Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

*Mentor Thaqi & Musa Jupolli

Shko poshtë

*Mentor Thaqi & Musa Jupolli Empty *Mentor Thaqi & Musa Jupolli

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 23, 2013 12:03 am

*Mentor Thaqi & Musa Jupolli 1424383_10202607959908285_468558265_n
 
 
*Mentor Thaqi & Musa Jupolli
 *Mentor Thaqi & Musa Jupolli 167737_186751714687575_6726492_n
 Mentor Thaqi
 
NJË DITË N´MANASTIR

(Kongresit të Shkronjave)

mbulojës së pluhurosur pesëqindvjeçe
po i dilnin cuklat

u thyen shtizat
nga rrahjet kryeneçe
poaty ku u mprehen

mashtruesve, n´shesh
po iu dilte thartira
e të qeshurave përqeshëse

ëndërra e huaj
po i humbte puplat

paj, emrin, kjenësinë, ...
me gjuhë të huaj
as mundem e as e shkruaj

nëse humba t´parin Alfabet
( ma vodhën në dorëzani)
k´të të dytin
do e ribëj vet,
bazuar në lashtësi

Lutjen time
veç n´shkronja t´mia
e lexoi Thoti dhe Zoti,
qyshë moti

n´gjuhë të huaj
del e pakuptimtë,
e dyshimtë

n´Manastir
u mendua mirë,
Alfabeti jonë
atë Vjeshtë të vonë
...

Mentor Thaqi VS., 22.11.2013
**********************
*Mentor Thaqi & Musa Jupolli 487639_4709006851218_865922855_n
*Musa Jupolli

Dashuria e gjuhës shqipe 

NËNTORËT SHQIPTARE

E kërkova këtë gjuhë në shpirt
E shikova me ngjyra jete
E ndjeva në frymëmarrje
N' Sy të saj u mrekullova
Germat një nga një i mësova
Shijova kohën në kujtime
N' udhëtime të para shekujsh
Epope e gjuhës shqipe
pak më shumë u ndala
Nê gjurmim të foljës ASHT-ËSHTË
Rebelim
Qendresë 
Mitikë
Qetësi
Melankoli 
N' fshehtësinë e saj
Gjeta butësinë
Dritë që vërbon sytë
Nga bukuri e madhërishme e saj
Gjuha shqipe Parajsa jonë
Gegë-Toskë
Asht-Është
Është -Asht
Fara e parë e Drithit tonë 

musajupolli@paris,22/11/2013


*Mentor Thaqi & Musa Jupolli 1477545_10202608041590327_1801689575_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi