori pa pasur aspak të bëjnë me histori. LDKja duhet të mbaj simpoziume, takime, bashkëbisedime, shkrime e çka jo tjeter për I. Rugovën ngase kurrë nuk është teper të flitet, të shkruhet dhe të debatohet për veprën shekullore të krijuesit të Kosovës Republikë- I. Rugovës. Shkrimi nuk humbet kurrë, fjalët i merr ajri, e sidomos ne shqiptarët kemi nevoi ta freskojmë kujtesen tonë sa ma shpesh, ngase mjerishte disi jemi të predisponuar të harrojmë shpesh, por penat dhe mendjet nuk duhet të prajnë së shkruari kudo dhe kurdo për Njeriun që dy shekuj i bashkëdyzoi dhe shqiptarët me dy shtete i bekoi…
Sa i vogël e në të njejtën kohë sa i gëzuar ndihem kur shkruaj për Njeriun që më bënë të mburrem që kam jetuar dhe vepruar në rrugën e tij, largë fizikishtë dhe afër tij me menjde dhe laps, e që bie dhe zgjohem me madhështinë e tij, ishte-është dhe mbetet në mendjen time dhe tonat Ibrahim Rugova…
Historia na tregon dhe na mesonë se populli shqiptarë kishte nepër shekuj Njerëz dhe figura madhore, por Gjergj Kastrioti Ibrahim Rugova dhe Ismail Qemali ishin dhe do mbesin ruajtësit dhe krijuesit e bashkimit të gjymtyrëve shqiptarë, ose shkurt sot kemi dy kokat e shqiponjës në një trup, lavdi të mëdhenjëve të kombit edhe në këto ditë feste shqiptare.


Xhevat Rexhaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi