Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
Korrespondencë nga Basarabia
Kosova e Rumanisë militon për liri dhe demokraci
Nga Baki Ymeri
Thonë se Kosova është Basarabia e Shqipërisë, ndërsa Basarabia Kosova e Rumanisë, dy vende që e kanë përjetuar inkuizicionin e kolonializmit serbo/sovjetik. Në Republikën e Moldovës (e njohur në harta të vjetra me emrin Basarabia), opozita kërkon rinumërimin e votave dhe ndriçimin e rasteve të panumërta të shkeljes së të drejtave të njeriut nga forcat e rendit që kanë krijuar madje edhe viktima. Këto ditë mijëra njerëz janë grumbulluar në qendër të Kishinjëut. Një miting paqësor i organizuar nga partitë opozitare, duke kërkuar çlirimin e qindra të burgosurve nga ana e policisë dhe shërbimeve sekrete e prokuraturës komuniste të presidentit komunist Voronin. Qindra të rinj të torturuar, një terror i paparë kundër nxënësve dhe studentëve që morën pjesë para një jave në demostratat e para për liri dhe drejtësi. Kishinjëu mbetet edhe më tej i blokuar nga forcat e rendit që i shërbejnë dhunës dhe violencës. Të rinjtë e Basarabisë militojnë për liri dhe demokraci në një vend të udhëhequr nga strukturat neokomuniste, aniturumune dhe antieuropiane, sipas direktivave të Moskës.
Aleanca Moldova Jonë konfirmon faktin se gjithçka që po ngjet në këtë vend, dhuna e terrori, mortaliteti dhe varfëria, i bie qeverisjes aktuale të kagebistëve të Kremlinit. Qeveria e Kishinjëut mundohet të mashtrojë botën gjoja se fajtore për krijimin e trazirave në këtë vend e paska Rumania, duke e shpallur para disa ditësh persona non/grata ambasadorin rumun Filip Teodoresku (ishambasador i Rumanisë në Shqipëri), duke kërkuar brenda 24 orësh ekspulzimin e tij, duke rikthyer sistemin e vizave për qytetarët rumunë, duke blokuar kufirin mes Rumanisë e Moldavisë. Republika e Moldovës (Moldavia apo Basarabia), është tokë rumune, siç është Kosova tokë shqiptare, e ndodhur deri para 20 vitesh nën kthetrat e Bashkimit Sovjetik, e plaçkitur për herë të parë nga Rusia qysh në vitin 1812. Në Sheshin e Madh të Kishinjëut mijëra demonstrues brohorasin për liri dhe demokraci. Të rinjtë e pakënaqur nga procesi i zgjedhjeve, komunistët e Voroninit i konsiderojnë si puçistë. Kjo flakë e revoltës dëshmon se Basarabia e ndershme kërkon demokraci europiane.
Rumania refuzon kategorikisht shpifjet e qeverisë së Voroninit gjoja se qenka e implikuar në ngjarjet e javës së shkuar. Rumania nuk ndërmori masa të ngajshme për ekspulzimin e ambasadorit të Moldavisë nga Bukureshti, por i mban kufinjtë e hapur dhe sistemin e vizave falas për qytetarët e Basarabisë, duke e përkrahur me konsekuencë sovranitetin e këtij vendi, përkundër qëndrimeve absurde të autoriteteve komuniste të Kishinjëut. Oborri Konstitucional këto ditë ka marrë masa për rinumërimin e votave. Në ndërkohë qe varrosur një i ri 23 vjeçar që vdiq në demostratat e javës së shkuar si pasojë e torturave të policisë. Opozita e Basarabisë kërkon që mekanizmat internacionale të intervenojnë për ndriçimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe torturave të forcave të rendit kundër protestuesve të pafajshëm të këtij vendi. Nga Kishinjëu posti i radios Zëri i Basarabisë solidarizohet me zërat e protestatarëve duke e përshkruar situatën si tejet të tensionuar. Qeveria e Voroninit konsiderohet si më e koruptuara në botë. Ndihma e perëndimit është e domosdoshme, ndërsa interesi i Rumanisë është konsolidimi i Moldovës në drejtim të Bashkësisë Europiane.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri: Studentët shqiptarë të Rumanisë dhe veprimi i tyre patriotik
» Baki Ymeri: Xhixhi Bekali - pasaniku më i madh i Rumanisë ka prejardhje nga Shqipëria
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri: Kosova, Pal Sokoli dhe Gjaku i dashurisë
» Baki Ymeri: Xhixhi Bekali - pasaniku më i madh i Rumanisë ka prejardhje nga Shqipëria
» Baki Ymeri: Revista Shqiptari, një tribunë e lartë e komunitetit shqiptar të Rumanisë
» Baki Ymeri: Kosova letrare në massmedian rumune
» Baki Ymeri: Kosova, Pal Sokoli dhe Gjaku i dashurisë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi