Sejdi Berisha: Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj...!
Faqja 1 e 1

E S E
Sejdi BERISHA:
OH, KAH PO SHKOJNË KËTA DJEM TË RINJ...!
E fillova këtë shkrim me këtë titull, të cilin e nxora nga një këngë e moçme, e cila kur përcjellët me kujdes, përveç që ta kënaq shpirtin, ta thellon përjetimin dhe disi ta fisnikëron mendjen, ta përkujton një histori të tërë të njeriut tonë, i cili është pedatur, pedatet dhe me siguri do të pedatet edhe nesër me dhembjen më të madhe dhe karakteristikën që ka njeriu në raport me lidhësen me atdheun, me vendin ku për herë të parë sheh dritën, me vendin që të mbanë valë shpirtin e mendjen, të cilën gjë e bën madhështi malli e nostalgjie. Kjo dhembje është kurbeti, mërgimi, kjo pjesë e pashmangshme e popullit, i cili sikur ka ngelur feniks por me helmimin dhe etjen e tmerrshme për dheun e tokën, era e së cilës dot nuk huqet por është thellë e çelikosur, thellë në mendjen, ndërgjegjen dhe në shpirtin e kurbetçarit. Për këtë arsye, kënga “Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”, është një lloj “embleme ogurzezë” e pasqyrës së rrugëtimit të tillë që ka ndodhur, po ndodhë dhe me siguri do të ndodhë edhe nesër!
Pse është kështu?! Në këtë pyetje, përgjigjen mund ta kërkojmë edhe në punën, sjelljen, përgjegjësinë dhe në ndërgjegjen tonë. Me siguri se është kështu. Po, po! Kjo, është kështu, bile nëpër decenie e shekuj...!

1.
Ndoshta, edhe ky rrugëtim koincidon me atë që u tha më lartë! Një kasolle e shekullit XXI-të. Përbrenda saj ngrohtësi dhe një grimë shpresë e jetës së lumtur. Disa enë dhe pak miell, disa mollë gjysmë të kalbura dhe një sitë për miell misri, nuk janë figura që kompletojnë ndonjë pikturë, por janë pjesë e përditshmërisë së gjashtë anëtarëve flokëgështenjë të një familjeje. Babai me sy të zgrofulluar dhe me mjekër të parruar, nuk është personazh i Migjenit as i Hygos, por është një njeri i cili sikur do t’i thotë të gjitha brengat dhe dëshirat përnjëherë dhe, sikur sërish ngelet i pangopur me dëshirë për të thënë edhe diçka, se çfarë, nuk di as vetë. Po, mirë de! E tillë është jeta e tij. Kurse, nëna e katër fëmijëve si katër lule, sikur ia shikon me llupë gojën për t’ia lexuar mendimin burrit të saj se çfarë do të thotë, dhe a do të ketë efekt mesazhi i tij nga kasollja, nga e cila vjell tym i dendur dhe i zi si simbol i jetës por edhe i hidhërimit.
Tri vajzat, si drita e dritës dhe djali i ledhatuar, qëndrojnë pip në këmbë. Si ushtarë, gatitur, por shpresën e mbajnë kujdestare për lumturinë dhe bukurinë, për lojën dhe mësimin të cilat u mungojnë. Dhe, edhe kjo është kështu! Kështu dhe kështu! Por, çfarë do të thotë kjo?! Asgjë. Ama, bash asgjë, përpos që mund të jetë ironi e naivitet. Edhe pse etja e tyre ka peshë dhe forcë, e cila sjell termet në zemrat dhe shpirtin e tyre, të cilët lehtë mund të tremben mu si drenushat dhe të ikin apo t’i dorëzohen rrugëtimit gjithfarë dhe të turbullt, që së bashku mallkojnë jetën. Por,... nuk dua të flas më gjatë për këtë “lumturi” të njeriut, e cila vranë, lëndon, dergjon, fisnikëron, trimëron, por edhe plandos.
E,... në këtë kasolle shekulli, brenda saj mbretëron qetësia, edhe ngrohtësia, por edhe një varg qepësh, disa hudhra e,... edhe një varg specash të djegës “pelin”, të cilat e kompletojnë mesazhin e pikturës së jetës familjare, e cila në vetvete përmban një klithmë, që dëgjohet vetëm përbrenda kësaj familjeje, përbrenda këngës së ndrydhur e të mbyllur në dhomë, përbrenda tymit që villet dhe zhduket, hajt, të themi, përhapet si polen në hapësirat e gjëra të qiellit të kaltër.
Ndërsa, deriçka e oborrit, e cila gjithmonë rri hapur me një dorezë të ndryshkur metali të lëvarur, dhe rruga nga kasollja deri tek kjo derë, me hithra për anash si gjelbërim shumë i preferuar, sikur ngelin dhe janë rrugë e rrugës,... rrugë e trembjes së zogjve, të cilët, nëse vetëm njëherë hidhërohen me folenë e tyre, ata kurrë nuk do të kthehen më. Kush e di se kah shkojnë, dhe,... sërish më mundon “Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”...

2.
Nga shumë të rinj, ka edhe të atillë të cilët përpiqen ta fitojnë kafshatën e bukës edhe me shitjen e shkrepsave. Një djalosh, për çdo ditë i bezdis mysafirët e kafeterive dhe të restoranteve duke i lutur ata që të blejnë shkrepsa.
-Ju lutëm i bleni! Pesë shkrepsa, vetëm për një euro!-nuk ç’kapet djaloshi pa t’i “lënë” në dorë të pesë shkrepsat.
E shikoj këtë djalosh me zhvillim fillak të rritës, si fieri! Herë pas here i ndezë shkrepsat që nxjerrin flakë, e herë herë, ndezja e tyre nuk hetohet, dhe ajo flakë e fshehur të përcëllon të tërin! Tani, kujtoj kompjuterin dhe jetën dinamike të elektronikës, kurse ky djalosh merret me shitjen e shkrepsave të cilat nxjerrin flakë, e flaka ndezë shpirt, shtëpi, lagje, fshat, qytet, mal e bjeshkë...! Sa rrotulla të pakripë janë këto?!
E pyes djaloshin se pse insiston aq shumë për t’ua shitur shkrepsat qytetarëve. Ai, vetëm më shikon, dhe me atë shikim sikur heshtas ma mbërthen kallon m’kallon!
Po, edhe pse mos t’i blejnë. Ato kanë edhe bateri. Natën kur të zë terri, vetës ia bën dritë rrugën. Edhe mua insistoi, dhe disi si paqare m’i la në dorë. Por, unë nxora nga xhepi një euro dhe ia lëshova në dorë bashkë me shkrepsat. E përcolla se si do të reagojë.
-Hë, pse më shikon?!- i thash.
-Pse s’i merr shkrepsat?...-mu përgjigj.
-Kësaj radhe nuk po i marr. Le të qëndrojnë tek ti...-i thash dhe sikur më nuk isha i interesuar se çfarë kishte ndodhur.
-Të faleminderit! -ma drodhi duke shtrënguar paranë prej metalit dhe shtoi:
-Qenka e nxehtë, valë,... si flaka e shkrepsës!- dhe iku duke qeshur.
Kush e di se ç’deshi të shotë me këtë. Edhe ai i ka rrotllat dhe meseletë e veta. Po, po. Me siguri, kështu është...!
Një ditë tjetër, sërish më ra ndërmend ky djalosh. Kishte kohë që nuk e kisha takuat as nuk e kisha parë. Dikush më tha se ka ikur diku, jashtë... Sërish më imponohet: “Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”.
Kurrsesi ta gjej përgjigjen adekuate. Ama, më kuptoni, dot nuk e gjeja përgjigjen...!

3.
Gjithnjë trembem, gëzohem dhe mburrem në të njëjtën kohë, kur i shoh të rinjtë në kafeteritë e qytetit. Plotë e përplot të rinj...! Sa mirë?! Po xhanëm, çfarë bëjnë gjithë ata nëpër këto lokale... lokalet e tilla janë edhe të rrezikshme për shumë çka. O, Zot! Plotë të rinj në dymbëdhjetë të drekës,... shumë të rinj në dhjetë të darkës,... edhe më vonë, po ashtu. Por, dikush më pëshpërit: çdo ditë, nga dy-tre nuk duken më,... sikur humben pa gjurmë. u koptisën rrugëve të kurbetit! Dhe, çfarë s’më sillet pastaj në mendjen e në kokën time; shteti i ri i Kosovës, kujdesi e moskujdesi, puna e papunësia, korrupsioni e hajdutëria, perspektiva dhe pa perspektiva, shkolla e mësimi, pusi e drini...!
Sa rrugëtim me peshë, o Zot! Dhe, sërish:”Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”...

4.
Më kujtohen vitet e 90-ta të shekullit kaluar, kur rinia për çdo ditë “ikte” nga atdheu, e cila me vete merrte dhe rriste dhembjet e plagët për vendlindje. Lumi i këtyre të rinjve, shtonte atë sëmundjen e kamotshme, kurbetin, të cilën, shqiptarët e kishin bukë pothuaj të përditshme dhe aq të hidhur me decenie e periudha historike, si ato të viteve të 20-ta, të 30-ta, të 40-ta, të 50-ta e të 90-ta të shekullit që kanë ikur. Kjo braktisje e atdheut arsyetohej disi me rrjedhat politike dhe me trusnitë armiqësore ndaj popullit. Vërtetë, ishte një tragjedi dhe dyndje e dhembje me ankth, e cila, për shumë kënd ishte e pa kthim. Kështu, vendlindja dhe atdheu mbeteshin vetëm kujtime dhe ëndrra të mbarësuara me vuajtje dhe thyerje zemre e shpirti.
Por, vërshoi gëzimi me pavarësinë, me lirinë, u gëzuam për shumë gjëra. Edhe për fundin apo zvogëlimin e kurbetit, të mërgimit. Por, nuk doli ashtu. Si duket, kjo dukuri vetëm sa u mbulua me vellon e heshtjes, të moskujdesit dhe të papërgjegjësisë, sepse, sërish me dhjetëra e qindra të rinj, kohë pas kohe po e braktisin atdheun dhe po ua mbathin për në vendet e largëta, dikur të ëndrrave. Ky eksod po ripërtëritë dhe riformon plagën e kurbetit.
Më kujtohet rrëfimi i një të riu, i cili kishte përjetuar peripeci ndër më të llahtarshmet për të arritur deri tek “caku”, duke kaluar ujëra, male, lumenj, maja e brigje, duke u përballur me urinë e vdekjen, duke u përplasur me ëndrrat, premtimet dhe me rrenat,...edhe me pabesinë. Të gjitha këto, këtij djaloshi shtathedhur e bukurosh, ia kishin rrënuar shëndetin, ëndrrat për jetë të lumtur, ia kishin varrosur perspektiven, dhe tani sërish është në atdhe, por duke i shëruar plagët e trupit, mendjes dhe shpirtit, duke u përpjekur për ta pajtuar e bindur vetveten,...
Kur më kujtohet ky djalosh, më shumëfishohen rastet. Sërish, shoh lumenj të rinjsh duke u strukur e duke u tkurrur nëpër vija kufitare të perëndimit, duke e përplasur mendjen dhe ëndrrat nëpër ato rrugë shpesh të shndërruara në terr e ferr. Dhe, çfarë pas kësaj?! Pas kësaj, po zbrazet atdheu, o vëllaçko...! Po, ç’është kështu o Zot, që më përcjell kënga “Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”. Kush di t’ma arsyetojë këtë dhembje, le t’më rrëfejë, le t’më bind. Do t’ia di shumë për faleminderit...!

5.
E shikoj TV emisionin kushtuar shqiptarëve të shpërngulur në Turqi, dhe deshe apo s’deshe, të kujtohen dhembjet e tyre në periudhat e “ikjes” së tyre. Bijtë dhe nipat e tyre, tani përpiqen ta ruajnë traditën, mallin, lëngun e trungut, të mendjes dhe të gjakut të stërgjyshërve, gjyshërve, por asnjëherë nuk kursehen nga lotët, të cilët janë dhembje historie të kombit...! Turravrap, më kujtohet thyerja e vazos dhe sharja shqip aq e ëmbël në një dyqan në Turqi. Kjo nuk është vetëm këngë që këndohet me zjarrmi malli, por është mesazh unikat dhe ekzemplar i veçantë i vërejtjes për ruajtjen dhe zbatimin për jetë pa brenga të njeriut në vendin e vet.
Rrëfimi për djegien e shpirtit nga malli për vendlindje, është i rëndë dhe aq i gjatë e i pakëputshëm, që nganjëherë na shpie në zemërime e pa shpjegime ndaj atdheut dhe historisë. Pse, kaq e gjatë kjo sëmundje që i është vardisur njeriut tanë?! Padyshim, për shumë arsye,...për shumë shkase dhe për fajin shumë të madh, që, të themi se është jetim! Por, barra diku bie, që të rinjtë në moshën më të mirë, në vlugun e ëndrrave më të bukura të tyre të digjen, të rritën me plagë jete,...rritën e mplakën mbase edhe mund të vdesin larg atdheut, apo, në vendlindje u kthehen eshtrat e tyre për tu përcëlluar apo për tu prehur, nuk dihet. Të pushojnë tërë jetën e jetës në këtë vend kaq të ngrohtë, e që dikush më pat thënë, në këtë vend kaq të truar e të nëmur...!
Në fund. Nëse pajtoheni, ose, nëse doni, ta këndojmë me zemër e me shpirt, por pastaj edhe ta komentojmë drejtë e mirë dhe në të gjitha rrafshet këngën: “Oh, kah po shkojnë këta djem të rinj, moj nënë?!”. Sa shkrim i thjeshtë. Tash për tash, kaq! S’mund të flas më. Vazhdojeni Ju...!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FOTO REPORTAZH | Sa larg mund të shkojnë këta protestues në Kinë?
» Sejdi Berisha: Lamtumirë shkrimet e mia...!
» Sejdi Berisha: Lulet t'i solla për ditëlindje...!
» Berisha publikoi emrat e ministrave të rinj
» Sejdi Berisha: Fjalë e pathënë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi