Gëzim Uruçi:SOT KATER VJETORI I NDARJES NGA JETA I TITANIT TE MUZIKOLOGJISE SHQIPTARE dhe HISTORISE SE SAJ, TE PA HARRUARIT Prof. RAMADAN SOKOLIT.
Faqja 1 e 1
Gëzim Uruçi:SOT KATER VJETORI I NDARJES NGA JETA I TITANIT TE MUZIKOLOGJISE SHQIPTARE dhe HISTORISE SE SAJ, TE PA HARRUARIT Prof. RAMADAN SOKOLIT.
Gëzim Uruçi:SOT KATER VJETORI I NDARJES NGA JETA I TITANIT TE MUZIKOLOGJISE SHQIPTARE dhe HISTORISE SE SAJ, TE PA HARRUARIT Prof. RAMADAN SOKOLIT.
KRONIKA E ASAJ DITE...
Ndahet nga jeta themeluesi i muzikologjisë shqiptare
Është shuar në moshën 88-vjeçare një prej themeluesve të muzikologjisë shqiptare, kompozitori, albanologu dhe folkloristi i njohur Ramadan Sokoli. Pinjolli i fundit në linjën mashkullore të familjes së vjetër shkodrane aristokrate, Sokoli, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e artit dhe të kulturës sonë. Ramadan Sokoli lindi më 14 qershor 1920 në qytetin e Shkodrës, në një familje me tradita dhe kontribute të mëdha atdhetare. Gjyshi i tij, Hodo Pashë Sokoli, ishte ndër personazhet më të spikatur të veprës "Lahuta e Malcisë" dhe i vetmi hierark i perandorisë turke që flaku spaletat dhe mori kryesimin e kryengritësve shqiptarë pas shitjes së Ulqinit, Plavës e Gucisë nga Porta e Lartë në favor të Malit të Zi, ligjëruar nga vendimet famëkeqe të Kongresit të Berlinit.
Ramadan Sokoli e kreu shkollën fillore në periudhën 1927-1931, ku mori edhe mësimet e para në muzikë dhe mësoi në mënyrë virtuoze shumë instrumente muzikore, çka e bëri të njohur në të gjithë qytetin që në moshë të vogël.
Në vitin 1939, ai filloi studimet e larta në shkollën publike në Shkodër, të cilat i përfundoi po atë vit. Në periudhën 1940-1944 ndoqi studimet universitare në Konservatorin "Luigi Cherubini" të Firences, me shpenzimet e familjes. Në këtë konservator ai studioi për flaut, nën drejtimin e mjeshtrit Bruskalupi dhe për kompozicion nën drejtimin e mjeshtrit Cicionesin. Pas përfundimit me rezultate të shkëlqyera të studimeve, u kthye në atdhe.
Në vitin 1945 u mobilizua për të kryer shërbimin ushtarak në Gjirokastër, ku njëkohësisht bashkëpunoi me mjeshtrin Gaqo Avrazi në Orkestrën Filarmonike të këtij qyteti, ku shfaqi cilësi dhe aftësi të admirueshme. Fatkeqësisht, në vitin 1946, Ramadan Sokoli së bashku me familjen, provuan kalvarin e luftës së klasave dhe goditjen e rëndë të diktaturës, çka u shoqërua me arrestimin e vëllezërve Ibrahim dhe Hodo.
Pas arrestimit, Ramadani u mbajt rreth 16 muaj nën hetime e tortura në qelitë e diktaturës dhe më pas u dënua me katër vjet burgim, por edhe në burg ai intensivisht zhvilloi studime në fushën e muzikologjisë, në grumbullimin e folklorit dhe të materialeve të krijimtarisë gojore të popullit, të pikturës, albanologjisë, etj.
Pas përfundimit të dënimit, në fund të vitit 1950, u detyrua të kthehet në vendlindje, në Shkodër. Në vitin 1952 i ofruan vendin e instruktorit pranë Orkestrës Filarmonike në Tiranë, për shkak të cilësive të rralla dhe nevojave, ndonëse kurrë nuk e paguan për punën e tij me pagë bazë, përveçse me disa honorarë sa për të mbajtur frymën gjallë.
Pasi u detyrua të braktisë punën e papaguar në Orkestrën Filarmonike, ai me vështirësi arriti të punësohet si drejtues muzike pranë Shtëpisë së Kulturës në Tiranë, në vitin 1953. Në sajë të aftësive të mëdha organizative dhe punës së palodhur profesionale, R. Sokoli organizoi koncerte të mëdha muzikore, duke i hapur rrugë kultivimit të shumë instrumentistëve, këngëtarëve dhe muzikantëve të talentuar, për të kultivuar dhe zhvilluar aftësitë dhe talentin e tyre.
Në vitin 1954, arriti të punësohet si mësues në Liceun Artistik "Jordan Misja" dhe më vonë u kërkua të ndihmonte në ngritjen e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Në një periudhë 50- vjeçare krijimtarie dhe pune studimore e shkencore, prof. Sokoli shkroi qindra artikuj dhe 18 libra me publikimet e veprës së tij madhore për nga përmasat dhe thellësia e mendimit shkencor. Ai mendohet të ketë lënë pa botuar shumë studime të fushave të ndryshme dhe rreth 12 mijë vargje të këngëve të rralla popullore, epike e lirike, mijëra fjalë të rralla të leksikut të vjetër të gjuhës shqipe, fjalë të urta, anekdota, rrëfenja, idioma, legjenda, etj..
Në dekadën 1950-1960, Ramadan Sokoli shkroi artikujt: "Jan Kukuzeli", "Vallet Shqiptare", "Veglat Muzikore të Popullit Tonë", "Rreth Këngëve të Punës në Folklorin Tonë", etj., dhe gjatë kësaj periudhe ai u bë i njohur gjerësisht edhe në Francë, nga organet në të cilat trajtoheshin studime mbi vallet popullore dhe instrumentet muzikorë të popullit shqiptar (1956).
Në vitet 1960-1970, prof. Ramadan Sokoli i thelloi studimet dhe publikimet e artikujve në organet periodike si "Humori dhe Satira në Folklor", "Folklori Ynë Dramatik", "Uniteti i Traditës Sonë dhe Ndikimet e Jashtme", "Këngët Rituale në të Kremtet dhe Vjetore", "Për Traditën Tonë Muzikore", "Ritmika dhe Melodia Jonë Popullore", "Disa Veçori të Muzikës Sonë Popullore", "Këngët e Djepit", "Këngët e Mërgimit", "Skënderbeu në Këngët Popullore", "Rreth Muzikës Shqiptare në Kohën e Skënderbeut", etj.
Në dekadën e katërt 1980-1990, ai shkroi shumë studime të publikuara në revistën "Letrat Shqiptare", kushtuar personaliteteve të panumërta të artit muzikor shqiptar sikundër "Niketë Dardani, i shek. IV", "Jan Kukuzeli i shek. XII"; "Letërkëmbimi i Dargomirzhskit me Skënderbeun", "Fan Noli", si dhe një numër artikujsh studimorë për piktorë, skulptorë dhe arkitektë shqiptarë. Ndër kulmet e veprimtarisë së tij studimore, tërhoqën vëmendjen "Lahuta dhe Këngët e Kreshnikëve", "Ndihma e Gjuhësisë Sonë për Muzikologjinë", "Rreth Gurrave të Muzikës Sonë Popullore", "Gjama Mortore", "Folklori Muzikor Shqiptar - Lorenc Antoni", "Kryeveprat e Artit Parahistorik", etj., të botuara kryesisht në periodikët "Gjurmime Folklorike" dhe "Këngët Patriotike", organe të Shtëpisë Qendrore të Krijimtarisë Popullore.
Gjatë dekadës së pestë 1990-2000, prof. Sokoli shkroi artikuj të ndryshëm shkencorë. Në vitin 2002, R. Sokoli publikoi librin "Përtej 16 shekujve", në të cilin mblodhi artikujt e botuar në revistën "Koha", ndërsa në vitin 2003 publikoi librin "Krijime dhe Flijime", në të cilin përshkroi jetën dhe punën e pesë skulptorëve dhe piktorëve më të shquar shqiptarë, bashkëkohës dhe miq të tij.
Në vitin 1957, R. Sokoli drejtoi ekspeditën e parë etno-muzikologjike në Jug të Shqipërisë, duke gjurmuar mbi këngët polifonike të Toskërisë, ku u përfshinë ato labe dhe ato çame. Në këtë ekspeditë morën pjesë edhe muzikologë gjermanë, si Doris dhe Erik Stokman. Në ekspeditën e dytë kërkimore shkencore në Veri të vendit, Sokoli drejtoi në bashkëpunim me një grup studiuesish nga Akademia e Shkencave të Rumanisë.
Ai ka zhvilluar dhe përfaqësuar një aktivitet intensiv shkencor, si i ftuar në simpoziumet më të zëshme në botë kushtuar folklorit dhe muzikologjisë, të zhvilluara në Tokio, Spanjë, Norvegji, Moskë, Çekosllovaki, Rumani, Bullgari, Kosovë, etj..
Botimet e tij të fundit muzikore janë: "Pjesë Shqiptare për Fidanishten e Pianistëve të Rinj" dhe "Njëzet Miniatura pianistike".
Si kompozitor ai njihet si ndër më të rinjtë që krijoi këngë të paharruara që në moshën 17-vjeçare, si "Blegëron delja", "Lulja me erë", "Zanusha", "Turtullesha", "Jelino", "Rritu mollëzo", etj. Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka akorduar titullin "Mirënjohja e Tiranës", ndërsa Presidenti i Republikës e ka dekoruar me titullin e lartë "Mjeshtër i Madh". Për përmasat e mëdha të veprës së tij është përfshirë si personalitet edhe në Enciklopedinë e Personaliteteve më të shquara të shek. XX, botim i Universitetit të Kembrixhit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gëzim Uruçi:PERKUJTIMORE - Prof. Dr. RAMADAN SOKOLI - ME 14 QERSHORE 2011, ESHTE 91 VJETORI I LINDJES.
» Prof Gëzim Uruçi:PROF. RAMADAN SOKOLI - ETNOMUZIKOLOGU ME I SHQUAR SHQIPTAR
» Gezim Uruçi - Prof. RAMADAN SOKOLI
» Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi
» Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.
» Prof Gëzim Uruçi:PROF. RAMADAN SOKOLI - ETNOMUZIKOLOGU ME I SHQUAR SHQIPTAR
» Gezim Uruçi - Prof. RAMADAN SOKOLI
» Anna Kapitanova:U nda nga jeta miku i madh i Bullgarisë, prof. Gëzim Uruçi
» Gezim Uruci: Prof. GEZIM My. URUÇI - NEKROLOGI PER MIKUN TIM BEB SHIROKA - AKTOR - SKENOGRAF - ARTIST i MERITUAR.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi