VV të hënën në demonstratë
VV të hënën në demonstratë
VV të hënën në demonstratë
Fjala e Albin Kurtit gjatë konferencës së sotme për media
Kosovës ia hoqën Republikën dhe ia shtuan fusnotën. Sot, në Bruksel, përfaqësuesit e kryeministrit të Kosovës, u morën vesh me Serbinë edhe për përmbajtjen e fusnotës.
Fusnota i ka dy elemente: së pari, Rezolutën 1244 dhe, së dyti, mendimin këshillues të GjND-së. As pavarësia dhe as shpallja e pavarësisë nuk janë elemente të fusnotës. Aty vetëm sa thuhet në mënyrë njoftuese se për çfarë ishte ky mendim këshillues i GjND-së.
Kjo marrëveshje nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin por edhe me bashkëpunimin rajonal. Pra, Republika e Kosovës kësisoj privatizohet. Atë mund t’ia shfaqim vetes sonë por jo edhe të tjerëve. Jemi Republikë vetë-me-veti. Mirëpo, kjo është saktësisht e kundërta e konceptit të Republikës.
Qëndrimi personal i kryeministrit aktual, pa diskutim të Qeverisë dhe pa vendim të Kuvendit, u shndërrua në marrëveshje me Serbinë. Kjo është marrëveshje personale e kryeministrit ndaj së cilës nuk duhet të obligohen institucionet e shtetit dhe shoqëria e populli ynë. Serbia, nëse don, le t’ia vendos fusnotën vetes së saj, por jo neve.
Me këtë marrëveshje, 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës përsëri po i bëhet statusi i papërcaktuar, përsëri për Kosovën e paqartë po legjitimohen dy palë: vetë Kosova por edhe Serbia. Dialogu i Brukselit 2011/2012 po na kthen te negociatat e Vjenës 2006/2007. Madje, është edhe më keq se kaq. Sepse, tashmë është hequr fjala ’Republikë’ nga emri ynë. Statusi bëhet i papërcaktuar në kuptimin që nuk dihet se çka do të jetë porse dihet që s’do të jetë Republika meqë atë e hoqën paraprakisht.
Rezultatet e dialogut në Bruksel janë realizim i kërkesave të Serbisë. Serbia tashmë nuk po i arrin qëllimet e saj përkundër kryeministrit të Kosovës, por nëpërmjet kryeministrit të Kosovës. Sepse ai po e konsideron pushtetin e tij shumë të rëndësishëm sesa shtetin e Kosovën.
Prandaj, të hënën, me 27 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, në sheshin ”Nëna Terezë” dhe para Qeverisë së Kosovës, do të mbajmë një demonstratë paqësore. Kjo demonstratë e parë do të zgjasë katër orë. Ajo do ta pezullojë për katër orë punën e kësaj Qeverie që po na e pezullon shtetin dhe pavarësinë.
Fjala e Visar Ymerit gjatë konferencës së sotme për media
Që nga dje kemi filluar të mbledhim nënshkrimet individuale të deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme ku do ta kundërshtonim marrëveshjen për heqjen e Republikës dhe fusnotën me 1244.
Qëndrimi i kryeministrit Hashim Thaçi, pa u diskutuar fare paraprakisht në qeveri, e as pa u diskutuar e pranuar në Kuvend, po bëhet drejtpërdrejt marrëveshje me Serbinë. Futja e Kosovës si fusnotë dhe heqja e emërtimit politik Republikë nga emri ynë shtetëror është prapakthim në avancimin tonë politik të brendshëm e të jashtëm. Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme, dhe askush nuk ka të drejtë të marrë vendim për cenimin, shkurtimin, apo heqjen e tyre.
Republika po hiqet dhe fusnota po shtohet në marrëveshje me Serbinë. Kjo nuk mund të jetë zgjidhje e përkohshme meqenëse ndryshimi i saj në të ardhmen prapë do të jetë subjekt i një marrëveshje të re me Serbinë. Po qe se e pranojmë tash, shteti do të na mbetet përherë pa republikë dhe me fusnotë. Fusnota e rrezikon jashtëzakonisht shumë politikën tonë të jashtme, dhe veçanërisht njohjet e reja nga shtetet që nuk na kanë njohur. Kthimi i Rezolutës 1244 nënkupton status të padefinuar për Kosovën. Të tjerët madje mund të na shohin kështu. Por ne assesi nuk bën ta njohim veten si të padefinuar.
Subjektet politike, dhe deputetët indvidualisht, por më me rëndësi, qytetarët e Kosovës e kanë kundërshtuar tashmë publikisht heqjen e Republikës dhe fusnotën degraduese të dinjitetit dhe qenies politike të shtetit tonë. Prandaj është e domosdoshme dhe e ngutshme që Kuvendi i Republikës së Kosovës të deklarohet për këtë çështje. Qytetarët e Kosovës janë revoltuar nga ky qëndrim i fundit i kryeministrit Hashim Thaçi, dhe nga mundësia e arritjes së një marrëveshje të tillë me Serbinë.
Ne kemi kërkuar qysh të hënën takim me dy subjektet politike të opozitës për bashkërendim të hapave në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje. Ne do të presim edhe sot t’i mbledhim nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme, 40 sosh sa janë të nevojshme. Deri tash kemi arritur t’i sigurojmë nënshkrimet e mjaftueshme. Nëse nuk e arrijmë këtë që nga nesër do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve të Kosovës për ta kërkuar seancën për këtë çështje. Për këtë na nevojiten 10 mijë nënshkrime.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» PS: Nesër në demonstratë, vetëm heshtje, lule dhe qirinj
» Mediat italiane, dyshime të forta për vrasjet në demonstratë: Autorët ishin të turmës
» Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi
» Merkel të hënën në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi