Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:HERËN E PARË NË ADOLESHENCË

Shko poshtë

Vullnet Mato:HERËN E PARË NË ADOLESHENCË Empty Vullnet Mato:HERËN E PARË NË ADOLESHENCË

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 10, 2012 1:27 pm

Vullnet Mato:HERËN E PARË NË ADOLESHENCË 425478_2479627801221_1568334934_31679530_1533365409_nVullnet Mato:HERËN E PARË NË ADOLESHENCË 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

HERËN E PARË NË ADOLESHENCË

(Për Shën Valentin)

Kur putha së pari,
të paputhurën asnjëherë,
m’u duk sikur buzëve
më flakëroi zjarri.
Por te buzët e saj
fryu stuhishëm një erë,
që e bëri të dridhej
me shkulme tufani.

- Ç’bëre ?! - tha ajo
sikur befas ndodhi hataja.
- S’të vrava, - i thashë,
vetëm tregova sa të dua!...
-Kur nuk di ç’më bën
babai dhe mamaja,
më kishe vrarë më mirë,
të kisha shpëtuar!...

Atëherë e putha sërish,
për herë të dytë,
se ata nuk e vrisnin,
gjersa e quanin “zemër”.
E shumta do e rrihnin,
sa t’i lotonin sytë,
që unë me buzë
t’i fshija lotët e ëmbël...

E pyeta me mjaft guxim
pas puthjes së dytë:
-Në moshën time, babai yt,
nuk e puthi mamanë?...
Atëherë ajo mbështeti kokën,
mbylli dy sytë
dhe puthjen e tretë e la
të shëtiste në çdo anë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi