Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë

Shko poshtë

Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë Empty Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 12, 2012 2:02 pm

Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë


Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë Houston-A1-
Whitney Houston 1963-2012

(I plotësuar) - Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Whitney Houston, ndërroi jetë në Los Anxhelos në moshën 48 vjeçare.

Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë 12houston2-popupZnj Houston me Stevie Wonder në vitin 2003.

Policia konfirmoi se ajo “u shua” në dhomën e një hoteli në “Beverly Hills”, ku po qëndronte si e ftuar. Vdekja u zyrtarizua në orët e para të ditës së dielë.

Houston, një prej këngëtareve më të suksesshme të të gjitha kohërave, do të kujtohet veçanërisht për këngë si “Will Always love you” apo “Saving all my love for you”.

E njohur gjithashtu për një betejë të gjatë ndaj varësisë prej substancave narkotike, Houston dyshohet të ketë ndërruar jetë nga një mbidozë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas asaj që raportojnë disa media amerikane, ajo ishte parë për herë të fundit në publik ditën e enjte, tërësisht jashtë forme dhe e dehur. Personi i fundit me të cilin foli këngëtarja ishte e bija, disa orë përpara se një truprojë ta gjente me një puls shumë të dobët në dhomën e saj.

Houston u konfirmua e vdekur pas mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, pavarësisht se ata u përpoqën për 20 minuta me radhë ta mbanin në jetë.

E lindur dhe rritur në Nju Xhersi, Houston nisi të këndonte në kishë dhe klube nate në Nju Jork, përpara se të niste një karrierë modeleje dhe të firmoste një kontratë me një kompani muzikore, që e shndërroi në një prej ikonave të muzikës së viteve 1980-90.

Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë 12housyon1-articleLarge

Këngëtarja dhe aktorja Whitney Houston vdes në moshën 48-vjeçare

Kengetarja dhe aktorja amerikane Whitney Houston ka vdekur ne moshen 48 vjecare. Lajmi eshte konfirmuar nga publicistja e saj Kristen Foster.

Nuk dihen per momentin shkaqet dhe vendi i vdekjes. Houston konsiderohet si nje prej kengetareve me te medha te te gjitha koherave, nderkohe qe ka arritur sukses te madh edhe ne kinematografi duke interpretuar ne filma si 'The Bodyguard' dhe 'Waiting to Exhale'. Suksesi i saj lihej shpesh ne hije nga skandalet e saj me drogen dhe martesa e turbullt me kengetarin Bobby Brown.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi