Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cikël poetik nga Miradije Gashi

Shko poshtë

Cikël poetik nga Miradije Gashi Empty Cikël poetik nga Miradije Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 05, 2012 10:06 pm


Cikël poetik nga Miradije Gashi Scaled.php?server=703&filename=miradijegashi
Cikël poetik nga Miradije Gashi

LOT, DHIMBJE E DRITË


(Heronjve të Untergrundbachut)

Nëse për dhembjet

Duhet derdhur lot
Ne u bëmë det lotësh
Në skajet e mendimit
Deti shterron
Shirat e shpresës
Penda i portreton

Atdheu Juaj
Është lot e dhimbje

Dhe dritë
Ju jeni drita
E bekuar e Dardanisë

O Zot
Ata ishin rruga
Feneri
E vizioni
I marshimit tonë
Nga robëria në dritë

LISAT

Në gjirin e lëvizjes Suaj
Drita e mendimit
E dëbonte errësirën
Ëndërr e pambarim e njeriut
Përshëndetje
Hijerëndë ndër shekuj.

Me dritën e fjalëve Tuaja
E shërojmë shpirtin
I dëbojmë ëndrrat e liga
Duke e parë para sysh
Zgjimin e Feniksit
Që na mëson
Të kacafytemi me çdo shtrëngatë
E degët yjet strehojnë.
Mençurinë Tuaj të ndritur
Në heshtje e thithin bebëzat tona

Faturim

U nis dallendyshja
më ëndërr në sqep
Me urim të bardhë
për pranveren e parë

Ma paçi yllin të nderuar
Në t’lashtin ballë
Merrni pra puthje-ar
Për suksesin e parë

Sa e do kopshti lulen
Zogu qiellin në flatrim
Shkretëtira sa kërko ujin
Unë më shumë vocërrakët e mi

ANIJA

Një anije çan valët,
Të mos e molisë ëndrra e kaltër
As thellësi e errët e kohës
Nën t’shastisurat pulëbardha.

Dridhet deti apo anija
A po shkëmbi që larg pret?
Atë yll thellë e ndjen
Edhe pse e sheh pjesërisht...


TI

Ti je uji
Unë jamë etja

Ti je drita,
unë jam hija

Ti je rruga ime,
të ciles eci unë!

Kërkoja!
Ndryshe t’kerkoja,
Mendim i të gjitha stinve u bëre!
Isha mësuesja jote,
vizioni im ngele.


LEO

Nëse për dhembjet duhet derdhur lot
Neve u bëmë det lotësh.

Nese ne skajet e mendimit deti shterron
Shirat e shpresës penda portreton.


RRAPI

N’gjirin tënd e zhdavarisin
Duar fëmijësh errësirën.
Ti ëndërr e pambarim e njeriut.
Përshëndetje hijerëndë ndër shekuj.

Gjethet e tua na fshijnë syetë
E lëbyrur dhe ëndrrat….
Zgjimin e Feniksit na e mëson
Nga hiri njomur me lot…

Fytafyt me qdo shtrëngate
E degët yjet strehojnë.
Mençurinë tënde të ndritur
Ne heshtje e thithin bebëzat tona

NJOHJA

takimi i parë, ne Dardani
takimi i dytë ne Gjermani
doruntunë, doruntinë
takimi i tretë, ne Palestinë
Skenderaj, Grykë e Prishtine.

URIME

U nis dallëndyshja
Më ëndërr në sqep
Me urim të bardhë
Për klasën e parë

Ma paçi yllin fatosa
Në t’lashtin ballë
Merrni puthje-ar
Për suksesin e parë

Se sa e do kopshti lulen
Zogu qiellin në flatrim
Shkretëtira sa do ujin
Unë më shumë vocërrakët e mi.

Rënja lisit
Dita u t’merrua!
Levizjet e tokes ndaluan,
Humbi përgjegjja e fjalës
fryma ngeli zvar
Ngriu çdo damar t‘mendimit
Medet , bota u zbraz
mbete biografi!

SI SALI ÇEKAJ

Demokratet flasin për lirinë
Politikanët flasin për fitorën
Populli ëndrron lirinë e fjalës
Te rënët për lirinë heshtin.


Ndoshta liria qëndron
Ne prëhrin e e tokës
Të aytre që vdiqën
Kështu si Sali Çekaj!


ATDHEU

Është bukë,
është lot,
është dhimbje,
është ZOT.


Atdheu

Është bukë,
është lot,
është dhimbje,
është ZOT.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi