Abas Fejzullahu:RUGOVA EDHE PAS VDEKJES BASHKON SHQIPTARËT
Faqja 1 e 1
Abas Fejzullahu:RUGOVA EDHE PAS VDEKJES BASHKON SHQIPTARËT
RUGOVA EDHE PAS VDEKJES BASHKON SHQIPTARËT
TUBIM PËRKUJTIMOR ME RASTIN E GJASHTËVJETORIT TË VDEKJËS SË TË KRYETARIT TË PARË HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA ORGANIZUAR NGA :
Nga Abas Fejzullahi
Dega e LDK-së në Zvicër të shtunën, më 21 janar në qytetin Sursee/LU Zvicër, zorganizoi një tubim përkujtimor kushtuar gjashtë vjetorit të ndarjes nga jeta e Kryetarit të parë Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Dr.Ibrahim Rugova u përkujdes qysh në vitet 1990 edhe për simbolet e reja shtetërore të Kosovës, për Flamurin , Himnin dhe monedhën Dardani…të cilatë, s`u jetësuan deri tani si pasojë e përçarjeve ndërshqiptare, e luftës mes tyre që bëhej e bëhet, për pushtet e jo për të bër shtet, ashtu siç e dëshironte Kryetari i parë i Kosovës halle madhe Dr.Ibrahim Rugova, si ideator i simboleve dhe i pavarësisë së Kosovës, që përmbanin të gjitha elementet shtetërore e kombëtare. Si dhuratë i këtyre përçarjeve, tani kemi një Flamur me gjashtë yje pa asnjë element e ngjyrë kombëtare dhe Himnin pa tekst, që u shpalosen nga partia në pushtet dhe u miratuan nga Parlamenti i Kosovës, fare pa e pyetur vullnetin, dëshirën dhe përzgjedhjen e popullit…
Populli thot:“ Kush se don nanën e don njerkën…“A.F
Në akademi, merrnin pjesë edhe kryetari degës së LDK-së në Klinë z. Fadil Gashi si dhe një delegacion nga kryesia e degës së LDK-së në Gjermani e udhëhequr nga kryetari z. Qazim Bajgoraliu, Behxhet Krasniqi,vëllau i Ministrit të parë të Mbrojtjës Kol. Z Ahmet Krasniqi tani Hero i Kosovës, Vëllau i dëshmorit Nexhat Fanaj z. Përparim Fanaj, z.Abaz Fejzullahi kryetar i Bashkimit të Intelektualëve të Zvicrës, veprimtar nga PSHDK- dega në Zvicër si dhe të LDD-së dega në Zvicër dhe shumë veprimtarë të cilët nderuan me pjesmarrjen e tyre këtë tubim përkujtimor.
Tubimi filloi me Himnin shtetëror dhe Himnin Dardan, të cilin e shpalli të hapur Zeqir Gjukaj, veprimtar i kësaj dege, i cili përshëndeti mysafirët e pranishëm
Zeqir Gjukaj,shpalli të hapur tubimin dhe përshëndeti mysafirët dhe të gjithë të pranishmit në sallë.
Pamje nga pjesëmarrja në tubim
Pamje nga pjesëmarrja në tubim
Z. Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, lexoi punimin e përgatitur për këtë përvjetor i cili përfshinte jetën dhe veprën e Kryetarit të parë Historik të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova…
Z.Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër gjatë leximit për jetën dhe veprën e Dr.Ibrahim Rugovës
… Vdekja e hershme e Presidentit Rugova ishte goditja më e rëndë për popullin dhe institucionet e Kosovës, në kohën kur më së shumti i duhej atij për t’i dalë në krye procesit të gjatë e të mundimshëm historik për pavarësinë e Kosovës. E tërë madhështia e tij prej luftëtari të pashoq për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokrati të kalibrit botëror dhe sendertuesi të synimeve të popullit shqiptar, u vlerësua realisht dhe lart me pjesëmarrjen e dhjetëra burrështetasve e përfaqësuesve diplomatikë nga të gjitha anët e botës që erdhën në Prishtinë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit.
Thuhet se njerëzit e mëdhenj nuk janë rastësi në këtë botë. Si duket ata me kohë krijohen për të qenë të mëdhenj. Pajisen me tipare për të qenë të mëdhenj. Shkurt thënë ata zgjedhën nga diçka e fuqishme për tu bërë të tillë. Ata janë të zgjedhur të perëndisë. Dr. Ibrahim Rugova ishte i tillë. Pastaj me sjelljet, punën, veprimet, kontributin e tyre bëhen për tu zgjedhur edhe nga ata që i rrethojnë. Në rrethanat çfarë ishim si komb Dr. Ibrahim Rugova u paraqit në skenën politike Kosovare ne momentin më të pikrishëm. Atëherë kur ai ishte më se i pjekur në aspektin burrëror dhe intelektual. Në këtë gjendje ai nuk mund të ishte i rrëmbyeshëm. Guximin e pati të lindur e po ashtu edhe durimin gjerë sa të jetë arsyeja. Ai ishte njeri i shtigjeve të gjata. Zaten për këtë ishte edhe i përgatitur me kohë, sepse sigurisht e ka ditur se i tillë duhet të ishte si udhëheqës i një populli të pamiq siç ishim ne.
Shqiptarët historikisht kanë luftuar gjithmonë por fatkeqësisht pa përkrahje dhe shumë herë të rreshtuar gabimisht. Të luftosh për çlirim të vendit tjetër e vendin tendë ta copëtojnë të tjerët është e pakuptimtë. Fishta do të thoshte “Mjaft luftove për të tjerët o fatkeq” Kjo i ka ndodhur këtij populli në të kaluarën. Kjo për arsye se përpjekjet për çlirim kanë qenë të mbuluara me propagandë të paparë antishqiptare duke na quajtur rebel apo bandit. Ibrahim Rugova vjen në historinë tonë kombëtare si një gjeni i vizionit kombëtar. Në fundin e viteve ’80 dhe fillimin e viteve ’90, Rugova i vetëm shpalli para kombit, Evropës dhe botës vizionin për Kosovën e pavarur. Këtë vizion, në atë kohë i papritur, Presidenti Rugova e hartoi dhe formësoi, duke lexuar dhe kuptuar më mirë se çdokush tjetër shpirtin e shqiptarëve të Kosovës.
Presidenti Dr. Ibrahim Rugova e zhveshi deri në lakuriqësi politiken e kahmotshme serbe kundër-shqiptare e cila ishte çimentuar në qendrat botërore të vendosjes. Sot, në këtë hark kohor, që mund të duket i shkurtër, e kuptojmë më së miri sa shumë i mungon shtetit të Kosovës njeriu që jetoi në kohën e tij, por vazhdimisht e projektoi dhe e përjetësoi të ardhmen, sikur të ishte duke e jetuar shumë vite para të gjallëve të tjerë, njeriu që vuri themelet e shtetit të Kosovës, duke i dhënë zë kudo në botë dhe duke mbledhur e kthyer me sy prej nesh shtetet dhe liderët më të fuqishëm të globit, njeriu që deri në frymën e fundit nuk u ndal së punuari për ëndrrën e madhe të të gjithë shqiptarëve – lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njeriu që për dekada, breza, e shekuj do të kujtohet si Presidenti Historik i Kosovës.
Nga jetëshkrimi:
Dr.Ibrahim Rugova u lind, më 02 dhjetor 1944 në fshatin Cërcë, komuna e Istogut, në Kosovë. Më 10 janar 1945, komunistët jugoslavë ia pushkatojnë babain e tijë Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qen luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po dëpërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në Krahinën e Rugovës. Mbas mbarimit të shkollës fillore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Pejë, të cilin e kreu me sukses në vitin 1967. Studimet e larta i kreu në Prishtinë, në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Prishtinës. Pas diplomimit në Degën e Albanologjisë më 1971 ai vazhdoi për një vit studimet akademike në degën e letërsisë në Ecole Pratique des Hautes Etudes të Parisit, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris, po këtë vit u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.
Politika
Presidenti Rugova u shkëput nga jeta e një intelektuali të shquar për të marrë nën udhëheqje popullin e Kosovës në rrugën drejt shtetit të lirë e të pavarur. Filozofia e urtë dhe origjinale e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, krijoi një lëvizje, krijoi një organizim që ishte shteti ynë demokratik nën një shtet të egër e diktatorial që krijoi të gjitha strukturat e mvetësishme që funksiononin në të gjitha fushat e jetës.
Si një ndër themeluesit e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh kryetar i saj më 23 dhjetor 1989. Si kryetar i kësaj partie, kontriboi në shumë ngjarje të rëndësishme në teritorin eDardanisë, siç janë: Deklarata e Pavarësisë (2 korrik1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj1992, ku Dr. Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare të çështjes të Kosovës.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.
Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të problemit. Ndërsa në zgjedhjet parlamentare, partia në të cilën e udhëhiqte Dr.Ibrahim Rugova, Lidhja Demokratike të Kosovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet kryetar i Kosovës më 4 mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet europiane nga të cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së, funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21 janar 2006.
Vlerësime:
Dr. Ibrahim Rugova meriton vlerësim të veçantë për aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës e tëpavarësisë së saj, në të katër anët e botës, andaj edhe nga bota e amshimit, presidenti Rugova mund të quhetengjëll mbrojtës i Kosovës.
Presidenti Rugova ishte burrë i madh i të gjitha kohërave për shqiptarët, ishte lidhja e dy shekujve për së gjalli. Shekulli që nisi luftën për Lirinë e Kosovës dhe shekullin që ndërtoi Lirinë dhe Demokracinë e Kosovës, ishte vizionari i pavarësisë së Kosovës, e tërë filozofia politike e Dr. Rugovës ishte e ndërtuar në ruajtjen e qenies shqiptare në Kosovë që me vizionin e tij largpamës, me këmbëngulje, me guxim dhe me trimëri bëri që Kosova të jetë emër i njohur në institucionet më të larta ndërkombëtare. Me vizionin e tij arriti që të jetë njeriu më i dashur për shqiptarët dhe personaliteti me i adhuruar edhe për popujt tjerë të Evropës dhe të botës. Ai me vizionin e tij politik që i buronte nga thellësia e dijës së mirëfilltë, e guximit qytetar u shndërrua në emblemë të lëvizjes politike të shqiptarëve. Presidenti Rugova, shpeshë herë thoshte: “Ne deshëm t’i afrohemi Perëndimit dhe nuk u mbyllëm në histori”. Kështu, lëvizja politike për liri dhe pavarësi, nën drejtimin e Presidentit Rugova, u shndërrua në model të pakapërcyeshëm dhe unikat për filozofinë e veprimit politik bashkëkohës.
Duhet veçuar dy karakteristika të politikës së Presidentit Rugova, si dy rrafshet më të rëndësishme, një, fuqizimin e rezistencës së përgjithshme qytetare ndaj okupimit të egër të Kosovës, dhe dy, këmbëngulësinë për internacionalizimin e fuqishëm të çështjes së Kosovës. Presidenti Rugova ia hapi derën paqës, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar të serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë pokështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje e modelit sui generis në Evropë. Ai më së miri artikuloi qëndrimin politik të shqiptarëve dhe të popullit të Kosovës për liri dhe demokraci, në kërkesë dhe këmbëngulësi kreative për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.
Presidenti Rugova vlerësohet si burrështetas i parë i Kosovës, i cili u bë shenja mbrojtëse e shtetit, në krye të të cilit “qëndroi edhe në kohën kur njihej, por nuk pranohej si i tillë”. Presidenti Rugova duke bërë organizimin sistematik e të qëndrueshëm, me mekanizmin institucional e të votës demokratike, ndërtoi struktura të qëndrueshme të Republikës së Kosovës, që ishin dhe mbetën pjesë e veçuar e rezistencës së organizuar kundër okupimit. Ai rëndësi të veçantë i kushtoi edhe planit diplomatik. Për ta shpëtuar Kosovën në këto vite të vështira kërcënimi që i bëhej me zhbërje të qenies së saj, thirrjet e tij ishin të vazhdueshme edhe për një intervenim të pashmangshëm ushtarak të NATO-s, madje edhe për prani të saj në planin afatgjatë, i cili do të pasohej nga një periudhë kalimtare e administrimit ndërkombëtar. “Një periudhë kalimtare është e nevojshme”, thoshte ai, “duke shtuar pokështu një demilitarizim të Kosovës dhe një protektorat ndërkombëtar”. Kërkesat parimore të Presidentit Rugova, që kërkonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës. “Një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore, e integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi permanente me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është vullnet politik i popullit të Kosovës”. Dr. Rugova arriti më fort se çdokush tjetër, që t’i dëshmojë botës se Kosova është në Europë gjeografikisht, historikisht e kulturalisht dhe se do të bëhet Europë edhe politikisht duke u integruar, ndërsa nëpërmjet kësaj filozofie politike, Presidenti Rugova krijoi shumë miq të Kosovës e të pavarësisë në të katër anët e botës.
Shumë nga këto ide tashmë janë realizuar ose janë duke u realizuar. Shuarja e jetës së Presidentit Rugova më 21 janar 2006, gjithmonë do të mbetet ditë e përkujtimit më të dhembshëm, e cila u shpreh gjashtë vite më parë nga qindra mijëra njerëz në acar, që kishin ardhur në Prishtinë, se dëshmuan se ai nuk ishte më vetëm President i Kosovës, “por mbi të gjitha, udhëheqësi shpirtëror e historik i një populli”. Prandaj, edhe nga bota e amshimit, Presidenti Rugova është sot engjëlli mbrojtës i Kosovës, “Kosova po pret që shpejtë ta gëzojë edhe Kulmin e Shtëpisë –pavarësinë”, thoshte Ai, fjalën më kumbuese e më të dashur shqiptare e thoshte me bindje Presidenti Rugova.
Dr. Ibrahim Rugova vdiq afër sendërtimit të shpalljës së Kosovës shtet të pavarur dhe pasi që kishte nisur ndërmarja ndërkombëtare e zgjidhjës së statusit të Kosovës të prirë nga Presidenti Ahtisari në të cilën nuk linte për dyshim se cili do të jetë rezultati përfundimtar i saj. Ç’është e vërteta, Ibrahim Rugova nuk ishte një lider i moderuar, siç cilësohej publikisht nga qarqe të shumta, por ishte një ekstremist tipik dhe një luftëtar karakteristik i çështjes kombëtare, konform rrethanave historike-politike, që në fund të shekullit të kaluar dhe në filllim të shekullit në vijim, ndërronin me një dinamizëm shumë të përshpejtuar. Dr. Rugova e kishte udhëhequr ekipin negociator të Kosovës në takimin e parë me Presidentin Ahtisari në nëntorin e 2005 në Rezidencën e tij. Presidenti Rugova, arriti pothuaj ta shihte lindjën e shtetit të Kosovës, para se të largohej nga skena politike dhe historike e vendit, në janarin e vitit 2006. Ndërsa vetë mënyra se si u organizua funerali i tij, se populli shprehu respektin për të, u bë tjetër dëshmi se kosovarët e meritojnë pavarësinë. Rruga e mundimshme drejt të vërtetës historike përfundoi më 17 Shkurt të vitit 2008.
Dr.Ibrahim Rugova ka qenë forcë bashkuese dhe moderuese për Kosovën. Që nga fillimi i rezistencës së tij kundër regjimit të Millosheviçit e deri në vdekje ai ishte luftëtar i madh i lirisë dhe i përparimit për popullin e Kosovës. Presidenti Rugova, pas ndërhyrjes së NATO-s, më 1999, dhe ardhjes së misionit paqëruajtës të NATO-s në Kosovë, luajti rolin parësor në krijimin dhe zhvillimin e institucioneve të Vetëqeverijes të cilat sot i ka Kosova. Ai, në të njëjëtën kohë ishte forcë e paqës dhe forcë e ndryshimit. Presidenti Rugova edhe si kryesues i Ekipit të Unitetit të Kosvës, ishte forca kryesore bashkuese e partive politike nganjëhërë të ndara në krijimin dhe paraqitjen e qëndrimeve të popullit të saj në procesin që do ta përcaktojë të ardhmen e popullit të Kosovës.
Bashkëpunimi i degës së LDK-së në Zvicër me Kryetarin Rugova ishte i natyrshëm në të cilën sa herë udhëtonte në takimet e tij zyrtare për të informuar kancelaritë e botë për nevojën e ngutshme të zgjidhjës së çështjës së Kosovës, Ai u kthente dhe e vizitonte degën e LDK-së në Zvicër . Ishte një nder i veçant për degën e LDK- së në Zvicër takimet që zhvillonte me të, ishte shtëpia e dytë e Tij pas asaj në Prishtinë. Mënyra e veprimit të sajë e bërë sipas udhëzimeve të kryetarit Rugova hasi në simpati dhe përkrahje te opinjonit zviceran…
Të gjithë ata që menduan se Dr. Ibrahim Rugova iku pak para se të bënte realitet ëndrrën e tij për pavarësi , u gabuan. Dita e fundit mbi dhe e Dr. Ibrahim Rugovës, u bë në mënyrë të pabesueshme, dita e ëndrrës së tij për pavarësin e Kosovës. Në një kryeqytet ende të pa shenuar në asnjë hartë të botës si kryeqytet shteti, u ulën Brenda një dite, 40 burra shteti nga vende më të fuqishme të botës, për të nderuar kujtimin e presidentit.Pra, ajo që ndodhi atë ditë në Kosovë ishte një njohje e pavarësisë së Kosovës.
Më lejoni të citoj një vlerësim të ish kryetarit të SHBA-së Bill Clinton për figurën e Dr. Ibrahim Rugovës ndër vlerësimet e shumta që ju bënë me rastin e largimit nga jeta. “Kam pasur nder ta mbështesë luftën e tij dhe të popullit të Kosovës për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjës së Millosheviqit e inspiroj botën.”
Në kuadër të një vjetorit të vdekjës, më 21 janar 2007, Pasardhësi i Dr Ibrahim Rugovës si dhe njëri ndër bashkëpuntorët e tij të ngusht, Presidenti i Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu, me një dekret të veçantë e pati dekoruar post mortem, Dr. Ibrahim Rugovën me urdhrin “Hero i Kosovës.
Rugova ishte një njeri modest, real, i thjeshtë, i përulur dhe karizmatik. Karizma e tij ishte po ashtu tejet unike. Prej gojës së tij nuk dolën premtime boshe gjë që zakonisht politikanët i bëjnë. Prej gojës së tij nuk dolën akuza, kërcënime, vrer, etiketime për kundërshtarët e tij politik. Ishte me shpirt të madh dhe demokrat. Njeriu që besonte në miqësinë, madje ai thoshte miqësinë me disa shtete e kombe, dhe në miqësi të përhershme me SHBA-t.
Ai gjithmonë i kujtonte ata që i kishin bërë mirë Kosovës duke i falënderuar çdoherë publikisht me emër e me mbiemër. Lidhte miqësi dhe synonte të ngrinte monumente të këtyre miqësive duke ndarë gurë të çmueshëm gati për të gjithë ata që e vizitonin ose që i vizitonte.Sot, veç Skënderbeut e Nënës Tereze, shqiptarët kanë dhe Ibrahim Rugovën, legjendën e pavdekshme të Dardanisë, të Dërguarin e Zotit, siç e quajti një gazetar. Për afro dy dhjetëvjetësha ky parathënës i së ardhmes nuk i reshti përpjekjet titanike që ëndrra shekullore e shqiptarëve të Dardanisë të bëhet realitet…
Të tillë janë të dërguarit e Zotit: vijnë në këtë botë të heshtur, bëjnë një vepër të madhe në heshtje dhe po në heshtje ikin nga kjo botë…
Ndaj zëri i Ibrahim Rugovës ishte një zë i popullit të Kosovës dhe shprehje apo shpalosje e identitetit tonë andaj edhe i mbetemi borxh vizionit të tij për ta ndërtuar lirinë dhe shtetin që tash e kemi .
Lavdi jetës dhe veprës së Kryetarit të parë dhe Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoft !
Dhe në përfundim Z.Haki Latifi, Ju drejtua të pranishmëve:
Të nderuar zonja dhe zotrinjë,
Gjatë janarve historik ne humbëm figurat me eminente të çështjës sonë patriotike dhe kombtare.Kësaj sakrifice sublime ne duhet t’i perkulemi me pietet, martirëve, heronjëve e dëshmorëve qe ranë për lirinë e Kosovës.
Këta burra të mëdhenj të kombit kanë vetëm një gjuhë, vetëm një parti, vetëm një grupacion, vetëm një ideologji, vetëm një shoqatë, vetëm një shtresë, vetëm një ngjyrë dhe vetëm një fe – atë shqiptare!
Prandaj, çdo përpjekje, e kujtdoqoftë ajo, për t’i përvetësuar apo për t’i rirreshtuar në ndonjë parti apo idelogji, këta apo të tjerët si këta, thënë më se buti, është padrejtësia më e madhe që mund t’u bëhet sot; është vrasje e dyfishtë për ta dhe për pasardhësit e tyre. Është vrasje për Kosovën. Sepse të gjitha varret në Kosovë, janë tonat. Janë varre shqiptare! Sikundër që, edhe të gjithë djepat e këtyre trojeve, janë tanët. Janë djepa shqiptarësh!
Lavdi!
Sursee, 21 janar 2012” H.L
FJALË E FADIL GASHIT, KRYETAR I DEGËS SË LDK-së NË KLINË, ME RASTIN E TUBIMIT TË ORGANIZUAR NGA DEGA E LDK-së NË ZVICËR, NË SHENJË TË 6-VJETORIT TË VDEKJES SË PRESIDENTIT HISTORIK TË LDK-së DHE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, MBAJTUR,
MË 21.12.2012, NË ZVICËR
MË 21.12.2012, NË ZVICËR
I nderuari kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër, Z. Haki Latifi
E nderuara Kryesi e Degës së LDK- së për Zvicër,
Të nderuar përfaqësues të nëndegëve dhe aktiveve të LDK-së,
Shumë të respektuar veprimtarë dhe simpatizantë të LDK-së në diasporë, përkatësisht në Zvicër,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,
Ndjehem shumë i nderuar, që sot gjendem në mesin tuaj, dhe në emër të kryetarit të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Isa Mustafa, të Kryesisë Qendrore, të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, dhe të anëtarësisë së gjerë të LDK-së, t’ju përshëndes dhe t’ju përcjell mesazhet dhe falënderimet më të sinqerta për punën, aktivitetin dhe angazhimin e pareshtur që keni bërë për të mirën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të mirën e Kosovës dhe të hapësirave të tjera tona etnike.
Edhe ky eveniment i sotëm përkujtimi është shprehje e këtij angazhimi, për ta përkujtuar dhe rilindur në kujtesë figurën më kolosale të kryetarit historik të LDK-së dhe të Republikës së Kosovës, figurës më emblematike të kombit tonë të shekullit të kaluar dhe të fillim këtij shekullit, dr. Ibrahim Rugovën, emri i të cilit qëndron në piedestalin e pavdekësisë. Ky moment i sotëm, është një mesazh i ndjenjave tuaja dhe një argument tejet i fuqishëm që Ju veprimtarë dhe aderues të nderuar të LDK-së në diasporë, akoma ruani, edhe në të ardhmen do të ruani frymën dhe idealet të strategut dhe vizionarit shumë të suksesshëm, që na i ka mbëltuar deri në frymën e tij të fundit, dr. Ibrahim Rugova. Ky moment i përbashkët është shprehje e respektit për të përkujtuar dhe për t’i bërë homazh Njeriut të Madh që la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë më të re shqiptare, dhe jo vetëm të saj, Dr. Ibrahim Rugovën.
Të nderuar të pranishëm,
Pikërisht, më 21 janar po mbushën gjashtë vjet, kur familja, të afërmit, bashkëpunëtorët e tij, Kosova dhe mbarë populli shqiptar në gjithë gjeografinë e Atdheut Etnik dhe në Diasporë, mbetën pa intelektualin, studiuesin dhe Presidentin Historik të Kosovës dhe LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova, i cili një jetë të tërë ia kushtoi shkencës, kulturës, lirisë dhe demokracisë së Kosovës dhe të popullit të tij. Me humbjen e Dr. I. Rugovës, familja mbeti pa njeriun më të dashur, miqtë dhe bashkëpunëtorët pa fjalën e ëmbël e me shumë kompetencë, punonjësit shkencorë mbeten pa hulumtuesin e vyeshëm prej sensit të hollë të çështjeve albanologjike, shoqëria kosovare mbeti pa veprimtarin e devotshëm për çështjen kombëtare dhe udhëheqësin e tyre historik e shpirtëror.
Kur Kosova rënkonte nën peshën e rëndë të okupimit serb, kur popullit shqiptar i shkeleshin të drejtat në mënyrën më barbare, ky kolos i devotshëm i kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte ndër të parët që ngriti zërin lart kundër asaj shtypjeje që regjimi serb ushtronte ndaj popullit të tij, dhe për asnjë çast deri në frymën e fundit nuk u ndal së vepruari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sikur të gjithë të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, edhe unë, edhe Ju, si pasus të rrugës së tij, ndjehemi të prekur thellë dhe kemi emocionet tona, mbase të ligjshme, për mungesën e tij, por, njëherësh, shprehim ndjenjën e krenarisë që i takojmë asaj rruge dhe atij vizioni që na e ka trasuar dr. Ibrahim Rugova.
Si intelektual me nam që ishte dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i LDK-së, partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë duke mbledhur shumicën e popullit edhe pse ndërkohë u shfaqën në skenë edhe parti dhe forca tjera politike.
Nën udhëheqjen e dr. Ibrahim Rugova në Kosovë me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e Pavarësisë së Kosovës.
Miq të dashur,
Edhe vitet e nëntëdhjeta, si dhe të tjerat dekada para tyre, ishin për shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi shumë të rënda. Dhuna dhe terrori shtetëror vazhdonte me të gjitha mjetet. Shqiptarët, të ndarë padrejtësisht nga trungu amë dhe më pastaj të copëtuar në shumë njësi federale tjera në ish – Jugosllavi, iu nënshtroheshin një politike diskriminuese dhe raciste. Shqiptarët persekutoheshin, diskriminoheshin dhe ndiqeshin nga trojet e tyre etnike. Burgosjet, vrasjet dhe helmimet ndaj popullatës shqiptare vetëm që ricikloheshin dhe nuk kishin të ndalur. Por, edhe qëndresa dhe lufta e popullit shqiptar për më shumë të drejta, liri dhe mëvetësi nuk shuhej dot.
Marrja e Rugovës me politikë nuk ishte rastësi. Ai qysh herët kishte ngritur zërin bashkë me intelektualët tjerë të Kosovës kundër politikës antishqiptare që po zhvillonte Shoqata e Shkrimtarëve të Jugosllavisë (lexo: Serbisë), dhe përgjithësisht politika e Beogradit ndaj Kosovës. Kosova kishte fatin që në vitet e `90- ta të shekullit që lamë pas, të zgjedhë në krye të lëvizjes politike- kombëtare njeriun që me qëndrimin, vizionin dhe urtësinë e tij krijoi kthesën e madhe për Kosovën dhe shqiptarët.
Zgjedhja Rugovës për kryetar të LDK -së dhe më vonë për kryetar të Kosovës, po i tregonte botës se shqiptarët e Kosovës po organizohen në një mënyrë të re dhe gati origjinale për realizimin e aspiratave të tyre politike dhe nacionale.
Rreth LDK-s dhe personalitetit të Dr. Rugovës, u rreshtuan intelektualë e punëtorë, mjekë e shkencëtarë; me një fjalë u ofrua i tërë populli shqiptar i Kosovës dhe jo vetëm i saj. Autoriteti i Dr. Rugovës dhe i LDK-së rrezatonte kohezion dhe vizion dhe për forcat udhëheqëse të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore. Toleranca, mirëkuptimi dhe kultura e komunikimit ndërshqiptar, respektimi i mendimit dhe organizimit tjetër fare shihej me admirim edhe në Shqipëri. Me një fjalë po viheshin themelet e një forme të re e organizimit demokratik dhe shqiptarët po i ktheheshin vetvetes. Siç dihet botërisht, LDK-ja, e udhëhequr nga Presidenti Rugova u bë forca kryesore që filloi t’i vejë themelet e një organizimi legal institucional e demokratik.
“Kam dëshirë, thotë Presidenti Rugova, më 1990, që kudo që të jenë shqiptarët, edhe pse ka dallime në pikëpamje, ne duhet të mësohemi të jetojmë me pluralizmin, por pluralizmi duhet kuptuar që gjërat t’i bëjmë më mirë e kurrsesi të shkatërrojmë, sepse janë disa gjëra të shenjta, siç janë atdheu, liria, paqja… që janë çështje fondamentale dhe nuk guxojmë të prekin asnjeri, po ato duhet t’i përparojmë, t’i çojmë tutje”.
LDK-ja me prijësin e saj, liderin shpirtëror dhe politik dr. Rugoven, i vuri themelet e shtetit të Kosovës përmes veprave të mëdha, si janë Deklarata e Pavarësisë më 1990, Kushtetuta e Republikës së Kosovës më 1991, me ç‘rast u shpreh dhe u vërtetua vullneti politik i popullit të Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e Kosovës u organizuan edhe zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vitet 1992 dhe 1998. Më këto aktivitete politike dhe institucionale u mbajt jeta, u edukua populli për rezistencë dhe pa nënshtrueshmëri.
LDK—ja në krye me dr. Ibrahim Rugovën, edhe pas lufte vazhdoi të mbetet partia politike më e madhe, më e organizuar dhe më e besuar në Kosovë, duke fituar në katër palë zgjedhje lokale dhe kombëtare. Pra, në këto zgjedhje përsëri u dëshmua besimi ndaj politikës, filozofisë dhe programit të LDK-së për ndërtimin e një të ardhme sa më të ndritshme, pra shtetit demokratik të Kosovës.
Në këtë rrugëtim, më vonë, u tëhollua kjo substancë politike, u ndjehem më të varfër, sepse dora kriminale serbe gjatë luftës kishte vrarë bashkëpunëtorin dhe ideatorin më të denjë të LDK-së, dorën e djathtë të dr. Ibrahim Rugovës, prof. dr. Fehmi Aganin, pastaj edhe shumë mendje të tjera të ndritura të LDK-së dhe të kombit, profesor Latif Berishën, Bajram Kelmendin dhe shumë të tjerë. Pastaj, më vonë, dora misterioze e pasluftës LDK-së dhe kombit, i rrëmbeu figurat më të ndritura, si Xhemajl Mustafën, Enver Malokun, Ismet Rracin, Shaban Manajn, Tahir Zemajn, Smajl Hajdarajn, Ukë Bytyqin e shumë të tjerë që nuk janë më në mesin tonë, të cilët edhe sot duhet përkujtuar me pietet.
Të nderuar pjesëmarrës,
Në momentin kur LDK-së dhe Kosovës i duhej më së shumti dr. Rugova, u nda nga ne fizikisht, mirëpo shpirtërisht ai do të mbetet vazhdimisht me ne. Vdekja e Presidentit Rugova na krijoi zbrazësi të mëdha dhe na vuri në sprovën si të gjendemi në këtë udhëkryq politik dhe institucional. Mirëpo, LDK-ja, e mësuar nga dr. Rugova, me pjekuri politike arriti t’i tejkalojë këto vështirësi. Edhe sot pas kaq vjetësh nga ndarja fizike e dr. Rugovës, LDK-ja vazhdon rrugën e trasuar nga strategu i saj. Ky subjekt politik është zotuar se as sot, as nesër, as asnjëherë nuk do ta lëshojë këtë rrugë, sepse është rruga më e preferuar dhe ajo që këtë parti e shpien drejt fitoreve të reja.Sot, LDK –ja, ka një udhëheqje të fortë politike që suksesshëm po drejton LDK-në. Edhe degët dhe nëndegët në terren janë të konsoliduar dhe pandërprerë punojnë që ta forcojnë dhe ta konsolidojnë këtë parti.Tani është duke u zhvilluar pareshtur në terren një aktivitet i dendur me pretendimin që LDK-në ta nxjerrim përsëri të fortë, të organizuar dhe stabile për të dalë partia fituese dhe udhëheqëse në proceset a ardhshme politike në Kosovë.
Tani në nivel qendror janë formuar grupet e ekspertëve dhe komisionet, të cilët po vlerësojnë gjendjen e përgjithshme aktuale në Kosovë, si dhe atë të LDK-së në të gjitha strukturat të të gjitha niveleve. Po ashtu, këto ditë ka përfunduar debati në terren me bazën për ndryshimet statutare dhe orientimet programore të LDK-së, krejt me qëllim të harmonizimit me statutet dhe programet PPE, pasi që jemi në prag të anëtarësimit të plotë në këtë organizatë politike evropiane; pastaj përshtatja e realiteteve dhe e kërkesave aktuale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësimit sa më të denjë të të rinjve dhe gjinisë femërore në këtë subjekt politik. Kështu që , nga këtu ju premtojmë se do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, përkushtim në zhvillimin dhe forcimin e LDK-së. Krejt ky angazhim dhe aktivitet do të mbështetet në rrugën e filozofisë rugoviane, rrugë të cilën LDK-ja nuk do ta shmang asnjëherë. Sepse, si pasues të kësaj rruge plotësisht jemi të vetëdijshëm se dr. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm edhe në jetën politike dhe atë institucionale, por ne si ngarendas të rrugës dhe filozofisë së tij do të përpiqemi t’i mbesim besnik parimeve themelore që na e mësoi, por tani jemi të obliguar të gjithë të punojmë më shumë për të fituar përkrahje dhe besim kombëtar dhe ndërkombëtar.
Të nderuar pjesëmarrës,
Në pika të shkurtra ky është portreti autentiki Dr.Rugovës i kësaj shëmbëlltyre të çmueshme të kombit tonë, dhe rruga politike e kombëtare e LDK-së, partisë që ai e drejtoi për shumë vjet, me një platformë politike dhe filozofike shumë frytdhënëse.Kjo figurë e shquar e këtij kombi, ky shqiptar i madh, ky hero i paqes, e përmbushi me sukses misionin e tij, mirëpo fatkeqësisht nuk arriti ta kurorëzoi aktin më sublim pavarësinë e Kosovës, për të cilën punoi gjatë dhe ia kushtoi tërë jetën e tij.Me humbjen e Presidentit Rugova më shumë se kurdoherë më parë jemi më të varfëruar për një figurë politike, kombëtare e shkencore, mirëpo vepra e Tij do të na shërbejë udhë rrëfim në rrugën e këtij populli të shumëvuajtur që aq shumë e deshi, aq shumë e nderoi dhe aq shumë punoi për demokracinë dhe lirinë e tij.
Mesazhet e Tij do të na shërbejnë frymëzim në rrugëtimin tonë.
Të falënderohemi Presidenti Rugova, për gjithë atë çfarë bëre për Kosovën dhe popullin shqiptar. Jeta dhe vepra e Juaj na obligojnë që rrugën e trasuar nga Ju ta vazhdojmë më këmbëngulësinë më të madhe për Kosovën shtet Sovran dhe të Pavarur.
Në përfundim dëshiroj të theksoj edhe një herë dhimbjen për humbjen fizike të kësaj prone të çmuar të kombit. Them fizike sepse dr. Ibrahim Rugova mbetët gjithnjë i pranishëm mes nesh me kontributin e pazakontë, librat, lirinë dhe Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Zoti e bekoftë shpirtin e dr. Ibrahim Rugovës!
I qoftë i lehtë Dheu i Kosovës Dardane!
Ju faleminderit!
Zvicër, 21 janar 2012 Kryetari i Degës së LDK-së në Klinë,
Fadil Gashi
Të nderuar bashkatdhetarë
Ju përshëndes të gjithëve, ju që keni ndarë një pjesë të kohës për të përkujtuar emblemën e urtisë e të dijes, njeriun që parreshtur u përpoq për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, simbolin e demokracisë.
Derisa kolegët e mi shpalosën para jush dimensionin jetsor të njeriut të urtë dhe shumë të guximshëm, dimensionin e liderit të pakontestuar historik të shqiptarëve të Kosovës, më mbetet të shpalos përkushtimin e tij jetsor-veprën e tij letrare.
Puna e tij madhore prej intelektuali ka të bëj në vazhdimësi me kritikën letrare, fushë së cilës ishte përkushtuar që në rininë e tij. Vepra letrare e Dr. I.Rugovës në fushën e Kritikës letrare bashkëkohore shquhet me cilsinë krijuese në rend të parë në raport me kritiken letrare të shabllonizuar dhe dogmatike. Vepra e tij si opus mund të përmblidhet me sa vijon:
- Prekje lirike 1971 dhe Kah teoria 1979 të botuara nga Rilindja në Prishtinë
- Bibleografia e kritikës letrare 1944-74 Bot. i institutit Albanologjik (me I.Shemën)
- Kritika letrare 1979 dhe Strategjia e kuptimit 1980 Rilindja
- Vepra e Bogdanit 1675-85
- Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqipe 1986 dhe Refuzimi Estetik 1987
- Pavarsia dhe demokracia 1991 e çështja e Kosovës 1994.
- Kompleti i veprës letrare botohet nga shtëpia botuese Faik Konica Prishtinë 2005
Për të mos rënduar natyrën e këtij takimi, do të shpalos vetëm moment më karakteristike në pika të shkurtëra të veprës letrare të I.Rugovës.
L.Poradeci kur shkruan për Gjergj Fishtën e cilëson ate si meditans dhe militans që do të thot mendim dhe veprim, që do ti shkonte shumë për shtat edhe natyrës dhe veprës së I.Rugovës, të cilin ai e dëshmoj jo vetëm si mendimtar në fushën e krijimtarisë po edhe si veprimtar në Politikë. Këtë do të mund ta krahasonim edhe me shkrimtarin çek V.Havellin I cili në momentet më kritike dhe delicate të popullit të tij kalon nga fusha e krijimtarisë letrare në Politikë.
Vepra letrare e I.Rugovës përfaqëson kritikën letrare moderne që ka fillet në të ashtuquajturin Qark letrar të Prishtinës, ku bënin pjesë Anton Pashku, Ali Podrimja, Zejnullah Rrahmani, Sabri Hamiti etj. E ku Ibrahim Rugova cilsohet si Ikona e Qarkut.
Kritika letrare e këtyre viteve, me këta autor, shton përpjekjet që të vihet përballë një kritike dogmatike që kishte krijuar metoda e realizmit socialist e cila po ja zinte frymën mendimit të lirë dhe po pengonte multidimenzionalitetin e kundrimit të çështjeve dhe fenomeneve letrare. Rugova e kishte krejt të çartë se Politika lidhet për një kohë të caktuar dhe është kryesisht çështje pragmatike, kurse letërsia shkon përtej kohës dhe mbetet kryesisht çështje estetike.
Rugova e kishte kap mirë fillin e kësaj problematike, duke filluar nga filozofia e heshme në kundrim të zbërthimit të qasjeve kritike. Si studiues i zellshëm i poleve të ndryshme estetike, si asaj ideologjike të Platonit, të vlerave ontologjike që nga Aristoteli, apo kundrimit dogamatik e ideologjik të metodës estetike të realizmit socialist.Rugova shprehet çartë dhe bën dallim mes Estetikës( e bukur, art) dhe etikës( e mirë). Estetikë e cila ka jo vetëm objektin e vet estetik por edhe aktin estetik deri te produkti i tyre efekti estetik. Pra kritika letrare nuk mund të trajtohet dhe interpretohet me dogmatizmin përjashtues, por ajo ka karakter të dyfishtë me statusin e saj njohës (gnosologjik) dhe atë vlersues (aksiologjik).
Nisur nga këto premisa mendimi kritik i Dr. Rugovës rrok qasje bashkohore moderne në këtë fushë në krahasim me paraardhësit e tij. Këto raporte në veprën letrare ai do ti shpalos nën ndikimin e kritikës, të semiologjisë dhe strukturalizmit të Roland Barthit, tek i cili mbron edhe tezën e Doktoraturës.
Në një moment, kur po e merrte titullin doktor nderi të Universitetit të Parisit, ai nuk heziton të thot se jam një nxënës i vogël i Bartit të madh, edhe pse me veprën e tij ai do të bëhet trashëgimtar i madh i Bartit të madh.
Vepra letrare e I.Rugovës do të jetë dhembetet trashëgimi intelektuale, ajo ka filluar tashmë të studiohet dheshquhet me frymën e re në disiplinat e interpretimit të teorive estetike letrare. Kodet e mdha që i shërbyen në kritikën letrare Dr.I.Rugovës ishin:Kodi Biblik, kodi oral(gojor) dhe kodi historik. Te vepra „ përjashtimi estetik“ai ka një postulat shumë kuptimplotë „të mos pranohet ajo që imponohet“.
Z.Hamzë Morina gjatë leximit :Vepra letrare e Dr.Ibrahim Rugovës
Qazim Bajgoraliu, kryetar i LDK, dega Gjermani gjatë përshëndetjes vazhdoi:
FJALIMI I Z. Qazim Bajgoraliu, kryetar i LDK, dega Gjermani
I nderuar kryetar i LDK, dega në Zvicer, z. Haki Latifi, i nderuar kryetar i LDK dega në Klinë z. Fadil Gashi, te nderuar familjar të heronjeve, të dëshmorve të Kosovës, të nderuar pjesëmarrës të kësaj akademie, kam nderin, që në emër të kryesis së LDK, dega Gjermani, të ju përshëndes dhe të ju falenderoj për pjesëmarjen tuaj në këtë Akademi.
Jemi mbledhur sot, për të kujtuar e nderuar, Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, intelktualin, njeri i madhë dhe heroik, që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës, për një shtetë sovran, të njohur ndëkombëtarisht.
Jemi sot këtu, për të falenderuar punën me rezultatet e vizionit të tijë: duke ruajtur dhe forcuar qenien tonë kombëtare, pra Kosova me njerëz, e lirë, e pavarur, e njohur ndëkombëtarisht dhe me miq shumë.
Presidenti Ibrahim Rugova, me ardhjen e tijë kryetar i LDK, u mirëprit dhe u përkrah nga mbarë populli i Kosoves, duke u antarësuar me masa të tëra në LDK, sepse tek Ibrahim Rugova, shihnin guximin intelektual të denoncimit të terrorit Serb.
Pas shuarjes së grevës të minatorve të Trepqes, të greves së studentëve të univerzitetit të Prishtinës dhe të gjitha grevave tjera anemban Kosovës dhe më vonë, marrjes me dhunë të kushtetutes së Kosovës, të burgosjeve, të dhjetëra e qindra: intelktual, student, minator, punëtor, nxënës, etj. populli shqiptar i Kosoves, sikur filloi të ndihej i pashpres, i pafuqishëm ndaj asaj makinerie politiko ushtarake të Jugosllavis së atëhershme.
Me formimin e Lidhjes Demokraktike të Kosoves dhe me vënien e Ibrahim Rugoves në krye të saj, sikur filloj të shihej një shkëndij shprese për të ardhmen e popullit shqiptar në ish Jugosllavi. Kjo shkëndij ishte një guri i kristalt i themelit të pavarësis së Kosoves, pra mbi të gjitha Presidenti Ibrahim Rugova, po vinte me vizionin e tijë, duke artikuluar dhe arkitektuar, të ardhmen e Kosovës dhe u bë gurëthemeli i demokracis, liris dhe pavarësis së Kosoves, gurëthemeli i miqësive të popullit Shqiptar me SHBA dhe vendet e popujt demokratik e human të botës, sepse me sjelljen dhe veprimet e tijë u bë simboli dhe emblema, nëpërmjet të cilit shihej dhe respektohej populli Shqiptar.
Presidenti historik Ibrahim Rugova, si një intelktual vizionar, me filozofin e tij, politike dhe nacionale, shquhej edhe për guximin që kishte. Falë këtij guximi, populli shqiptar, pati fatin që kërkesat e tij, të legalizohen, të dalin nga anonimiteti ilegal dhe i rrugës, të institucionalizohen nëpërmjet LDK dhe të krijohen institucionet e shtetit të Kosovës. Falë këtij guximi politika bëhej në Kosov dhe jo nga jashtë Kosove, jo nga egzili, prandaj pesha dhe vlera e kësaj politikëbërje, ishte me rezultatet e faktorizimit ndërkombëtar të problemit të Kosovës.
Me diplomacin e tijë dhe forcen e argumentit, arriti të përvetësoj dhe të funksionalizoj, në Ushtri Çlirimtare të Kosovës, armatën më të fuqishme të botës, NATO-n, e cila i solli Kosoves, lirin dhe pavarësin. Duke iu falenderuar Presidentit Ibrahim Rugova, Bill Klintonit, Medlin Ollbrajt, pra duke falenderuar, SHBA dhe Bashkimin Evropian, sot ne gëzojm Lirin dhe Pavarësin e Kosoves.
Presidenti Ibrahim Rugova, ishte dhe mbetet figura shumë dimensionale, që e filloj me letersin, si një teoricient, kritik letrar, që si student i Roland Bartit, po sillte një frymë të re edhe në këtë fushë, një frymë të ndryshme nga ajo e modelit kumunist në Jugosllavi.
Në kohen kurë po goditej dhe rrezikohej çdo gjë që ishte Shqiptare, u përcaktua për akcion politik e diplomatik, duke praktikuar politikë të mosdhunes absolute, që për kohen e vlimeve nacionaliste e shoveniste të federates Jugosllave, e cila posedonte, një makineri shumë të fuqishme ushtarake e policore, dukej e pa realizushme, por me urtësin dhe këmbngulësin e tijë, arriti të shëndërrohet, në një udhëheqës të pathyeshëm, që siq thotë profesori i shkencave politike, Shlomo Avinier: “Ibrahim Rugova, në butësin e tijë, kishte çelik”.
Filozofia, vepra dhe jeta e Ibrahim Rugovës, është një pasuri kombëtare, që duhet ta studioj dhe nderoj secili, sepse, jeta, filozofia dhe vepra tijë, është jeta jonë, është jeta e popullit tonë.
Lavdi jetës dhe veprës, së presidentit tonë historik, dr. Ibrahim Rugova
Qazim Bajgoraliu, kryetar i LDK, dega Gjermani
21.01.2012, Në Surse, Zvicer
FOTO ALBUM PAS PËRFUNDIMIT TË TAKIMIT
Aktori dhe regjisori i njohur Adem Kica u paraqit me dy monologje kushtuar Presidentit hisorik Dr. Ibrahim Rugova.
Aktori dhe regjisori i njohur Adem Kica u paraqit me dy monologje kushtuar Presidentit hisorik Dr. Ibrahim Rugova.
******************************************************************
Spahiu dhe Hamzë Morina duke u përshëndeturZ.Hasan
Z.Behxhet Krasniqi me mustaqe foto pas mbarimit të tubimit me pjesëmarrësit tjerë
Foto kujtim i përbashkët pas përfundimit të takimit
Nga e majta në të djathtë në këmbë: Hasan Spahiu, Fadil Gashi, Qazim Bajgoraliu, Behxhet Krasniqi, Muharrem Sfarqa ,Isuf Hasani,Dan Gashi,Muharrem Gashi, Ulur Hamzë Morina, Haki Latifi dhe Xhevat Rexhaj
Pjesëmarrësit me duartrokitje përcjellin programin e paraqitur nga organizatorët.
Z.Behxhet Krasniqi me mustaqe foto pas mbarimit të tubimit me pjesëmarrësit tjerë
Foto kujtim i përbashkët pas përfundimit të takimit
Nga e majta në të djathtë në këmbë: Hasan Spahiu, Fadil Gashi, Qazim Bajgoraliu, Behxhet Krasniqi, Muharrem Sfarqa ,Isuf Hasani,Dan Gashi,Muharrem Gashi, Ulur Hamzë Morina, Haki Latifi dhe Xhevat Rexhaj
Pjesëmarrësit me duartrokitje përcjellin programin e paraqitur nga organizatorët.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fotoreportazhë nga Abas Fejzullahu:PAMJE TRISHTUESE NGA PRISHTINA
» BSHIZ-Abas Fejzullahu:Mirënjohje për Agim Gashin-
» Abas Fejzullahu:JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON VEPRIMTARIN E LIRISË KADRI MANI
» Kadri Mani&Abas Fejzullahu:Prit me muaj e prit me vjet, s`ke drejtësi n`Europë me gjetë
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
» BSHIZ-Abas Fejzullahu:Mirënjohje për Agim Gashin-
» Abas Fejzullahu:JORGANI I DARDANISË QË RUAN E MBULON VEPRIMTARIN E LIRISË KADRI MANI
» Kadri Mani&Abas Fejzullahu:Prit me muaj e prit me vjet, s`ke drejtësi n`Europë me gjetë
» Ajet Nuro:Nënë Tereza bashkon shqiptarët e Kanadasë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi