Tonin Nikolli-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi:Poetet n' kuvendim t'Atdheut
Faqja 1 e 1
Tonin Nikolli-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi:Poetet n' kuvendim t'Atdheut
Tonin Nikolli-Musa Jupolli dhe Mentor Thaqi:Poetet n' kuvendim t'Atdheut
-------------
Malli Poetik (Tonin Nikolli)
********
...
NE KRYE TE DHEUT TIM
Do shkoj kete pranevere te mbjell nje peme,
Ne Krye te Dheut tim, ne zemer te Zadrimes.
T' hap afer nje pus, t'i shuaje ne vape etjen.
T'i ndertoj nje strehez, ta mbroje ne dimer...
Pema te gjelberoje ne kater stine.
Te beje hije te madhe per t'lodhshmi udhetare.
Te fshehe muzgjeve nen gjethe dashurite,
Te mbarte degeve çerdhe per zogjte shtegtare...
Kete pranevere do shkoj ne Krye te Dheut tim.
Te fle nje nate mbi barin e njome.
Te pres diellin, kur Kreshten te laje ne agim,
T'udhetoj me te, deri ne perendim vone...
Ne Krye te Dheut tim do mbjell nje peme.
Rratheve te jetes,
Te me shkruaje emrin,
Rracen,
Fene...
*********
Musa Jupolli
*********
(Malli-t Poetik)
Pemën e ke poet!
ajo të pret
n'trashegim
ta lanë
t'paret tanë.
Pema jote poet
Poemë trolli.
T'them është dardhë
do t' më thuash:
Dardani!
Qe besa ajo pemë
qe do ta mbjellesh ti
n'kujtim
n'trashegim,
emri yt
n'Atdhe
për t'ardhmit
shkrim e vulë
për histori.
N'aromën e saj poet
do ta ndiesh
gjenezën,
besimin,
filozofinë
e t'parëve tanë
T' them është
mollë!
do t'më thuash:
është shartim
i mollave t'Zadrimës.
Po nga gjumi
kur të zgjohesh
ëndërra jote
me një buzëqeshje
lirshëm do frymojë
dhe ti vetë do ta emërtosh
POEMA IME
PEMA E ATDHEUT TIM !
musa jupolli, paris,20/02/2012
-------------------------------------------------------------
Mentor Thaqi
**********
JO GRUSHTMBYLLUR, POR BESËLIDHUR
Ev, ev,
lum kjofshim,
kah Zadrima,
m´tha Prend Buzhala,
rritet bima
e mbahet fjala,
m´tha Daniel Gazulli,
n´rrafsh të Lisit (Lezhës)
Kurorë Kombi
vet maja e Plisit,
po po,
m´thanë edhe motra e bija,
Dorina, Vjollca, Marjana, Besa, Fahrija, ...
e unë zanin lëshova
me mall zemre e shpirti,
paj, me Mallin Poetik
qebesa,
aromë dardhash Dard(h)anie
më solli vëllai
kur vet i mbolli AI,
në mëndje
e ëndje!
Ah, mallin ruan
edhe Toka
e nderin
Nikoll Ndoka
me vëllëzër e motra
dhe bekim në Votra!
Sa e sa herë
n´rreth Pranverë
në mbytje
fruthesh
e kollëkëqiash
një Dardhë Hasi,
një Mollë Pollogu
e pse jo Mollosie
andej kah Parga?!,
kërkonim
qosheve me kashtë
që t´heqim shkrumbin
buzëve
e mundin
rruzëve!
Fjala n´mes Parisi
jehonë jehonash krisi,
a n´midis kuvendi,
Boten desh e ç´mendi,
aty te Elise
ku u fol deri dje
keq e zi për ne,
e dje
n´Epokë t´Re
me plot mbresa
na erdh kthesa,
paj, aty ishin vëllëzërit,
ishte Fjala e Besa!
Eh, more vëlla
Poet- Musa ,
Tonin Nikolli
me mall e Nderë Trolli,
pikë për pikë
Mallin Poetik
na mbolli përsëri
në zemra dashuri,
e n´Krye të Dheut,
Pemën e Atdheut!
Bekim,
uron shpirti im!
Mentor Thaqi VS., 20.02.2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Malli Poetik(Tonin Nikolli):LETER E HAPUR PER VELLANE MENTOR THAQI.
» *Mentor Thaqi & Musa Jupolli
» Mentor Thaqi § Musa Jupolli
» Musa Jupolli:Mentor Thaqi-it
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi
» *Mentor Thaqi & Musa Jupolli
» Mentor Thaqi § Musa Jupolli
» Musa Jupolli:Mentor Thaqi-it
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi