Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së

Shko poshtë

Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së Empty Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 21, 2012 6:15 pm

Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së


Hajdar Sadrija
Në Ostermündigen (Be) u festua 4 vjetori i Pavarësisë së Kosovës
RTK -ja harron vitet e 90-ta , e sidomos kontributin e LDK-së dhe të dr. Ibrahim Rugovës si dhe të Akademik Fehmi Aganit të cilët nuk përmenden askund.
Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së Festa-ostermuVajza nga Grupi Folklorik i Shoqatës "Bashkimi" duke kenduar



Mërgata shqiptare përcolli me vëmendje në ekranet Televizive 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, si dhe ceremoninë në Kuvendin e Kosovës , njashtu i përcolli me vëmendje edhe fjalimet e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe atë të Kryeministrit Hashim Thaçi. Është për të ardhur keq që në fjalimet dhe përshëndetjet e udhëheqësve kryesorë të shtetit nuk u përmend mërgata dhe as iu dërgua një përshëndetje formale.
Por, ajo që është shqetësuese në politikën e njëanshme redaktuese të RTK-së, është transmetimi i një filmi dokumentar, ku sipas këtij filmi vetëm Thaçi me kompani e paskan bërë çlirimin, madje lihet përshtypja se vetëm këta kanë meritat në këtë 100 vjeçarin që shkoi në përpjekje për të çliruar Kosovën.
RTK -ja harron vitet e 90-ta , e sidomos kontributin e LDK-së dhe të dr. Ibrahim Rugovës si dhe të Akademik Fehmi Aganit të cilët nuk përmenden askund, e bashkë me ta edhe shumë personalitete të tjera që padyshim ishin ata që përgatiten terrenin për të ardhur deri të intervenimi i NATO-s.
Pastaj roli i mërgatës shqiptare për çlirimin e Kosovës është i pamohueshëm, por as në këtë dokumentar e shumë rrallë në RTK, po përmendet. E në qoftë se diku përmendet mërgata ato veprime lidhen direkt me Xhavit Halitat e të tjerë si ky e rreth tij.
Vallë, si mund të mos përmenden asnjëherë ato protesta madhështore që sensibilizuan opinionin botëror për Kosovë, ata 100.000 veta në Bon të Gjermanisë e ata 50-60 mijë protestues në Bernë e Gjenevë të Zvicrës, e me mijëra të tjerë në Bruksel, Uashington e Nju Jork. Jo nuk përmenden këto fakte sepse ato nuk janë merita të Hashim Thaçit me kompani, sepse të gjithë e dinë se ai me kompaninë e LPK-së vetëm kanë sabotuar çdo përpjekje pozitive për Kosovën.
Më lart i përmenda këto fakte, sepse ka ardhur koha kur mërgata shqiptare duhet ta ngreh zërin e vet dhe sipas të gjitha gjasave kjo do të ndodhë në një të ardhme jo aq të largët, sepse nuk do të lejojmë që me mundin e sakrificën tonë të na përqeshin injorantët dhe njerëzit e dhjamosur në krimin ekonomik.
Në Bernë të Zvicrës, Ambasada e Kosovës në krye me të "madhin" Naim Mala, këtë përvjetor e kremtoi në Hotelin Bellevy, që është njëri nga hotelet më luksoze në Zvicër. Siç flitet kokteji special dhe i kushtueshëm, do t'ia kishin lakminë z. Ambasador edhe amerikanët apo gjermanët, por në rrethanat e Kosovës, këto çmime rrëqethëse sikur bëjnë për t'u rrëqethur mishrat.
Zoti Malaj, edhe kësaj radhe i kishte ftuar ata të sojit të vet, militant të njohur për konceptin marksist-leninist, me një fjalë atë kallam kusurin e mbetur ende në Zvicër. Si duket z. Malaj ende vuan nga paranoja kundër aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK-së, të cilët vazhdimisht i përjashton nga manifestimet e tilla, edhe pse atij ia kënda të deklarohet se gjoja i përfaqëson shqiptarët në Zvicër, pa dallime politike, regjionale a fetare, por veprimi i tij vazhdimisht po e thotë të kundërtën. Madje z. Malaj as në këtë rast nuk e ka parë të arsyeshme ta ftoj qoftë kryetarin aktual të LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi i cili dallohet si një aktivist i urtë dhe paqësor.
Siç e theksuam, përpos Ambasadës dhe Konsullatave të Kosovës, që e festuan ketë ditë në mënyrën e tyre, kjo ngjarje u festua edhe në çdo Kanton e gati në çdo qytet ku janë të organizuara Shoqata të shumta Kulturore.
Vet fakti se mërgata shqiptare edhe ketë vit e festojë në mënyrë solemne 4 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është një argument i besueshëm se këtu po gjallërinë shpirti militant e atdhetar i kësaj mërgate, shpirti kulturor dhe i pathyer që do të triumfoj një ditë.
Për fat të mirë sot në Zvicër Shoqata Kulturore po tregojnë një unitet kombëtarë si kurrë më parë dhe madje pa dallime se nga cila krahinë vijnë. Në këtë drejtim një shembull të mirë po tregon edhe Shoqata Kulturore "Bashkimi" në Ostermündigen të kantonit Bernë, ku në kryesinë e saj janë aktivist nga çdo krahinë shqiptare dhe dita - ditës po afron pranë vetës shumë anëtarë, dhe kjo më së miri u pa edhe në manifestimin e fundit të mbajtur me 18 shkurt 2012, që i kushtohej katër vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ku në sallën e qendrës Kulturore në Ostermündigen Shoqata Kulturore "Bashkimi" në bashkëpunim edhe me nxënësit e Shkollës Shqipe organizuan një mbrëmje jashtëzakonisht të bukur me recitime, këngë e valle shqiptare.
Kryetari i Shoqatës zoti Asan Jashari përshëndeti të pranishmit, trupin diplomatik shqiptar dhe me një fjalë rasti i bëri një vështrim përpjekjeve dhe sakrificave deri te Pavarësia e Kosovës.
Në këtë manifestim merrnin pjesë edhe përfaqësues nga tri shtetet, Shqipëria – Kosova dhe Maqedonia. Ishte sekretari i parë i Ambasadës Shqiptare zoti Kastriot Noli, nga Maqedonia sekretari i Ambasadës Ekrem Ebipi kurse nga Ambasada e Kosovës merrnin pjesë konsulli Xhavit Ahmeti dhe sekretari Besnik Miftari të cilët me nga një fjalë rasti uruan ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Vlen për t'u theksuar se në program festiv janë mirëpritur interpretimet e këngëve që i bënë këngëtarët e mirënjohur Niman Mushkolaj dhe Mimoza Selimi.
Manifestimi shkoi në një atmosferë festive, madje në këtë aheng u inkuadruan edhe të pranishmit në sallë dhe herë pas here recitonin fëmijët duke e madhështuar këtë mbrëmje. Mbrëmja vazhdoi deri në orët e vona të natës në një atmosferë tejet festive.


Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së Festa-ostermu1

Një pjesë nga Pamja e sallës e mbushur përplot me bashkatdhetarë.

Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së Festa-ostermu2

Nxenesit e shkolles shqipe të mesueses Idaije Jashari

Hajdar Sadrija:Ambasadori kremton festën në hotel, harrohet aktiviteti i veprimtarëve të LDK-së Festa-ostermu3

Vallzim i grupit folklorik të shoqatës Bashkimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi