Të rinjtë, të zhgënjyer pas pavarësimit të vendit

Katër vjet më parë, ashtu sikurse shumica e njerëzve në Kosovë, edhe të rinjtë e kanë pritur me emocion shpalljen e pavarësisë së vendit, duke shpresuar se ky do të ishte momenti kryesor që do të bënte kthesë për perspektivën e tyre.
Por, sot, shumica e të rinjve, të cilët kanë folur për rubrikën tonë të përjavshme VOX, shprehin zhgënjimin e tyre lidhur me përmbushjen e dëshirave dhe ambicieve, për të cilat kishin shpresuar se do të bëhen të mundura pas shpalljes së mëvetësisë së vendit.
Fisnik Elezaj, student në universitetin AAB- Riinvest, thotë se tash e katër vjet, nuk vëren ndryshime, të cilat do t’ua mundësonin të rinjve një jetë, për të cilën kanë ëndërruar se do të bëhej e mundshme pas 17 shkurtit të vitit 2008. Ai sot është mjaft skeptik:
“Para katër vjetësh e kemi pritur pavarësinë ndryshe, kemi pritur që do të bëhet diçka më mirë dhe kemi pasur emocione më të thella. Tash e dimë që është pavarësia dhe nuk ka ndonjë ndryshim, asgjë. Kemi pritur që do të ketë vende të punës më shumë, shkollim normal... Normalisht që janë zhgënjyer të rinjtë... Nuk di se a munden t’i realizojnë ëndrrat. Nuk ka shans”.
Xhevdet Mani, student i Shkencave Politike, thotë se pritjet e të rinjve, pas mëvetësisë së vendit, kanë qenë të mëdha dhe ai nuk e fsheh zhgënjimin për gjendjen e sotme, me të cilën të rinjtë përballen. Megjithatë, ai ende është optimist:
“Pritjet, kryesisht, e të rinjve kanë qenë për përfundimin e fakultetit, specifikimin dhe arritjen në punën e caktuar, të profileve të ndryshme. Unë, pas përfundimit të fakultetit, kam pritur diku 1 vit e gjysmë për punë. Pastaj kam gjetur një punë, mirëpo jo në profesionin tim. Mund të themi se diku 50 për qind jemi të zhgënjyer, por besojmë dhe shpresojmë, si çdo i ri, se do të realizohen ato ëndrrat tona dhe do të kemi një jetë sa më të lumtur”.
Redona Kuçi, po ashtu studente, thotë se për të rinjtë nuk është bërë mjaft, brenda katër vjetëve për t’ua përmirësuar jetën.
“Sa i përket asaj se a ka diçka në favor, në të mirën e studentëve apo a është punuar diçka shumë, unë mendoj se jo. Pas katër vjetësh, ndoshta ka vetëm 10 për qind ose 5 për qind ndryshim. Po bazohem edhe në këto ‘partitë’ (organizatat) studentore, që me siguri përfaqësojnë nën-partitë, do të thotë, janë nën-parti për partitë e mëdha. Besoj që këta nuk kanë bërë diçka të madhe për studentët. Nuk kanë punuar shumë”, shprehet Redona Kuçi.
Blerand Spahia, një i ri tjetër, thotë se asgjë nga ajo që kishte shpresuar para katër vjetësh, nuk është realizuar:
“Deri më tash nuk është realizuar asnjë gjë, për të cilën unë kam pritur të realizohet. Kam pritur se do të ketë më shumë të punësuar, shkollim më shumë. Por, nuk është realizuar asnjëra. Kushtet janë shumë të dobëta për shkollim”.
Gëzim Zymberi, student në Fakultetin Ekonomik, thotë se ndryshimet nga 4 vjet më parë sa i përket jetës së të rinjve, janë të pakta.
“S’ka asgjë. Pak ka ndryshime. Unë si student po flas. Gjithkund ka korrupsion. Edhe në fakultet ka shumë korrupsion. Për punësim, ashtu siç kemi pasur dëshirë që kur të pavarësohet Kosova, të ketë vend më të lirë dhe hapësirë për rini, nuk ka asgjë”, thotë Gëzim Zymberi.
Fisnik Rugova, para katër vjetësh kishte shpresuar se pas shpalljes së pavarësisë, do të zgjidhej problemi i udhëtimit të lirë jashtë vendit, për të studiuar. Por, sipas tij, kjo dëshirë, e në anë tjetër edhe mundësia e punësimit brenda vendit, tash për tash janë të pamundura, pa u eliminuar dukuritë negative, të cilat, siç thotë, e kanë pllakosur shoqërinë kosovare.
“Pas pavarësisë mendonim se do të hapen kufijtë për ne të rinjtë, që të shkojmë të studiojmë jashtë. Unë jam ‘master’ në Fakultetin Ekonomik dhe kam shpresuar të shkoj të studioj në Austri apo gjetiu, por mundësi nuk ka. Shkurt, perspektiva nuk na ka dalë siç e kemi paramenduar. Do të thotë, duhet t’i përkasësh një partie politike për të arritur të punësohesh. Jam i zhgënjyer... Nuk shpresoj. Pa u hequr korrupsioni, krimi i organizuar, pa u rregulluar gjyqësia, Kosova nuk ka për të ecur para”, thekson Fisnik Rugova.
Republika e Kosovës, sipas statistikave të ndryshme, vazhdon ende të mbetet një vend me nivel tejet të lartë të papunësisë, ndërkohë që pjesa dërmuese e shoqërisë, vlerësohet se i takon moshës së re. Visar Gashi, student në Fakultetin Juridik, thotë se të rinjtë dekurajohen gjatë studimeve, për shkak të pa perspektivës në vend:
“Kjo është më e keqja nga të gjitha. Kam shumë shokë që e kanë kryer fakultetin dhe tash punojnë krejtësisht diçka tjetër. E shohim se nëpër kafiteri ka shumë të rinj. Mos të kishte papunësi, të gjithë nuk do të kishin kohë për të dalë. Po të kishin qenë të angazhuar në aktivitete sportive, kulturore ose diçka të punojnë, nuk do të kishte pasur kaq shumë tollovi nëpër lokale, mbrëmjeve. Gjithmonë janë plot”.
Por, krejtësisht ndryshe mendon i riu Hysni Fejza. Ai thotë se perspektiva ekziston dhe se që nga shpallja e pavarësisë e deri më tash ka qenë kohë e shkurtë për të bërë ndryshime radikale në funksion të përmirësimit të jetës së të rinjve.
“E shoh që rinia e ka një perspektivë në Kosovë. Nuk janë realizuar ato që kemi pritur dhe çka kemi menduar, por besoj, që për katër vjet, mendoj se është ende herët. Në të ardhmen kanë për t’u realizuar ato çka ne i kemi menduar, para katër vjetëve, që kanë për t’u realizuar. Personalisht, për vete po flas, me këtë Qeveri, që tani është duke e udhëhequr Kosovën, nuk jam i zhgënjyer. Mund të jetë më mirë, por është mirë, kur e krahasojmë me qeveritë e kaluara”, shprehet Hysni Fejza.
Ndryshe, Albana Morina, studente në “master” e Menaxhmentit në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se të rinjtë nuk duhet fare të mbështeten në shpresën se politikanët që e drejtojnë shtetin, do ta ndryshojnë për të mirë jetën e të rinjve:
“Kemi pritur zhvillim ekonomik dhe shumë gjëra tjera. Por, siç po shihet, është e njëjta situatë. Ndoshta, edhe po të kalojnë jo vetëm katër vjet, por edhe shumë më shumë, ma merr mendja që njëjtë kemi për të mbetur. Jemi vetëdijesuar që, do të thotë, nuk presim asgjë më shumë prej shtetit, por jemi përpjekur që vetë, me aftësitë tona, të ecim përpara dhe të bëjmë diçka për vete, e jo prej shtetit ose një përkrahjeje ashtu siç na duhet neve, si të rinj, pavarësisht a jemi student, a punojmë, apo çfarëdo qoftë”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Petersen: Jam i zhgënjyer me lidershipin e Kosovës
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Europarlamentarët largohen të zhgënjyer nga Tirana
» Feith i zhgënjyer me EULEX-in
» Volker, i zhgënjyer me Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi