Skender Korça: OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë
Faqja 1 e 1

OSBE-ja e 15 Nëntorit në Kosovë
Nga Skender KORÇA
Rrethanat politike në Kosovë janë shumë të brishta, ku brishtësia e saj është më e theksuar edhe më pas deklarimit të OSBE-së që nuk do monitorojë, vëzhgojë e assesi të mendohet që do asistojë për organizimin e zgjedhjeve lokale të Nëntorit 2009. Zgjedhjet komunale të 15 nëntorit nuk do të vëzhgohen dhe monitorohen nga ana e OSBE-së, për shkak se kjo organizatë ka qëndrim neutral ndaj statutit të Kosovës. Kjo është bërë e ditur pak javë pasi opozita në Kosovë i ka bërë kërkesë publike OSBE'së që jo vetëm të monitorojë, por edhe të marrë rol ekzekutiv në zgjedhjet e ardhshme komunale.Zyrtarë të misionit të kësaj organizate në Kosovë thonë se kjo organizatë nuk do të ketë vëzhgues, as monitorues në Kosovë për zgjedhjet e 15 nëntorit. "OSBE nuk mund t'i vëzhgojë e as t'i monitorojë zgjedhjet ngase mandati i saj është ngritja e kapaciteteve të institucioneve", thonë zyrtarët në Kosovë. Nuk dihet nëse do të veprojë njëjtë edhe Këshilli i Evropës. Kjo organizatë çdoherë ka dërguar misione disamujore vëzhgimi në Kosovë, por për zgjedhjet e ardhshme komunale është duke heshtur.
A është injorancë akti i fundit i OSBE-së apo atyre që kërkuan ndihmën e saj?
Ka shumë faktorë që ndikojnë në shtrirjen dhe bërjen kokrrën e sefasë të injorancës, por s’do i numëroj, jo që s’dua por pse janë shumë. Por pa thënë diçka s’bën, bile nuk dua të hesht kur njëri nga ne të dy faktorët në Kosovë jemi injorantë, edhe politika vendore edhe ajo ndërkombëtare!
Injoranca nuk është vetëm padituri, apo mungesë arsimimi..., është edhe më keq..., të shtiresh sikur di edhe atë; të gjitha përnjëherë, si filozofinë, teknikën, ekonominë, artin, letërsinë, historinë..., sikur je më i mençuri, më i bukuri, më i miri, më i merituari etj. Injorant nuk do të thotë të jesh kur nuk din të shkruash por, është edhe kur nuk din të lexosh apo të shqiptosh të gjithë tingujt, jo pse ke ndonjë të metë por pse nuk i ke përvetësuar! Profesori nuk është injorant pse nuk lexon shtypin, apo pse ka falur një notë por pse ka mbjellë injorancë, pse ka lëshuar një të paditur dhe ka shtuar numrin e injorantëve.
E injoranca në politikën e Kosovës si do duket?
Politikani nuk është injorant pse nuk di të prodhojë apo ta bëjë të bukurën, artin, por pse e keqpërdor atë, se; ajo e bukura (arti) nuk është gjithherë femër! Nuk je injorant pse je i pashkollë por pse shtiresh me shkollë! Nuk je injorant pse nuk je veshur mirë, por pse je i pagdhendur! Politikani nuk është injorant pse i shkëlqejnë flokët nga geli, por pse frikohet nga mikrofoni!
Zëri i qytetarëve të Kosovës tash duhet të ngritët që të mos kihet frikë nga mikrofoni që tingëllon në Evropë e jo gjetkë. Zgjedhjet e Nëntorit 2009 janë zgjedhje që duhet të i përkasin kodeve zgjedhore të Evropës e jo të izolimit nga vet ajo, ngase në çfarëdo zgjedhe lokale apo qendrore Kosova më se synim ka orientimin drejt Evropës, gjë që do jetë e obliguar që të formoj edukatën zgjedhore me standarde evropiane e jo ndryshe.
Nuk jemi injorantë kur nuk mundemi dhe nuk dimë, por kur përulemi dhe s’dinë kah dhe çka të bëjmë dhe kah t’ia mbajmë.
“Injoranca edhe në politikë është forcë!”. Sa keq kur ajo ngadhënjen. Injoranca bashkë me shumë fenomene të tjera negative tek ne në Kosovë është mirë e organizuar, është institucionalizuar.
Shpeshherë bëhet një pyetje; A pendohet ndonjëherë injoranti për punën e tij. Jo! Jo, se ai nuk ka kohë të mësojë se është injorant.
Andaj në fund fare po potencojmë se OSBE-ja asgjë rastësisht nuk është duke bërë në Kosovë, e as Këshilli i Evropës pastaj. Sa do jemi të denjë nesër që më këtë status të neutralitetit të besojmë në Institucionet e Evropës, kur për zgjedhjet e para të pas deklaratës së pavarësisë, po na ndihmojnë “Miqtë e Kosovës” A është më se injorante kjo gjë?
Nëse nuk do e kuptojmë drejtë as këtë artikull, për “Ndihmën e OSBE-së” në procesin zgjedhor, do nënkuptohet nga serbët lokal si heqje dore e mekanizmave ndërkombëtar nga Kosova, si vazhdim i avazit të vjetër të tyre se ata duhet të dalin vetëm në zgjedhje që organizohen nga Serbia, sepse këto zgjedhje të Kosovës nuk po i pranon Evropa (Ky do jetë komentimi i tyre), dhe në fund fare edhe OSBE-ja mbushet nganjëherë plotë mëkat dhe injorancë, vetëm për të ruajtur “neutralitetin” kinse të saj. Nëse ka parime dhe forma demokratike, nuk do nënkuptohet as avancim vendor e institucional siç trumbetohet në thëniet pa vend të OSBE-së, por do ketë për shkitje nëpër fytyrë të një maske të pa koncept që duhet korrigjuar për të ruajtur autoritetin e vet OSBE-ja qoftë në Kosovë e kudo nëse deklarohet kështu.
Ne në Kosovë nuk duhet menduar se gjërat e Evropës vijnë perfekt çdo herë apo rrallë herë të gatuara mirë për Kosovë, por Kosova duhet të reagojë edhe në korrigjimin e tyre, ngase është pjesë e saj, ka për të qenë një vend që ka për të dhënë njerëz në selinë qendrore të OSBE-së për të monitoruar zgjedhjet dhe vëzhguar nesër ato kudo ne Evropë.
Kur do flasim nesër për integrimet dhe proceset në Evropë, a do na duken gënjeshtarë apo injorantë - kllapa politike kur do i dëgjojmë se po ecet mbarë në këtë rrugë, nëse vetë ajka e Evropës nuk të përfillë as zgjedhjet vendore lokale, barrë që do janë të një procesi shumë delikat në të ardhmen sikur ky i decentralizimit, apo injorantët e politikës do e pranojnë procesin e decentralizimit për Kosovë ?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Skënder Korça:Fushata e kafeneve për zgjedhjet e nëntorit
» Skender Korça: Kufiri Kosovë - Serbi
» Skender Korça: Dallimet për zgjedhjet në Kosovë
» Skender Korça: Ndërgjegjia politike në Kosovë
» Skender Korça: Një tundim gjithë segmental në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi