Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKËL POETIK NGA AGIM GASHI PËRZGJEDHUR NGA HAXHI MUHAXHERI

Shko poshtë

CIKËL POETIK NGA AGIM GASHI PËRZGJEDHUR NGA HAXHI MUHAXHERI Empty CIKËL POETIK NGA AGIM GASHI PËRZGJEDHUR NGA HAXHI MUHAXHERI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 18, 2013 9:41 am

CIKËL POETIK NGA AGIM GASHI PËRZGJEDHUR NGA HAXHI MUHAXHERI 555858_566156100084930_1376086825_a

CIKËL POETIK NGA AGIM GASHI PËRZGJEDHUR NGA HAXHI MUHAXHERI

BIOGRAFIA

 CIKËL POETIK NGA AGIM GASHI PËRZGJEDHUR NGA HAXHI MUHAXHERI 1012607_592734457427094_89412910_n

Agim Gashi lindi më 27.07.1954 në fashatin Akllap të Komunës së Lipjanit. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndersa katër klasët tjera në Janjevë dhe Sllovi. Akademinë e mësuesisë e kreu në vitin 1973 dhe u punoj si mësues, në fshatin e lindjes dhe mëpastaj në Janjevë. Ndërkohë vazhdoi studimet në gjuhë dhe letërsi.
Meqenëse Agimi në shpirt e kishte këngën dhe muzikën, që nga viti 1973 ishte edhe këngëtar i rregull i RTP-së. Kjo e rrëmben për ta shkëputë nga studimet dhe për të vazhduar shkollimin e zërit tek profesori i njohur Terpkov nga Shkupi, që ishte baritonisti më i njohur i kohës. Në këtë periudhë, Agimi merret me folklorin dhe ishte bashkpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, seksioni i etnomuzikologjisë dhe i folklorit. Aty pati rastin të bashkpunoj ngusht me Prof. Anton Çetten, Bahtrir Shehollin, Anton Berishen, Dr. Zekiria Canen, Rexhep Munishin etj. Krahas këngës, Agimi merrej edhe me letërsi. Poezinë e parë Agimi e botoi në moshën dhjetë vjeçare në gazetën „Pionieri“.
Jasht veprimtarive kulturore. Agimi merr pjesë edhe në protestat dhe demonstratat e vititi 1968, 1981, 1989 etj. Kjo bëi që ai nga regjimi komunist të denohet me vite burgim, maltretohet, persekutohet dhe izolohet. Përderisa në fund në janarin e vitit 1994 ai detyrohet të marrë rrugën e mërgimit, atij ia vrajnë djalin, Ninelin 17 vjeçar e që sot e atëherë nuk ia di as varrin.
Agimi nuk e ndal aktivitetin asnjëherë Përseri merr pjese ne demostrata, ne pajtimin e gjaqeve dhe te gjitha veprimtarite atdhetare te kohës. Ai për ti përjetësuar ngjarjet historike te kombit, shkruante tekste dhe këndonte. Janë të njohura ëngët e tij kushtuar demostratave te vitit 1981, pajtimit të gjaqeve, 2 korrikut, Skënderbeut, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, Nënës Tereze, Anton Çettës etj. Buçima e këngës së tij jehonte fuqishëm në të gjitha trojet etnike. 
Agim Gashi edhe sot e vazhdon veprimtarinë e vet, duke marrë pjeseë në manifestime të shumëta kulturore e letrare qe mbahen në diaspore, Kosovë dhe Shqipëri.
Jeton në Düren të Gjermanisë


Librat:

1. „Me grykë pushke këndon Kosova“, Klubi letrar "Fahri Fazliu" Kastriot , 2010
2. „Epoka e nderit“, SHB „SAGA“ Prishtinë, 2011
3. „Kohë e pakohë e vendit tim“, Publisher- Lulu -United States of Amerika, 2011



Agim GASHI

JETA MBAN EMRIN TËND
(Njeriut që më dhuroi mëlçinë )

Akoma jetoj me frikën,
Dhe bisedoj me ty
Vëlla a motër ishe nuk e di.

Ne mua jeton edhe ti.
Bashkë me endrrat dhe shpresën
Për të ardhmën

Ti
Jetën deshe
Më shumë nga të gjithë
E dashurisë i dhe shpirt

Jeton në frymen time
Në këngët që po lindin

Jeton në Formulën e Dhembjës
Në Planetin e Dashurisë

Jeta mban emrin tënd
Dhe lutjen për të nesërmen


KUR BIE SHI

Kur ngryset qielli
Ngryset zemra ime

Kur bie shi
Lotojnë edhe sytë
Sa shpesh

Erret qielli
Dhe bies hi

Bubullimë
Në shpirtin tim


ATDHEU

Atdheut i fala dashurinë,
Ishte pak

Ia fala lumturinë
aq sa kisha

I fala djalin
Oh…
Te bukurin e babit.

Do ia falë të gjitha
Veç një varr të jap
Dhe një bajrak
Për mbulesë!

VIGANEVE TË POEZISË

Kur na iku Azem Shkreli
Edhe rrezet i ndali dielli, 
U ngrysen fushat e u ngrys mali
Qau zemra e çdo shqiptari.


E poeti Ali Podrimja,
Diamant lotin në sy, 
I shkruen vargjet e me lot i lan
Vargje vaji për mikune tij.


Sot nuk është as Ali Podrimja
Te Azemi ai ka shku, 
Erdhi n´Francë e mori Lumi
Me mik të vjeter me u taku.


E atje në jetë t´amshueshme
Janë ba bashkë shumë poet, 
Kush gënjye
Se poetët kan vetëm një jetë?


30.05.13
Düren



NUK T`HARROJ ALI PODRIMJA

Seç u zgjova sot me Ty
N´këtë mëngjes të ftoftë pranvere
Për Ty ndeza një qiri
Pranë një lule manaferre 
Eja o poeti Ali
Bashkë po dalim në sheti


Sëpari shkuam atje në Maeinz
Mu te kisha e Shën Albanit
Kah u kthyem u ndalëm n´Köln
Me e pa edhe „King Domin“
Katedrales gjithsesi
Një vizitë bashkë unë e Ti


Pastaj shkuam në Heinrich Böll
N´shtëpi t´Nobelistit me pushu
Ku ke ndej me muaj të tërë
Poezi ti kah ke shkru
E unë miku me sharki
Ia thoja këngës për Ty


Shkuam edhe në Ellener Straße
Në hajm ku rrinë azilantët
E ku banoje bashkë me mu
Aty dy libra i ke shkru
Si te vllau më pate ardhë
Me bukë, kripë e zemër t´bardhë


Shkuam së bashku edhe në Francë
Në atë pyll ku ndrrove jetë
Mblodhe malit lule shumë
Atëherë u ndave ti nga unë
Unë u ktheva te lumi Rur
Me të thanë se s´tharroj kurr


29.04.13
Düren


ZEMËRBUJARES TROPOJANE
(Mikes Hatixhe Bytyçit)

Larg atdheut por pranë detit
Me vale çdo ditë ke shoqni,
Ta freskojnë atë zemër t´madhe
Ta mbushin plot me dashuni.

Fluturon përmbi valë t´larta
Moj e mira e Arbnisë,
Me ata krahë si të shqiponjës
Ti je nuri i bukurisë.

Je e mbushur me bujari
Tropojane e Arbnisë,
Pesdhjet vite larg vendlindjes
S’e ndryshove dashurinë.

Prite miq nga bota mbarë
I përcolle me dashuri,
Ma të dashurit për ty ishin
Prej Kosovës e nan´s Shqipni.

Ma i përzemërti që nuk harrohet
Ishte trimi nga Kosova,
Arkitekti i Pavarësisë
Doktor Ibrahim Rugova.

Edhe trimi i demokracisë
Që për Shqipni ishte i pari,
Tropojani sypatrembuni
Zemërçeliku Azem Hajdari.

Jeto qetë e mos ke frikë
Se me atë zemër që ke ti,
Edhe zanat pranë Shkëlzenit
Gjithmonë ty ta kanë lakmi.

Kur të nderojnë zanat e malit
Që je shkri ti për atdhe,
Që i dole në ndihmë varfërisë
Bekim nga Zoti gjithmonë ke.

Nderon vendin dhe familjen
Grua e mbushur me shumë vlera,
Gjithmonë do t´jesh lule e freskët
Kur shkon dimni e vjen pranvera.

Do t‘i them unë detit pranë
Me të dashtë, me të nderue,
Me ato valë që ngre çdo ditë
Nga nji zemër me ta dhurue.

E me u lutë për jetën tande
Që ta kalosh me lumtrni,
Plot shëndet e çaste të mira
Shumë suksese e dashuri.


ENGJËLLORJA E MIRËSISË
(Kushtuar Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it e cila më ktheu në jetë)

Një yll dritë në ballin tënd
Sytë e tu i mbush shkëlqim.
I afrohesh dhimbjes heshtur,
Jetë dhuron edhe gëzim.

Ti je engjëll në shpirt e zemër,
Je paqe, je mirësi,
Të gjitha jetët që shpëton,
Urime të japin pa kufi.

Si ta harroj buzëqeshjen tënde,
Engjëllorja, mjeke Claudia ?
Kur nga kthetrat e mizores vdekje,
Më tërhoqe me ato duar të arta?

Falemnderit, falemnderit,
Zemërarta e Gjermanisë,
Ti i ngjan kaq madhërishëm,
Nënë Terezës të Arbërisë.

04.10.2012
Düren-Lendersdorf


UNË DHE AI

Unë më nuk jamë si ai
As ai më nuk është si unë
Ndryshuam

Ai në botën e amshimit
Unë pa u varrosur
Në kalanë e vuajtjës

Fati nuk na eci
Me të bukrat gratë
Harruar e kam
Muzikën e shtratit

Dashirinë hyjnore prita
Udhet e kerkimit
Nuk kan të sosur

Shpejt po kalon jeta
E njerezit
Përditë harrojne te luten

Për njëri tjetrin
Unë dhe Ai
Dy botë që flasin

02.06.2013
Düren-Parku i Rurit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi