Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli & Mentor Thaqi

Shko poshtë

Musa Jupolli & Mentor Thaqi Empty Musa Jupolli & Mentor Thaqi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 15, 2013 10:18 pm

 Musa Jupolli & Mentor Thaqi 64223_10202265065856148_246048284_n
Musa Jupolli & Mentor Thaqi
 
Musa Jupolli:FLET(Ë)ORE VARGU

Para se të bëhem shkrimtar
Isha përpjekur të pikturoj
Fillova pak edhe me kitarë
Politika ime në kulturë
Eh !
Fillova me vargje në Poezi
Mite ritmike n'artin tim
Dashuri me letra të vjetra
Stili im, gati e folme
T' flas me gjuhë 
Ta thej qetësinë, ndalesën
Në kohë të thyera
I vetëdijshëm në shenja
Udhë e gjatë e veprave 
Ndoshta pse jemi shqiptar 
Në mes dy paragrafeve
Sherueshëm n' zemër e n'shpirt
Mbështjellur me të gjitha bukuritë
Me melodi natyre vura dashurinë
Trupuar sipas ndjenjave të mia
Gdhendje sipas ideve të mia
Vepër sipas shijës sime
Jetë-arti im
Atdheun e quajta shkollë
E arteve të Bukura
Si shkrimtar n' imitim
Gjeta-gjej « inspirim »
Frymëzimin shqiptar !

musajupolli@paris


*
Mentor Thaqi:FJALËFORMIMIT, NDJESINË

Si nuk e mësova njëherë të vetme 
ligjin e të shkruarit poezi ?
Nuk iu qasa drejt mësimit 
apo nuk nuhata mirë aktrimin !
Mbeta në formën time ,
para se të mësoj shkrim !
« Këndimin » gazetave njoha, 
paqetave të cigareve "MORAVA" 
« Kushumli » me lapës do të bëhesh 
më tha dikur baca Sadik !
Ai ! 
Mësuesi i mësimeve autodidakte, 
po edhe odave pas punëve ditore !
Ëndërrat n'atë rrafsh i shijova, i ndjeva
dashuri e etshme ,dëshirat e mia mbajta, 
dhuratë përkushtimin 
përditë, përnatë, sagë e gjatë !... 
N´parim, ndërhyrje nuk lë, 
në vetmi n´pritje te dera :
« konzervatizmi » im që nuk ndryshon qellime 
për llogari tjera, mbetet vetja !
Jeta n' Dheun tim pjek në fëmijëri t' hershme :
t' asaj që e imja s'është shpirti nuk më ferkon !
Jam aty në Dhé, artin e kam tablo,
pikturë pa ngjyrë nuk mund të shoh, 
vargut i jap porosinë ende pa e shkruar !
Vetëdijësim : 
Nuk dua gjëra abstrakte 
më flet vargu im qindëshi i enigmave, 
jo i gjysmave të dyshimeve ! 
Paragraf parimor, varg mendor, ... 
metafora ime në ndihmë, larg t' asaj pa kuptim,
ndjenja ime në kërkim-zbërthim !
Dëshira ime jeton, është në mua
Kuptimësia e vargut tim !

Mentor Thaqi VS



 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi