Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Dermaku:Diplomacia i bënë shtetit sehir e mërgata vrapon pas dokumenteve

Shko poshtë

Ramiz Dermaku:Diplomacia i bënë shtetit sehir e mërgata vrapon pas dokumenteve Empty Ramiz Dermaku:Diplomacia i bënë shtetit sehir e mërgata vrapon pas dokumenteve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 04, 2012 1:56 pm

Diplomacia i bënë shtetit sehir e mërgata vrapon pas dokumenteve


Intervistoi: Ramiz DËRMAKU
Intervistë ekskluzive me poetin , atdhetarin e njohur – Hasan Qyqalla
Ramiz Dermaku:Diplomacia i bënë shtetit sehir e mërgata vrapon pas dokumenteve H-Qyqalla
Intervistë ekskluzive me rofesorin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, veprimtarin, poetin, nënkryetarin e LSHAKSH-ja, në Gjermani, autorin e pesë vëllimeve poetike, e së fundi edhe bashkautor ( me z. Neki LULAJ) i Antologjisë „Trinomi i Lirisë“ z. Hasan QYQALLA.

Kosova e çliruar si kurrë më parë ka marrë hov në të gjitha fushat e jetës së saj. Këtë hov pozitiv, e gjejmë dhe e prekim edhe te shkrimtarët,poetët dhe veprat e tyre, pasi janë bërë argumenti më i mirë i këtij hovi. Padyshim njëri nga këta emra është edhe Hasan Qyqalla autor i shumë librave me poezi. Vetëm viteve të fundit ky ka botuar ..., shumë vepra, duke e plotësuar krijimtarinë poetike me motive të reja nga jeta e përditshme, nga liria dhe pavarësia e Kosovës që për shumë autor është bërë temë obsesive e krijimit, pastaj në poezinë e Hasan Qyqalles dominon edhe elementi i traditës dhe etnikumit shqiptarë, e kështu me radhë. Hasan QYQALLA, ndoshta është ndër autorët e paktë që ka ditur të sfidoi me mjaftë sukses, pengesat sociale që i kanë autorët e sotëm, sidomos ata në hapësirën shqiptare, dhe falë demokracisë edhe pengesat burokratike të cilat për shkak të koncepteve që i takojnë së kaluarës, dhe natyrisht ishin edhe një pengesë tjetër për shumë kë. Ai tashti është inkuadruar me sukses në rrjedhat letrare, veçmas të asaj letërsie që krijohet në Kosovë, por edhe diasporë duke u bërë emër i njohur dhe i respektuar.

Bota sot: Kohë më parë kam dashur ta realizoj një intervistë me ju. Ju jeni përgjegjur në heshtje. Përse ?

H. Qyqalla: Tashi e kam vështirë të lë anash planet që kisha prenotuar. Me këtë dua të them që isha në vlugun e punës, mbase kisha në dorë dy redaktime poetike dhe pastaj me intenzitet punonim, me mikun e kolegun tonë z. Neki LULAJ , në përgatitjen e nxjerrjen në dritë të Antologjisë „TRINOMI I LIRISË“ në 30 – vjetorin e rënjes së Vllëzërve Gërvalla e Kadri Zeka. Prandaj ishte vetëm mungesë e kohës, e asgjë tjetër…

Bota sot: Një letërnjoftim i shkurtër për lexuesit, kush është Hasan Qyqalla?

H. Qyqalla: Lind e rritë në Bardh të madh, komuna e Fushë Kosovës, ndërkaq shkollimin fillor e kreva në vendlindje, kurse të mesmen dhe studimet në Prishtinë. Dhjetë vite kam punuar në KEK ( ish EEK – Elektroekonomia e Kosovës), më pas në Arsim! Nga viti 1993 jetoj e veproj me Familjen time te ngushtë në Gjermani. Me shkrime merrem që nga bankat e Shkollës Fillore, por zyrtare konsideroj botimin e parë të poezisë „8 – Marsi“, e cila u botua atëbotë në revistën „Shëndeti“ në mars të vitit 1976, pa harruar edhe bashkëpunimin edhe me revistat, gazetat e mediat e asaj kohe.

Bota sot: Na tregoni diçka për familjen tuaj ?

H. Qyqalla: Po, jam i martuar, kam katër fëmij: dy djem e dy vajza. Gjersa djali i madh studjon Ekonomin e Menxhimin, dy vajzat ndjekin ciklin e mesëm, kurse djali i vogel ndjek mësimet ne ciklin e ultë. Unë këtu bëjë punën e puntorit administrativ në spital, më konkretisht jam ne pranim e informim, kurse gruaja është motër medicinale ne „Ambulante Pflege“ në pozitën e Kryeinfermieres.

Bota sot: Qasja juaj refleksive në poezi,sa arrin të depërtoj poezia juaj tek lexuesit në Diasporë dhe në botën e gjërë shqiptare?

H. Qyqalla: Tashi më duhet të dal nga modestia ime një çik, për hirë të opiniot tuaj. Pra, vëllimi poetik „Prekja e ëndrrës“ ishte libri i apostrofuar nga mërgata shqiptare, ku edhe u veçua libri i vitit pranë departamentit të mërgatës shqiptare në Radio Tiranë. Aty u bë një orë program këtij vëllimi poetik por edhe opusit tim krijues, për të cilën gjë kuptova veç pas realizimit të atij emisioni kur edhe mora ftesën nga gazetarët Demir GJERGJI e Suzana ZYRAKJA që edhe unë të jem një ditë mysafirë i tyre. Por , s’do harruar edhe vështrimet e qasjet kritike të bëra nga Dr. Hava SHALA, Albert ZHOLI, Demir GJERGJI, Dr. Faik SHKODRA, Veli VELIU, Muharrem SFARQA, Liman ZOGAJ, Shaban CAKOLLI, Pal SOKOLI, Mustafë KRASNIQI,…etj.! Pastaj ndër të veçantat ishte edhe vendi i parë në konkursin letrar të Komunës së Malishevës, me rastin e DITËS SË ÇLIRIMIT TË QYTETIT DHE DITËS SË DËSHMORËVE, vitin e kaluar, e shumë Mirënjohje tjera ku do veçoja MIRËNJOHJEN ME RASTIN E DITËS SË PRESIDENTIT,… etj.! Me këtë konsideroj se jam mirëpritur jo vetëm në mërgatë por edhe në botën e gjërë shqiptare.

Bota sot: Ju me profesion jeni profesor, tani jetoni në diasporë dhe punoni punë tjetër. Por merreni veç krijimtarisë edhe me veprimtari e aktivitete tjera, si po arrini ?

H. Qyqalla: Agjenda ime është e gjërë. Pra, siç e ceka edhe më lartë, bëjë punë tjetër por i parashtroj vetes detyra e plane që duhen realizuar. Dhe nuk bëjë kompromise as me veten time. Prandaj koha e gjumit dhe pushimit është reduktuar dukshëm tek unë, mbase prioritet kanë planet e prenotuara që duhet të kryhen. Bile, veç angazhimeve ditore familjare, pastaj të Lidhjes sonë, angazhohem në hapjen e mbarëvajtjen e shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, kam ndihmuar edhe shumë fëmijë që solla me shumë peripeti nga Kosova për shërim në spitalin ku unë punoj… Prioritet kam organizimin e Manifestimit Poetik Tradicional „PAVARËSIA E KOSOVËS“ në Koblenz, që organizojmë, e këtë vit është më jubilarë pasi organizojmë për të pestën herë me rradhë. Prandaj, siç e ceka edhe më lartë, mungesa e kohës është armiku im më i madh.

Bota sot: z. Qyqalla, shumë shpeshë shkrimet e juaja i hasim në shtypin ditor, javor, dhe në mediat elektronike, qoftë të natyrës profesionale, por edhe të asaj të kulturës, ju lutem na tregoni sa jemi duke e ndërtuar kulturën tonë në hap me kohën ?

H. Qyqalla: Unë kujtoj se përgjithësisht në botën demokratike arti duhet prirë politikës. Andaj ne bëjmë punën e dyfishtë. Karshi krijimtarisë artistike vendosëm edhe të organizohemi rreth Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, me në krye z. Martin Çuni, e rgjistruar edhe pranë Gjykatës Administrative. Mbase kujtoj se vetëm përmes artit mund të intensifikojmë nivelin e kulturës sonë. Kështu edhe kemi faqen tonë ne internet, mbase edhe kemi nxjerrë Revistën tonë, pastaj organizimi Takimeve letrare-poetike, informative, promovimeve,…etj., përpiqemi të dëgjohet zëri ynë, të ekspozohet kultura jonë krijuese, pra identiteti ynë kombëtar. Ndryshe, ne bëjmë edhe punën që do duhej bërë Konsulatat tona dhe Ministria e ashtuquajtur e Mërgimit, që përdorin mërgatën vetëm sa për ngushllim, kur asnjë përkrahje as interesim nuk tregojnë! Është për t’ardhur keq, por kam një lutje të sinqertë për pushtetarët që
të paktën mos të pengojnë aktivitetet e mërgatës, duke nxjerrë në pah klane partiake e familjare apo të interesit të tyre (me apo pa konkurse!!!).


http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=65&id=157465

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi