Ali Rexhepi:Katër vite pa presidentin Rugova!
Faqja 1 e 1
Ali Rexhepi:Katër vite pa presidentin Rugova!
Katër vite pa presidentin Rugova!
Ali Rexhepi
Në
atë kohë kur në Evropën Lindore, komunizmin nuk e mbanin më këmbët dhe
në Berlin po shembej Muri i turpshëm i ndarjes dhe i krimit, dhe kur të
gjithë popujt e Evropës po synonin të rindërtonin fatet e tyre; kur në
Evropë, popuj të ndarë prej vitesh bashkoheshin me vullnetin e tyre,
dhe popuj të tjerë të bashkuar prej vitesh, ndaheshin po me vullnetin e
tyre, ndërsa në Ballkan po luheshin drama tejet tragjike, dhe kur
populli shqiptar i Kosovës rrezikohej të humbte shansin e vet historik,
u shfaq në histori, njeriu me idenë e madhe të shpëtimit dhe me një
vullnet e këmbëngulje të çuditshme për ta realizuar atë, ishte ky i
madhi dhe i pa vdekshmi dr.Ibrahim Rugova. Koha lindi njeriun e saj,
Kosova birin e vet, populli i saj shpëtimtarin.
I
dobët fizikisht, serioz dhe disi i sertë e me sy gjurmues me reflekse
mendimtari, me profilin plot hije e dritë të një intelektuali, në
gropën e gjoksit të të cilit peshon një dhembje e rëndë prej plumbi, e
cila konkretizohej së jashtmi me një shall rreth qafës në shenjë të
robërisë së Kosovës së tij të dashur dhe lakun e mjerimit shekullor të
popullit të tij.
Kishte
punuar prej vitesh në frontin e letrave, gjithnjë i ndriçuar nga kjo
dhembje; tani i duhej t’i braktiste letrat dhe të hidhej në frontin e
veprimit politik. Kosova e tij e shumëvuajtur kishte nevojë për ndriçim
dhe drejtim. Ai e kishte në ndërgjegjen e tij idenë e madhe të
ndriçimit dhe drejtimit. Tani e tutje, mbi supet e tija do të mbante
peshën e halleve të një populli, të një shteti që kërkonte të lindte që
prej një shekulli. Tani e tutje, ai do ta organizonte popullin e tij
dhe do ta drejtonte në rrugën e shpëtimit, duke shpallur dhe mbrojtur
para gjithë botës idenë e tij të madhe. Tani e tutje, ai do të bënte
luftë në krye të popullit të tij me armën e një të shenjti.
Në
rrethanat e dhunës më të përgjakshme e më cnjerëzore të armikut
shekullor serb, ai, me një mprehtësi të rrallë mendimi, me një zemër të
madhe humane, me një transparencë të ndritur vizioni dhe me
predispozitat shpirtërore të përballimit dhe mposhtjes së dhunës me
mjete paqësore, orientoi popullin në rrugën e mbrojtjes së ekzistencës
nacionale, që anmiku synonte ta zhbënte, të ruajtjes së vlerave
njerëzore e qytetëruese, që anmiku kërkonte t’i zhdukte, në rrugën e
ndritur të lirisë, pavarësisë, demokracisë dhe begatisë. Lëvizjes së
fuqishme të popullit për liri e pavarësi, ai i dha zemrën. Sipas
strategjisë së tij dhe nën drejtimin e tij, mori formë struktura
shtetërore e Kosovës, duke filluar me shpalljen e Deklaratës së
Pavarësisë, në korrik të 1990-ës, me miratimin e Kushtetutës, po në atë
vitë, me Referendumin Popullor, një vitë më vonë dhe me organizimin e
zgjedhjeve të para të lira presidenciale dhe parlamentare, në vitin
1992. Kështu, nën dhunën e përgjakshme serbe, lindi shteti i
shqiptarëve të Kosovës, një shtet i ri që nuk e kishte dashur kurrë dhe
e kishte sakrifikuar bota e madhe. “Shteti paralel” – siç e quajti
dikush - erdhi gjithnjë duke u përsosur dhe forcuar.
Me
një këmbëngulje të paparë, ai shpalli para mbarë botës: në Washington,
në Bruksel, në Londër, në Romë, në New York, në Berlin, në Paris e
kudo, të drejtën dhe vullnetin politik të popullit të tij: “Kosova e
pavarur, demokratike e paqësore, e integruar në Bashkimin Evropian dhe
në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Ai,
një figurë minore që nuk e njihte askush, nuk e përfillte askush dhe që
shumëkush e kundërshtonte dhe çuditej me të, arriti të njihet e të
vlerësohet, të respektohet dhe të dëgjohet, të miratohet dhe të
përkrahet nga bota e madhe. Kështu, ai e bëri Kosovën problem të botës
së madhe.
Në
këtë rrugë, dr. Ibrahim Rugova u nis tamam si prijës, misionar e
udhëheqës. Me urtësinë Sokratiane, me dashurinë për atdheun,të
frymëzuar nga modelet e tij shpirtërore dhe intelektuale, i frymëzuar
nga vlerat e filozofisë jodhunore të njohura në Botë dhe të
përfaqësuara përmes Gandit, me të cilin ai u krahasua me të drejtë,
Rugova u bë Ikona e Shqiptarëve dhe e botës së përparuar në këto dy
dekada.
Rugova
i ofroi Evropës rrugën Gandiane të popullit të Kosovës, që do ta
çlironte atë dhe do ta bashkonte me Evropën, së cilës i takonte
fizikisht dhe shpirtërisht. Kosova, vendi i tij, ishte Dardania ilire e
dikurshme me rrënjë të një qytetërimi të lashtë “që qëndron në themelet
e civilizimit modern evropian”, siç ia pati kujtuar ai vetë Senatit
Evropian. Vërtet, Perandori i Bizantit, Justiniani, i cili i pati dhënë
Evropës që në shek. VI ligjet qytetare, që patën shërbyer si bazë e
sistemeve ligjore për pjesën më të madhe të shteteve evropiane, qe birë
i tokës dardane.
Përmes
rezistencës paqësore, përsëri, Dardania e ditëve të sotme po i
reflektonte Evropës dritë qytetëruese. Me trupëzimin në praktikë të
idesë së tij të madhe, ai po i jepte Evropës çelësin magjik të paqes së
Ballkanit, - gadishullit të mbrojtur me barot e gjak, - çelësin e
tolerancës së popujve ballkanas, çelësin e stabilitetit dhe të
integrimit në Evropën e Bashkuar. Dr.Ibrahim Rugova ishte dhe do të
mbetet ideator i një politike moderne, jo vetëm shqiptare. Mjafton të
riciklojmë në këto ditë dhembje, strategjinë e tij brilante, Kosova e
Pavarur, Integrim në Strukturat Euroatlantike dhe Miqësi permanente me
SHBA-të. Me urtësinë e tij, Presidenti Rugova në çdo takim me rëndësi,
në çdo fjalim i ruante fjalët si visare të çmueshme dhe përshëndeste
miqtë dhe liderët botëror, në krye me SHBA-të. Një vizion, që edhe
nëpër shekuj duhet të ndiqet.
Evropa
dhe bota e kuptoi dhe e përkrahu. Dhe kur pushtuesi serb, anmiku i
përjetshëm i popullit shqiptar, në figurën udhëheqëse të satrapit, u
lëshua si ulkonja e etur për gjak mbi popullin e pambrojtur, Evropa
vendosi ta korregjojë gabimin e vet të dikurshëm dhe, me nxitjen e
përkrahjen e Shtetevve të Bashkuara të Amerikës, ndëshkuan kriminelët.
Me sakrifica të mëdha dhe me flijimin e bijve të saj më të mirë që i
dolën në mbrojtje me armë në dorë, Kosova fitoi lirinë dhe sot si shtet
i Pavarur u fut në rrugën e integrimeve euro-atlantike. Magjia e
filozofisë paqësore, kundrejt një politike vrasëse, që prodhonte vetëm
shkatërrime dhe dhunë, ngazëllej zemrat e sa e sa prijësve politikë të
kombeve të mëdha. Është kjo magjia e fuqisë së paqes, tamam magji. Koha
tregoj sa e fuqishme është kjo vlerë. Po ashtu, kjo fuqi bëri të qartë
se sa të pafuqishme janë pengesat ndërkombëtare, kur ishte në pyetje
domosdoja e mbrojtjes së Kosovës. Bota e tëra u rreshtua pas misionit
të tij të përcaktuar jetësor.
Janë këto virtyte dhe vlera kolosale që këtij njeriu i japin përmasa universale.
Në
rajonin e Europës Juglindore, portreti i fuqishëm dhe shumëdimensional
i Dr. Rugovës, me vizionet e një dijetari të madh, filloi dhe e
tronditi ideologjinë famëkeqe Komuniste dhe hapi shkëndijat e para të
vlerave të demokracisë.
Sa vlerë sublime!
Presidenti
Rugova, herën e fundit kur ishte në Shqipëri, kur u përkul në gjunjë
para heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut tha: do t’i forcojmë
aleancat me aleatet e të madhit Skënderbeu.
Duke
qenë krenar se i përkiste atdheut të të madhit Gjergj Kastriotit-
Skënderbeu, ai asimiloj dijen, guximin dhe besimin, me zërin e thellë
të ndërgjegjes kombëtare dhe tundi pluhurin shekullor që kishte
mbërthyer qenien shqiptare. Filloj t’i rikthej dinjitetin shqiptar; të
rilidh ato aleanca të vjetra me aleatët e figurës markante, Gjergj
Kastrioti- Skënderbeut.
Po
a nuk është kjo magjia e fuqishme, me një vizion strategjik për të
rikthyer kombin shqiptar në Familjen Perëndimore, me dinjitet të plotë.
Presidenti Rugova ishte, është dhe do të mbetet Hero, ashtu siç njihen
në histori heronjtë e mëdhenj, të cilëve njerëzimi edhe sot i beson: ai
është një hero sepse politikës i dha shpirt artistik, angazhimeve
kombëtare i dha dimensione universale. Me 21 janar të vitit 2006 ne nuk
humbën vetëm një lider të thjeshtë. Kjo është humbja e prijësit,
misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve të mëdha që ndodhën në
Kosovë dhe më gjerë. Kjo është humbje e njeriut që ndikoj në ndryshimin
e relacioneve në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Presidenti Rugova kaloj në amshim në vigjilje të jetësimit të realizmit të tij.
Po a nuk është fat i gjithë heronjve të mëdhenj ky!?
Ai
vdiq, pa e gëzuar shpalljen formale të pavarësisë, së cilës i kushtoi
jetën; por mermeri i kujtesës, në të cilin ndërgjegjja popullore
gjithëshqiptare ka gdhendur madhështinë e tij, është i pavdekshëm. I
renditur krah figurave më të larta që ka nxjerrë kombi shqiptar, si
Presidenti i parë i Kosovës martire, në shërbim të lirisë dhe
pavarësisë të së cilës ai vuri veten me një përkushtim flijues dhe me
zotësi të pashoqe, ai do të jetojë përjetësinë e lavdisë historike.
Rugova
nuk qe dhe nuk do të mbetet thjesht vetëm një personalitet shqiptar a
ballkanik. Vlerat e tij shtrihen më përtej në Evropë dhe në të gjithë
botën, sepse ai, me idetë e praktikën e tij, e sidomos me krijimin e
strukturave shtetërore paralele në Kosovë, dha një ndihmesë të re me
vlera të veçanta origjinale në luftën paqësore për çlirim dhe të drejta
njerëzore të të gjithë popujve të robëruar, ndihmesë që i pasuroi dhe i
zhvilloi më tej idetë dhe praktikën e rezistencës paqësore të Gandit.
Të
gjithë pasardhësve të mendimit dhe veprimit të tij dhe të gjitha
forcave politike, të të gjitha ngjyrave dhe trojeve shqiptare, të
gjithë atdhetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, kudo që
jetojnë, i mbetet të vazhdojnë rrugën e nisur dhe të udhëhequr nga ai
deri në fitoren e plotë,– ëndrrës shekullore të popullit të Kosovës dhe
gjithë popullit shqiptar, bashkimin e trojeve shqiptare.
Ndjehemi krenar qe e patëm dhe të pikëlluar që iku, në kohën kur na duhej aq shumë. Por ne i besojmë misionit të tij.
Filozofia
politike, kulturore e Presidentit te Kosovës për jetë të jetëve do të
mbetet model për ne, sepse ajo është mëshiruar ne çdo zemër të
shqiptarit, ka rrjedhur dhe rrjedhë nëpër dejtë e tij, dhe ka frymëzuar
zemrat për një përcaktim, besim në të ardhmen.
Janaret
e ngricave, e stolive dimërore e natyrës se mbuluar me petkun e bardhë
e kjo e bardha simbolizon bardhësin edhe të shpirtërave të botës së
qytetruar. Janarët e lojërave të fëmijëve me topat e borës së bardhë,
kjo kështu ndodhë gjithëkund kurse për ne shqipëtaret janari është i
shenuar si muaj pikëllimi, muaj vaji, muaj dhembje, muaj i vrasjeve që
gjakosi borën e bardhë me gjakun e kuq të më të mirëve tanë. Gjatë
janarve historik ne humbëm figurat më eminente të çështjës sonë
patriotike dhe kombëtare. A është e mundur që te një popull kaq i vogël
janarin e ngricave dimërore të ketë derdhur kaq lotë dhe të këtë mbetur
pa figurat me markante të historisë kombëtare. Unë besoi se Jo. Me 17
janar të viti 1468 ne Lezhë pushon së rrahuri zemra e trimit zë madh
shqiptar heroit kombëtarë Gjergj Kastriotit -Skënderbeu. Me 24 janar të
vitit 1822 në Janinë vdes Ali Pashë Tepelena, e më vonë pikërisht në
23 janarin e vitit 1916, trimi i Boletinit dhe i tërë shqiptarisë ne
menyrë trathetare vritet pabesisht nga qarqet shoveniste të shkijeve
dhe çetnikeve të Malit të zi . Ndërsa po në muajin janar me daten 24 të
vitit 1919 në Perugja të Italisë në një atentat helmohet plaku i Vlorës
Ismail Qemajli. Masakra
e vitit 1921 është e njohur sot e kësaj dite me emrin Janari i zi ku u
terrorizuan shqiptarët në mënyrën më barbare sidomos në Llapë e Gollak.
Me 19 janar të vitit 1983 vdiq plaku i urtë dhe i mencur Arif Trena
ndërsa me 11 janar të vitit 1984 bishat e
egra vrasin Rexhep Malen e Nuhi Berishen. Gjuetija mbi shqipëtaret
patriot s´ka të ndalur, kështu me 17 janar të vitit 1982 vritën
pabesisht në afërsi të Shtutgartit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri
Zeka. Me 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë bien
heroikisht Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Gjahu i
shtrigave dhe i gjakatareve mëkatar që nuk u ngopën kurrë me gjakun e
intelegjencës shqipëtare ishte edhe vrasja në Prishtinë e Enver Malokut
me 11 Janar të vitit 1999 dhe vetëm katër ditë më vonë pra me 15 janar
të vitit 1999 në sy të botës në Fshatin Reçak këto bisha të egra karpate masakrojnë 45 civilë shqiptarë, Me
17 Janar të vitit 2002 ne Lagjën Fidanishte në Pejë vritet
intelektuali, komandanti dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl
Hajdaraj, janari, na kujton edhe kolonel Tahir Zemaj, që u vra më 4 janar 2003 së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasani. Pra, Janari është muaj i kobit, muaj i vrasjeve dhe vdekjeve të mëdha tek shqiptarët.
Këtijë
muaji të kobshëm për shqiptarët në vitin 2006 ju shtua edhe një vdekje,
nje dhimbje dhe një lotë, një humbje, sa e rëndë aq edhe e
pazëvendësueshme.
Por pikërisht në janarin e vitit 2006 dhembja u
shëndrrua në mrekulli, u shëndrrua në respekt, ku edhe pas këtij kobi,
Dardanisë iu dha respekti më i madhë, iu bë nderi më i madhë, në emër
dhe në nderë të më të madhit.
Mrekullia ndodhi, mrekulli që patëm
rastin ta shofim të gjithë, edhe pse me pikëllimin që na kaploi, kësaj
mrekullie ja pamë syrin, ia thithëm lotët, ata lotë që ngriheshin sikur
shtresa të mëdha të akullit ende pa rënë në tokë.
Zoti kësaj here
u mëshirua me fatin e shqiptarëve, u mëshirua sikur në kohën e
Skenderbeut kur kishim në krahun tonë Zotin dhe mrekullin e tijë, edhe
ajo ishte në Janar, pra Janari i historive të dhembshme por edhe
krenarive shqiptare.
Zoti me dorën e tijë nguli në mendjet dhe
zemrat shqiptare dëshirën për të qenë pjesë e mrekullisë që po lindte,
pjesë e mrekullis së ringjalljes nga vdekja, edhe pse quhej vdekje e
kob, bashkë me këtë lindi edhe krenaria e përcjelljes me nder siç din
ta bën vetëm shqiptari, e malet thërrisnin në ketë acarë, të bashkohemi
edhe ne, se shqiptarët janë bashkuar sot në tokën Dardane, e bashkë me
ta edhe bota po i bën nderë Viganit të kombit shqiptar dr.Ibrahim
Rugovës.
Popullin nuk e ndali asgjë, as rrugëtimi i largët e as
acari, ata vërshonin për në Prishtinë, marshonin tek kolosi i madhë që
i bëri nder këtij populli, që ua solli buzëqeshjen në fytyrë, që ua
dhuroj fjalen e lirë dhe mundësinë për të realizuar ëndrrën shekullore.
Të gjithë së bashku donin të jenë tek njeriu që ua ktheu
dinjitetin, që ua ngriti plisin e shkelur për tokë me mijëra vite,
njeriu që u bë simbol i aspiratave të tyre.
Ato ditë janari me acar
të fortë shqiptarët marshonin për tu bërë simboli i ndershmërisë, të
marrin vegimin e fundit, ta ruajnë si kujtim të përjetshëm e të
tregojnë brez pas brezi se edhe ata kanë qenë aty kur lindi kjo
mrekulli.
Do ta mbaj mend historia, do të mësohet përmendsh do të
analizohet edhe shumë vite, dita kur mbi 1 milion shqiptarë të bashkuar
qëndruan me lotin në sy për te, ja dhanë lamtumirën e fundit birit më
të madh që ndonjëherë lindi në këtë tokë.
Kjo që ndodhi në Janar
2006, ishte mrekulli dhe kishte lotin në sy. Lotin po, por edhe
krenarinë. Më 26 Janar u kurorëzua dëshira e flaktë e Dr. Ibrahim
Rugovës, populli i bashkuar për një të vetmin qëllim, pa dallim feje a
partie dhe të rrethuar nga miqë ndërkombëtarë.
Atë ditë edhe zoti u mishërua për lotët që ktheheshin në akull ende pa rënë në tokë.
Na
e mori më të mirin që e patëm në mesin tonë, por na e dërgoi edhe këtë
mrekulli se ai është me ne, dhe na e rilindi para syve tanë.
Vdiq njeriu për të lindë Legjenda.
Mrekullia fitoi emrin e përjetshëm.
Dr. Ibrahim Rugova presidenti i parë shqiptarë i Kosovës.
Kjo mrekulli do të jetojë sa të jetojë edhe shqiptari i fundit.
Vdekja
e pamëshirshme dhe e parakohshme nuk i dha atij as privilegjin e shumë
merituar të kurorëzimit dhe firmosjes së pavarësisë me prezencen e tij
domethënëse si një lider historik dhe rezultativ i kauzes shqiptare.
Kosova sot është shtet, ndërsa ne u themi Lavdi të gjithë atyre që dhan
jetën për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës ndërsa Presidentit Rugova të Pushoj ne paqe shpirti i tij fisnik, human dhe universal.
Ali Rexhepi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Thaçi: Katër vitet e pavarësisë së Kosovës – vite të suksesit
» Rexhep Rexhepi:Sot 22 vite më parë!
» Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova
» Familje Jashari, nderojeni presidentin Rugova
» Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë
» Rexhep Rexhepi:Sot 22 vite më parë!
» Halit Bogaj: Sërish për Presidentin Rugova
» Familje Jashari, nderojeni presidentin Rugova
» Haradinaj: Për presidentin Rugova kam konsideratë të veçantë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi