Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kamishi nuk publikon asnjë fakt për Kurtin

Shko poshtë

Kamishi nuk publikon asnjë fakt për Kurtin Empty Kamishi nuk publikon asnjë fakt për Kurtin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 09, 2012 5:31 pm

Kamishi nuk publikon asnjë fakt për Kurtin

Kamishi nuk publikon asnjë fakt për Kurtin F1_09kamishi-jpg1328788792

Prishtinë, 9 shkurt - Ultimatumi i javëve më herët i Bekim Haxhiut se sot do t’i bëjë publike argumentet e tij për “tradhti” të Albin Kurtit, doli të jetë një fluskë sapuni. Deputeti i PDK-së dhe ish-SHIK-isti, Bekim Haxhiu – Kamishi, dje nuk tha asgjë që do të mbështetnin kërcënimet e tij. Ai, siç raporton indeksonline, nuk ka publikuar as edhe një fakt të vetëm për ” marrëdhëniet e Albin Kurtit me serbët”. Në konferencën për shtyp ai ka përsëritur ato që ka thënë dje, se “faktet” ia ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, dhe se “faktet” do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.

“Unë dje në mënyrë institucionale i kam protokolluar dhe dorëzuar kryetarit të Komisionit, Florin Krasniqi, për korrespodencat e Kurtit me strukturat kriminale paralele të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqit nëse dëshiron t’i publikojë të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e Kurtit me strukturat serbe. Faktet e tjera bashkë me dëshmitarët jam i gatshëm t’i paraqesë në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë”, ka thënë Kamishi.

Një pjesë të konferencës, deputeti i PDK-së e ka kaluar duke treguar historinë e nofkës së tij, duke thënë se ka pirë cigare me kamish që e ka pasur trashëgim nga gjyshi.


***

Ndërkohë, medieve iu shpërnda me rrugë elektronike edhe fjalimi i deputetit Bekim Haxhiu, rreth rasti Kurti. Po japim në vazhdim pa asnjë ndërhyrje.
“Jetojmë në një shtet të cilin unë e kam menduar pjesë të bashkësisë familjare timen ku mirëqenia, ligji, siguria, mendimi i lirë, transparenca, do të duheshin të ishin moto e angazhimit dhe përkushtimit të secilit prej nesh. Pjesë e këtij koncepti kam qenë, jam dhe do të mbetëm me tërë qenien time. Kam kryer obligimin tim në të kaluarën, jam munduar me nderë, si shumica e qytetarëve të vendit tim, të cilët me pushkë, me pendë, dhe me mos bindje, e sollëm lirinë, por nuk kam pritur që njerëz të caktuar, lirinë e vendit tim do të përpiqen ta shëmtojnë, përvetësojnë, uzurpojnë, apo edhe tentojnë ta mbysin.
Jam zgjedhur me vota të populli deputet i vendit tim dhe kërkesa ime për të kërkuar sqarime nga Albin Kurti, i cili është lideri i një subjekti politik parlamentar dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, bazohet në nenin 74 të Kushtetutës së Kosovës dhe nenit 21 të Rregullores së Kuvendit, në veçanti në pikat 7 dhe 6 të tij.
Ndajë shqetësimin me të gjithë qytetarët e Kosovës për heshtjen e Albin Kurtit, ikjen e tij nga përgjegjësia që të jetë transparent para qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kam caktuar datën 8 shkurt me qëllim që atij t’i jap kohë, t’i hapë rrugën për të qenë transparent para qytetarëve, që këto dilema për veprimet e bëra, vet ai t’i sqarojë, të mos i injorojë qytetarët të cilët janë shqetësuar për dilemat e ngritura për të. Kam kërkuar që Albin Kurti, për këtë periudhë kohore të sqarohet në mënyrë institucionale, e misteri për të, të mos zgjasë pafundësisht. E kam ftuar dhe e ftoj serish të më paditë në gjykatë nëse unë jam duke thënë të pavërteta për të .
Ajo që mua më ka shtyrë të bëjë këto pyetje dhe shpalos këto fakte të ditura e të përfolura për Albin Kurtin, është dëmi që ai në vazhdimësi është duke i shkaktuar Kosovës dhe reputacionit të saj në momentet më vendimtare.
Qëllim im ka qenë që Albin Kurti të sqarohet dhe të jetë transparent para qytetarëve për misterin që përmban, të tregojë se përse e zhvendosi vëmendjen e faktorëve ndërkombëtarë nga zhvillimet në veri të vendit tek pikat e qeta kufitare të Kosovës në Merdare dhe Dheu i Bardhë. Përse shpërfilli në këtë rast rekomandimet e Aleatëve të Kosovës pa ndihmën e të cilëve ne nuk do të arrinim këtu ku jemi sot?
E të cilët edhe në këto momente të tensionimit të skenës politike kanë kërkuar që çështjet të zgjidhen në mënyrë institucionale.
Andaj, unë dje në mënyrë institucionale i kam protokolluar dhe dorëzuar kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, faktet për takimet dhe korrespodencat e Albin Kurti me strukturat kriminale - paralele të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqi nëse dëshiron t’i publikoj të gjitha faktet për takimet dhe korrespodencat e liderit të tij me strukturat kriminale të Serbisë. Faktet tjera bashkë më dëshmitarët jam i gatshëm t’i praqes në gjykatë apo Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë , nëse zoti Kurti është i gatshëm të përballet me to.
Ka pas spekulime nga disa media se gjoja unë jam zprapsë gjë që nuk është e vërtetë, asnjë milimetër nuk jam zbrapsë përkundrazi faktet për takime dhe korrespodenca të Albin Kurti i kam deponuar në institucionion më të lartë të vendit në Pralamentin e Kosovës. Në bazë të ligjit për qasje në dokumente zyrtare ju si media mund të i posedoni ato.
Unë kam deklaruar se faktet për Albin Kurtin do të i prezentoj,me datë 09.02.2001 dhe ato janë të prezentuar në institucione të dorzuar me datë 08.02.2012 dhe jamë i gatëshëm të i paraqes edhe në gjykatë dhe AKI”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi