Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Katër vitet e pavarësisë së Kosovës – vite të suksesit

Shko poshtë

Thaçi: Katër vitet e pavarësisë së Kosovës – vite të suksesit Empty Thaçi: Katër vitet e pavarësisë së Kosovës – vite të suksesit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 15, 2012 8:54 pm

Thaçi: Katër vitet e pavarësisë së Kosovës – vite të suksesit


Thaçi: Katër vitet e pavarësisë së Kosovës – vite të suksesit _Hashim-Thaci
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar rregullore, vendime dhe ka diskutuar për gjendjen e krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës në vend.
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka përkujtuar se është kjo mbledhje e Qeverisë së Kosovës në javën e shënimit të katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që rikujton sakrificën dhe vetëmohimin e brezave për lirinë e vendit. “Kjo datë do të përkujtohet me manifestime të ndryshme institucionale dhe shtetërore dhe dëshiroj të përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë ditë. Përvjetori i katërt i pavarësisë shënohet edhe me fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur, andaj edhe është viti i suksesit të shtetit të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Rregulloren për evidencën zyrtare të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare, Rregulloren për klasifikimin e vendeve të punës në shërbimin civil, ka miratuar vendimin për plotësimin e Programit Legjislativ të viti 2012, ku ka përfshirë ligjet që ndërlidhen me përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes së pavarësisë. Në mbledhje është aprovuar edhe Strategjia vjetore për menaxhimin e borxhit të jashtëm të Kosovës.
Kabineti qeveritar është informuar nga ministrat përkatës për zhvillimin e situatës së krijuar nga reshjet e borë. Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku ka njohur kabinetin me angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për tejkalimin e situatës së krijuar dhe sidomos për gjetjen e viktimave në Restelicë të komunës së Sharrit. Ministri i Infrastrukturës ka informuar për situatën dhe gjendjen e rrugëve në Kosovë.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka informuar kabinetin qeveritar për ndarjen e 50 mijë eurove për Kryqin e Kuq të Kosovës, i cili do të distribuojë ndihma ushqimore për zonat e goditura nga moti i keq, ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional për tejkalimin e gjendjes.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka prezantuar informatën për gjendjen energjetike në vend e cila është stabile dhe me furnizim të rregullt për kategorinë A dhe për zonat e goditura, ndërsa me reduktime të kohëpaskohshme në kategoritë B dhe C. Ministri Beqaj ka thënë se prodhimi i energjisë elektrike në kapacitetet vendore është stabil, ndërsa pjesën tjetër të nevojave është duke u mbuluar nga importi.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka informuar kabinetin qeveritar se gjendja fizike e shkollave në Kosovë është e mirë dhe pritet që nga 20 shkurti të rifillojë procesi i arsimit në të gjitha nivelet. Ditët e humbura nga pushimi i dhunshëm, do të kompensohen gjatë ditëve në vijim.
Në lidhje me kërkesat financiare nga organizatat buxhetore, për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga reshjet e mëdha të borës në Kosovë, ministri i Financave, Bedri Hamza ka informuar kabinetin qeveritar për qarkoren që kjo ministri ka dërguar të të gjitha organizatat buxhetore dhe komunat për rialokimin e mjeteve buxhetore në funksion të përballimit të shpenzimeve për përballimin e situatës së krijuar.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për të angazhimin e të gjitha institucioneve për tejkalimin e situatës së krijuar dhe ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke përcjell me vëmendje zhvillimet dhe situatën e krijuar dhe do të mbështes aktivitetet në përballimin e situatës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi