Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Soren Jessen-Petersen: Kosova nuk duhet të bëjë kompromis

Shko poshtë

Soren Jessen-Petersen: Kosova nuk duhet të bëjë kompromis Empty Soren Jessen-Petersen: Kosova nuk duhet të bëjë kompromis

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 23, 2012 9:45 pm

Soren Jessen-Petersen: Kosova nuk duhet të bëjë kompromis


Soren Jessen-Petersen: Kosova nuk duhet të bëjë kompromis Petersen-main
Ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen-Petersen është i shqetësuar që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, është kthyer në thuajse një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili thekson ai është përcaktuar dhe nuk ka pse të rihapet.
“Tani, pothuajse nga një derë e pasme, po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoj unë, që të pranojë që për të marrë pjesë ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thotë zoti Petersen në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Nuk e kuptoj se pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese”, thotë zoti Petersen.
Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por “duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë”.
Intervistën që kolegia Keida Kostreci i mori zotit Petersen këtu në Uashington, mund ta ndiqni të premten në emisionin Ditari.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi