Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: NË VEND TË LETRËS SË PARË

Shko poshtë

Vullnet Mato: NË VEND TË LETRËS SË PARË Empty Vullnet Mato: NË VEND TË LETRËS SË PARË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 02, 2010 11:25 pm

Vullnet Mato: NË VEND TË LETRËS SË PARË 12441_1135744604981_1568334934_30292397_345785_n

Vullnet Mato

NË VEND TË LETRËS SË PARË


Bisedën tënde prej mikeshe,
rikujtova, shoqe e largët.
T'i numërova buzëqeshjet
dhe t'i mblodha gjithë fjalët.

Asaj dite qeshe shumë,
atë ditë shumë fjalë fole.
Gazin ma derdhe në gjoks,
fjalët në mendje m'i mbolle.

Mbolle jargavanë të kuq,
manxuranë e rozmarinë.
Gjithë ç'mbolle me aq vrull,
zunë një nga një të mbijnë.

Sot tek po vështroj të mbjellat,
rashë në hall me atë ditë...
Ti i mbolle kollaj fare,
po unë s'di si t’i vadit !...

Të kujdesem si bahçevan,
në mendje të më çelin lulet…
Apo t’i lë diku mënjanë,
sa të vyshken e të shkulen?...

1984

Vullnet Mato: NË VEND TË LETRËS SË PARË 22665_1154600036355_1568334934_30327254_7333406_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi