Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:POET, DREJT T´KAN THËNË

Shko poshtë

Mentor Thaqi:POET, DREJT T´KAN THËNË Empty Mentor Thaqi:POET, DREJT T´KAN THËNË

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 10, 2012 12:47 am

Mentor Thaqi:POET, DREJT T´KAN THËNË 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi:POET, DREJT T´KAN THËNË
(komentim poetik me Agimin e Musen dhe Sabitin)

Po,
shum drejt t´kanë thënë
Poet,
e vërtetë,
Agimi
kohën mangu
e ka gjithmonë,
i zënë si çdo herë
me veten dhe jetën,
shkruan dhe këndon!
Paj,
Atdheun ngarkuar
krahëqafe
e brënda tij Kombin,
me këngë
shpurisë ëndërrat,
Sharkisë
ia rrahë fronin
me tezgjah
e zërin n´kupë t´qiellit,
boren mbi Shkëlzen
n´pikë t´verës
e lëshon Ortek
të shkrirë prej Diellit
për freski
n´prag t´derës,
pastaj
Xhubletë
i veshë Pranverës!
Sa e kërkon në Akllap,
sa në Ulpianë,
te Sabiti n´Karadak
ia dëgjoj atë kangë,
te Musaja n´Llap,
n´Prishtinë te Sylejmani,
Aliu e Skënderi,
Prendi e Ademi,
Farukët, Përparimi
Muharrem e Marjan, ...
po po,
e presin të gjithë,
edhe unë e pres
me Agim Gjakovën,
n´pritje jemë për besë
me këngën për Rugovën!
Thanë se është pak i sëmurë,
flama i paska ra,
për shëndet vëllëzërit fterriot
e urojnë sot
me dolli labe,
e Gëzimi në Shkodër
Fronin ia ngreh n´Kodër
që ta sheh Ulqinin,
Lezhen, Traboinin, ...!
Epo,
çohu Agim Gashi
e na e merr sharkinë
se qebesa prej tashi
do harrojmë merzinë,
do ia marrim këngës
prej mallit të zemrës,
se nuk ka asnjë dhëmbje
që ndalë atë zë kënge,
pasha atë bekim Nëne!


Mentor Thaqi VS., 09.03.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi